Me fjalët e burrave të mençur, trima, fisnik dhe të urtë

Opinione

Me fjalët e burrave të mençur, trima, fisnik dhe të urtë

Nga: Agron Shabani Më: 14 gusht 2022 Në ora: 13:36
Agron Shabani

-N'Dukagjin thonë shpesh: Fjala e keqe vret, ndërsa fjala e mirë pajton dhe shëron plagët.

Mbaj mend si ri, një pjesë të jetës dhe rinisë time i kam kaluar në logun e burrave (odën) e familjes mikprtëse, bujare, tradicionale dhe patriotike të Mirakajve (Mirakëve) nga Skivjani i Gjakovës, ku edhe jam kalitur ose burrëruar (nëse guxoj të them?)-pranë fjalëve të mençura, predikimëve, uratave ose celebrimëve burrërore dhe patriotike të Tahir Xhinit, Sadri Xhinit, Mirakë Mirakajt dhe burrave të tjerë me namë në Odën e njohur të Mirakajve.

Gjithashtu, i kam njohur dhe jam shoqëruar me ta edhe në Kosovë, edhe në Zagreb (Kroaci)-Marka Llakun, Zef Kaqinarin, Kristë Gjergjajn, Lek (Leon) Martin, Man Sokolin, Mark Gjergjajn dhe burra të tjerë të fjalës dhe besës, të cilët me besoni se edhe hijes ose fjalës së rëndë dhe armiqsore ndaj shqiptarëve, i binin (e vrisin) pushkë ose me kobure! Dhe, lërë më ti hasmit ose armikut!

Bile, me kujtohet se kur e pyeta njëherë Tahir Xhinin-burrin e mençur, trim dhe fisnik të Mirakajve nga Skivjani: Pse në familjen e Mirakajve nuk përdorej kurrë mishi i derrit, as për festat e Krishtlindjes, Pashkës dhe të Qirit (Shmasjanit), me kujtohet se m'u xhexh me këto fjalë: "Agroni  jonë, për shkak të asaj se shumica e njerëzve ose banorëve të Skivjanit, janë vëllezër dhe motra tona shqiptare të fesë islame ose muslimane, ndërsa ne të Mirakajve, jemi e vetmja familje shqiptare e fesë kristiane ose katolike në fshat: Jo vetëm që nuk e përdorim mishin e derrit në familjen dhe farefisin tonë, por edhe shumicën e emrave të famlijes dhe farefisit tonë, i kemi të njejtë me vëllezërit dhe motrat tona shqiptare të fesë muslimane si Tahir, Sadri, Isuf, Miftar, Zeqë, Besa, Aferdita etj....Ndërsa, edhe shamiat, kulet ose dimitë, i kemi praktikuar shpesh në familjen ose farefisin tonë, veç mos me i dallua gratë, nuset ose çikat (bijat) tona prej motrave ose moshatareve të tyre shqiptare të fesë muslimane. Por, nuk i kemi harrua dhe s'i harrojmë kurrë teshat (rrobat) e Mirëditës dhe Dukagjinit, o Agron!", me tha në fund Tahir Xhini (Dritë pastë!) -në Odën e tij. Me kujtohet se ishte Dita e Krishtlindjes.

Pavarësisht asaj se as shamia, as burka, as ferexha ose hixhabi, nuk kanë asgjë të përbashkët me historinë, traditën, gjenealogjinë, origjinën dhe kulturën autoktone ose autentike të iliro-shqiptarëve: Nuk është mirë dhe aspak e ndershme (dhe aq me pak burrërore) me i përqeshur, injoruar, stigmatizuar, demonizuar (satanizuar), skizmatizuar ose denigruar femrat ose gratë e ndryshme shqiptare dhe të tjera të fesë myslimane, që bartin kule, dimia, shamia, ferexhe, burka, hixhabe ose mbulesa të tjera.

Ato me tepër të ngjajnë në sindromet ose komplekset e njohura të Edipit, gjegjësisht, inferioritetit ose maliciozitetit e kështu me radhë, se sa në aspiratat ose interesat e njohura të kombit dhe atdheut.

"Nderi, morali, ideali dhe virtyti kanë vetëm një vello, një pamje dhe fytyrë, ndërsa cemi, vesi i keq, mashtrimi, rrena dhe tradhëtia, kanë shumë fytyra dhe shumë maska." (Viktor Hygo)

Në të kundërten, në një shtet, pushtet ose sistem jo të lirë, joqytetar ose pseudodemokratik, ti mund të linçohesh, izolohësh, qortohësh, vritësh ose denohësh edhe përmes humorit, hostenit, sarkazmës ose ironisë.

U mor vesh se aty dhe atëherë kur historia, shkenca, feja, religjioni, kultura, informimi, politika, diplomacia etj., bëhen punë, mision ose obligim i gjithëkujt, atëherë ato nuk janë më në dorën ose kompetencën e askujt. E sidomos aty ku ka konfuzion, kaos ose anarki mendimesh ose opinionesh të ndryshme 'pro & contra'!

Në instancë të fundit, sipas Orvelit dhe Kolakovskit, edhe shoqëria hierarkike, monarkiste, centraliste, anarkiste, anarkoliberaliste, anarkoindividualiste, konfuze ose kaotike, mund të ekzistojnë vetëm në saje të skamjes, robërisë, mediokritetit, injorancës, nebulozës, dogmatizmit, demagogjisë, hipokrizisë dhe patologjisë individuale dhe kolektive të një shteti, populli ose kombi të tërë. 

Ç'është e vërteta, trimat, burrat, intelektualët dhe patriotët e mirëfillët dhe ekselent, nuk i shajnë, nuk i përqeshin dhe s'i injorojnë kurrë pjesëtaret e gjinisë së bukur ose polit të butë që i lindin, rritin, ushqejnë, edukojnë dhe burrërojnë edhe "gjininë e fortë burrërore ose mëshkullore në Kosovë dhe Shqipëri. Qofshin ato femra (gra) shqiptare myslimane, katolike ose ortodokse.

Duke iu referuar shkencave politike:

Politika është shkencë ose disiplinë e posaçme e shkencave politike, filozofike dhe tè tjera në kuptimin aksiologjik ("axios"- diçka me vlera, parime, narrativa dhe postulime të larta shkencore ose humaniste)  antropologjik (anthropos- njeriu ), metafizik dhe gneseologjiko-epistemologjik (dhunti, talent, narracion, mision, princip ose kriterium i njohur shkencor ose metologjik) i ndarjes ose klasifikimit (principium divisionis) të monizmit nga dualizmi dhe pluralizmi, të anës njerëzore ose antropologjike nga ana jonjerëzore ose antropomorfologjike dhe të tjera.

U mor vesh se termi ose nocioni shkenca politike (koncpeti plural) patjetër çon (shpie) në diskursin e njohur shkencor ose metodologjik sipas të të cilit politologjisë ose shkencave politike (si njejës ose veçanti shkencore) iu mungon lënda ose materia e njohur bazike. Kështu që shkencat politike, janë të thirrura ose obliguara që t'i ndajnë dhe kërkojnë konceptët, nocionet, formulimet, idetë dhe teoritë e ndryshme shkencore ose metodologjike edhe tek shkencat ose disiplinat tjera shkencore dhe humaiste siç janë filozofia politike ose filozofia e politikës, sociologjia politike, psikologjia politike, antropologjia, episteomologjia, ontologjia, gneseologjia, lufta, populli (kombi), etnia, shteti, pushteti, historia, religjioni, utopia etj. 

Ndërkaq, thirrja ose etimologjia shkenca politike ose shkenca mbi politikën, i hap ose zgjeron mundësitë dhe kompetencat e njohura shkencore, plurale dhe humaniste të politologjisë ose shkencave politike.

Ideja dhe teoria e njohur mbi studimin dhe analizën esenciale ose substanciale të politikës, është shumë e lashtë dhe multidisiplinare. Duke filluar nga filozofia praktike e Platonit dhe Aristotelit dhe deri me sot. 

Ndërkohë që idetë, teoritë ose definicionet e njohura absolutiste ose ekskluziviste të Thomas Hobsit mbi si thotë "të drejtën legjitime, natyrore ose absolute të autoritetëve të larta të shtetit dhe pushtetit mbi të tjerët", kanë bërë që mendimtar ose dijetar të tjerë botëror të parashtrojnë pyetje, pikëpyetje ose dilema të ndryshme në sfond.

Karl Manheim në veprën e tij me titull "Ideologjia dhe Utopia"(1929) parashtron pyetjen: A është e mundur dhe si është e mundur që politologjia ose shkencat politike, të kenë strukturën ose substancën e njohur plurale, primare ose ambivalente dhe të mbështetën ose bazohën në ndërkohë në substratin ose substituin determinant dhe paradigmatik të antagonizmave, divergjencave, kontroversave ose diskrepancave të shumëta?!"

Ndonëse, pa i harruar këtu edhe konceptët ose definicionët e njohura shkencore dhe humaniste të Friedrich Meineckes, Hans Kohnit, George Watsonit, Ernst Gellnerit, Rogers Bruhbakerit dhe shkenctarëve të tjerë: 

Një digresion:

C. Mather (1663-1728) atëbotë e shkroi veprën e njohur "Magna Christi Americana" në kuptimin e njohur kontekstual, paralel, intereferencial dhe historik të lidhjeve dhe reflektimëve të shumëta interaktive, eksterne ose eksplikative të miteve, eposëve dhe legjendave të shumëta europiane në "Anglinë e Re" (SHBA)

Ndërkaq, Benxhamin Frënklin (Benjamin Franklin) në "Autobiografinë" e tij, asokohe do e prezantonte ose interpretonte në menyrë lucide, akribike, subtile dhe tepër sublime e relevante, tipin, modelin, figurën ose portretin e amerikanit të aftë, të ndërgjegjshëm, racional, afarist, sipërmarrës, krijues, inovator, eksplorator, intelegjent dhe patriot në frymën e njohur shkencore, intelektuale, intelegjente, tradicionale, revolucionare, evolutive dhe empirike, i cili nuk i harron kurrë lidhjet dhe obligimët e tij ndaj kontinentit të vjetër europian.

Ndonëse, pa i harruar këtu edhe racionalizmin kritik dhe empirizmin logjik ose dialektik së bashku me kritikën dhe etikën e njohur etnike, multietnike, multikulture, postkolonialiste, historizmin, pragmativizmin, teorinë e njohur shkencore, kulturore, feministe dhe metaestetike....Limitin ose kufirin e njohur shkencor dhe humanist në mes historizmit, patriotizmit, tradicionalizmit, idealizmit, materializmit, ekzistencializmit, realizmit, natytalizmit, semantizmit, sentimentalizmit, biehorvinizmit, ekstatizmit, fisksionit, abstrakcionit, pragmatizmit dhe realitetit të njohur objektiv dhe subjektive, dhe të ngjajshme.

P. S.

E vërteta, diskrecioni, konfidencialiteti, relevanca dhe serioziteti i objektit, janë bazat ose themelet kryesore të njohjes, identifikimit dhe kuptimit të funksionit dhe rëndësisë së subjektit dhe jo neorealizmi disfunksional ose anarkoteorik. 

Filozofët ose përfaqësuesit eminent të shkollës amerikane të emprizmit logjik (logjikës empirike) si Chomsky, Malcolm, Church, Mc. Quine, Nelson, Pap, Putnan, Searle, Kripke dhe të tjerë, në kuader të filozofisë analitike amerikane: Janë në favor të ndryshimit (substituuimit) dhe zëvendësimit determinant dhe paradigmatik të filozofisë spekulative, abstrakte ose skematike me studimet dhe analizat e thella esenciale ose substanciale të problemëve ose fenomenëve të ndryshme shoqërore, qytetare, fetare, kulturore, jetësore ose ekzistencialiste, të mbështetura ose bazuara në kuptimin ose saktësinë e njohur shkencore, logjike dhe gjuhësore (linguistike) ose terminologjike. 

Ndonëse, pa i harruar në këtë kontekst të suspektshëm ose dubioz edhe epistemologjinë revolucionare së bashku me logjikën e zbulimit shkencor, si dhe strukturën e njohur shkencore dhe humaniste të revolucionëve të njohura poltike, ushtatake, shkencore, industriale ose ekonomike-përballë kaosit dhe anarkisë së njohur fetare, kulturore, klasore, sociale, politike ose ushtarake. (lëxo "epistemologjinë revolucionare" të Thomas Kuhnit, Paul Feyerabendit, H. Putnamit etj.)

Filozofia e njohur amerikane, nën ndikikim ose influencën e thesarit ose trashegimisë së përgjithshme mendore, intelektuale, fetare, kulturore, filozofike, transcendentale dhe metafizike të kontinenit të vjetër europian (sidomos atij gjerman ose anglo-sakson), respektivisht të metafizikës së mendimit, moralit dhe religjionit të njohur kalvinisto-puritanist: I vuri bazat ose themelët e para të filozofisë realiste dhe idealiste, nga narrativi dhe paradigmat e së cilës, lindën, u zhvilluan dhe afirmuan mepastaj edhe etika dhe metafizika e njohur materiale ose materialiste së bashku me ekzistencializmin, deizmin (deistikën) dhe teizmin (theistikën), transcendentalizmin dhe të të ashtuquajturin "kantizmin dhe hegelianizmin e njohur amerikan" të përfaqësuar dhe prezantuar (reprezentuar) nga William Ellery Chaning, R. W. Emerson, Frederik H. Hedge, Margaret Füller dhe H. D. Thoreau etj., nga Shkolla e njohur filozofike e Saint Lousit në SHBA-s. 

Ndërkohë që transcendentalistët e njohur amerikan, do angazhohën për një bindje, besim dhe mendim të lirë, të pavarur, sovran, autonom ose autentik, si dhe për një kristianizëm antidogmatik, antidemagogjik etj. (lëxo broshurat ose revistat e asokohëshme shkencore ose filozofike si "Journal of Speculative Philosophy", "Philosophical Review" etj.) i cili do triumfonte në vitet e njëzeta dhe tredhjeta të shekullit të kaluar, me rastin e shpërnguljes ose emigrimit masiv të shumë dijetarëve ose filozofëve të njohur gjerman në SHBA-s (Farber, Schütze, Gurwitsch etj...

Me ç'rast, krahas kantizmit dhe hegelianizmit, do të shquhët dhe afirmohët dukshëm edhe "fenomenologjia" e Husserlit së bashku me idealizmin transcendentalsist dhe materializmin kritik, biehorvial, dialektik ose ekzistencialist.

U kuptua se kritika dhe filozofia e njohur amerikane, në kuptimin e terminologjisë së njohur çmuese ose vlerësuese, shohin me dyshim çdo levizje ose çdo gjë që largon nga ajo që mund të quhet studim ose analizë e mirëfillët shkencore ose metodologjike.

Kjo mbase, është edhe një dëshmi tjetër se tabloja ose gama e gjerë e influencave, ndikimeve, reflektimeve, interferimeve dhe referimeve të ndryshme eksterne ose eksplikative në kritikën dhe filozofinë e njohur amerikane, kanë një dimension dhe karakter të gjërë konstelacional dhe multilateral. Duhet gjetur formën dhe menyrën e duhur, konkrete ose adekuate, për t’ua bashkëngjitur kërkesave dhe nevojave sociale ose ekzistencialiste, edhe vlerat, parimet, postulatet dhe aspiratat e njohura shkencore ose humaniste.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat