Geci: Argatët e Çubrilloviqit nëse nuk i ndalon shteti, ka me i ndaluar populli me kallashë!

Opinione

Geci: Argatët e Çubrilloviqit nëse nuk i ndalon shteti, ka me i ndaluar populli me kallashë!

Nga: Halil Geci Më: 16 gusht 2022 Në ora: 14:33
Autori Halil Geci

Ashtu siç nuk mundi ti kufizoi martesat e të njëjtës gjini kur burri me burrë martohet dhe familja i bënë dasmën dhe e çojnë nuse mashkullin me ua q...…! ashtu edhe shamitë arabe duhet të ndalon me ligj, dhe me i treguar botës se neve këtu nuk jemi taliban, se shumica mbi 90 % e popullsisë nuk ka hequr dorë nga identiteti shqiptar.

Prandaj, forcat antishqiptare nuk duhet t’i nënshtrohen, qofshin edhe ato religjioze, si me shamitë dhe islamin e eksportuar nga Serbia dhe Rusia. Mjekroshët e pantoll-shkurtërit analfabetë, e sakaqegjitë duhet ndaluar shteti me ligjë, sa nuk i kemi ndaluar ne populli.

Xhamit e ndërtuara dhe të investuara nga programet e Çubrilloviqit, ato është dashur me i ndaluar qysh moti, por fajtor për këto kanë qenë ish-qeveritë paraprake grupet e tradhtarëve dhe legenëve të Serbisë që kanë mbijetuar në pushtet fal shërbimeve nga të cilat dihet se nga kanë ardhur si p.sh. H.Th. dhe I. Must. dhe rrethi i këtyre të pabesëve.

Sot qeveria e tanishme duhet ta sjell një ligj në parlament që të ndalohen burkat, shamitë dhe veshjet turko-arabe, dhe nëse vajzat kanë dëshirë që të mbulohen me shamia, ta kenë moshën nga 18 vjeçare, e jo me ua imponuar prindërit vajzave 10 vjeçe. Shanit dhe vesha e vajzave duhet të jenë në përputhje me traditat kombëtare shqiptare.

Nëse nuk ndalohen me ligj jam i bindur sa ka më ndodhur një gjakderdhje ashtu siç e ka paraparë Çubrilloviçi në memorandumin e tij në vitin 1937 parashikon zhdukjen e kombit shqiptarë, vetëm përmes çështjes fetare, e sidomos islamizimit, kjo është forma e vetme për t’i goditur “BOSHTIN KURRIZOR TË NACIONALIZMIT SHQIPTARË”, thotë Çubrillovi, ai thotë se islamizmi masiv i shqiptarëve është e vetmja rrugë që i largon nga çështja kombëtare dhe i hasmon deri në shfarosje mes tyre. Andaj në këtë drejtim na duhet një bashkëpunim miqësor dhe i ngushtë me Turqinë thotë Çubrilloviqi.

Sot në Kosovë, në Luginë, në Maqedoni, në Shqipëri, duhet tu vihen mbrapa institucionet dhe të nxjerrin në pah e ti zbulojnë kush është mbas këtyre mjekroshëve analfabet, dhe kush nga këto grupe po i zbaton urdhrat e Çubrilloviqit.

Feja tradicionale Islame duhet të vazhdoi ashtu siç ishte deri më sot, pjesë e së cilës jam edhe unë.

Por argatët e Çubrilloviqit nëse nuk i ndalon shteti, ka me i ndaluar populli me kallashë në pocorrk të kresë….!

Disa zëra që thonë se po mos të ishim islam Evropa na kish gjykuar ndryshe, unë mendoj se për Serbinë e Çubrilloviqit të dikurshëm, për Serbinë e Millosheviçit të djeshëm, dhe për Vuçiqin të sotëm, shqiptarët janë fajtor vetëm pse jemi gjallë në troje e veta dhe kjo është e tëra…!

A janë goditur shqiptaret vetëm përmes islamizmit si fe apo edhe përmes ortodoksizmit, dhe krishtenizmit kjo duhet studiuar nga njerëzit e shkencës.

Studiuesit dhe historianët duhet të merren seriozisht sa për ti tregua botës mbarë, se shqiptarët me tri konfeksionet e tyre, janë fajtor veç pse janë gjallë në trojet e veta.

Nuk janë shfarosur shqiptaret vetëm pse janë të besimit Islam, edhe sikur shqiptarët të ishim të gjithë ortodoks Serbia do vepronte një soj për shfarosje apo asimilim, ngase Rusisë i ka interesuar zgjerimi i tokave sllave për ta zgjeruar territorin nga Gjevgjelia deri në Vlladivostok.

Rusia në Ukrainë nuk po vret shqiptar mysliman, por po zgjero territore duke vrarë e masakruar njerëzit e besimit ortodoks.

Të njëjtën gjë e ka bërë Serbia me Kroacinë me Bosnjën dhe me Kosovën duke u mundua të zgjeroj tokat me propagandën e saj aty ku ashtë një serbë aty është serbi.

Në Kroaci nuk ju shit, në Bosnje u zgjerua, tash po tenton zgjerimin edhe në Kosovë. Tri komunat e Kosovës lindore veç janë shpërngulur dhe ende po vazhdon shpërngulja.

Kuptojeni pra se Serbisë i interesuar gllabërimi i tokave, kështu ka ndodhur qe gati dy shekuj, duke lënë të vrarë miliona shqiptarë me gjenocide të pa para të ngjashëm me holokaustin hebrenj dhe as që ka mundësi të përshkruhet tmerri i tri gjenocideve mbi shqiptarët që ka ndodhur në oborrin e Evropës.

Sot kemi mbetur një grusht i vogël shqiptaresh dhe pak tokë Dardanie edhe me ndihmën e tradhtarëve shqiptar sot po tentohet edhe një herë tkurrja dhe tjetërsimi i atdheut.

Besimi islam te shqiptarët ka qenë një top vogël i hedhur në fushën e sportit sa për t’ia lëshuar lojën Shumadisë, edhe sikur të ishin të gjithë shqiptarët ortodoks asimilimi dhe gllabërimi i tokave shqiptare kishte me ndodhur.

Historia e jonë shqiptare e dhimbshme ka treguar se Serbia me ndihmën ruse dhe europiane nuk ka zgjedhur metoda për ti zhdukur dhe asimilua shqiptaret, aty ku ka mundur me i largua nga shqiptaria ka vepruar pamëshirshëm dhe as qe i ka dallua konfeksionet, p.sh. Sanxhakun e Novi Pazarit e ka shkombëtarizuar, i ka bërë shqiptarët boshnjak, në Bosnje boshnjakët i ka ba shki me martesa e poshtërsi nga ma të ndryshmet.

Mali i Zi u ndërtua mbi toka shqiptare, aty shqiptarët ortodoks janë bërë malazez, edhe të krishterët dhe shqiptarët të besimit islam janë bërë disa boshnjak e disa malazezë, ende edhe sot shqiptarët e konvertuar në malazezë thirren në fise shqiptare.

Mali i Zi është ndërtuar si shtet mbi troje shqiptare nga shqiptarët.

Për Greqinë flet historia ngase fund e krye kjo tokë është shqiptare…!

Në Maqedoni sot janë lajmëruar afro 300 mijë shqiptarë me fe ortodokse e që janë asimiluar pa guxuar të flasin shqipen në shtëpitë e veta, dhe pa guxuar të lajmërohen se janë gjallë.

Kjo çka ka parashikua Çubrilloviqi ka ndodhur dhe po ndodhë ende, por çubrilloviqët e sotëm shqipfolës, që ishin në krye të shtetit për më shumë se 15 vjet e lejuan hyrjen e mjekroshëve analfabet pantoll-shkurtëve e adaletëve, që përmes tyre ta sjellin islamin politikë duke ndërtuar xhami lagje më lagje, të cilat nuk ju çilet dera asnjë here në javë.

Pra, ata që dje i kanë lejuar mjekroshët e pantollshkurtët e pastaj xhamit, tash po i kërkojnë shamitë, nesër kanë me kërkuar orë fetare për leximin e Biblës dhe Kuranit si lënd, masnesër kanë me kërkuar të zbatohet sheriati, por fatbardhësisht nuk e besoj se shumicën do ta diktojë kjo pakicë e verbër.

Në këtë pikë institucionet nuk guxojnë të dalin kundra lirive dhe të drejtave të njeriut, por populli nuk duhet ta përqafoj mjerimin.

Unë jam shqiptar dhe i besimit islam, lutem dhe agjëroj, nuk jam kundra islamit, por jam për islamin tradicional, duke e mbajtur larg islamin e importuar politik nga Rusia dhe Serbia!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat