Ku po mbetet misioni i shenjtë, arsimi?

Opinione

Ku po mbetet misioni i shenjtë, arsimi?

Nga: Dr. Nijazi Halili  Më: 22 shtator 2022 Në ora: 13:09
Nijazi Halili 

Të nderuar miq pa dashje që të nënvlerësoj askend por realiteti duhet të thuhet kur është në pyetje drejtësia dhe interesi kombëtar.
Deri sot  në një farë mënyre isha  kundër grevës dhe mbylljes së shkollave shqipe, por  në rastësi sot në një portal kuptova se paga e një gjyqtari ishte në lartësi mbi  3000,00 euro, ashtu njejtë edhe në disa dikastere të tjera, sinqerisht mbeta i shokuar dhe nuk i besoja syve të mi a është kjo realitet apo po më bëjnë sytë, që një gjyqtar të ketë një pagë të nivelit aq të lartë, që për mua është e pajustifikuar, mos të flas për dikasteret tjera, tani i shtroja vetës pyetje ku po mbetet misioni i shenjtë arsimi, kur mirëfilli dihet se arsimi është shtylla kryesore e një kombi.

Edhe sa kohë duhet që arsimi të mbetet i anashkaluar dhe i nëpërkëmbur?

Jo rastësisht kemi ngecur si shtet mbrapa në të gjitha aspektet.

Mirëfilli dihet se fuqia e një shteti matet me nivelin e arsimit.

Arsimi është shtylla e popullit, është shtylla e çdo kombi…

Të gjithë e dim dhe e pranojmë se kombi ynë shqiptar ka ngecur pak mbrapa dhe nuk është zhvilluar për të arritur atje ku duhet të ishte sot.

E kaluara e hidhur ka ndikuar më shumë se çdo gjë tjetër në mos zhvillimin e vendit,robëria shekullore ka pasur dhe vazhdon të ketë akoma pasoja të rënda për shoqërinë tonë.

Por sot duhet të kemi një qasje ndryshe ndaj arsimit, sepse mjaft është orkestruar me punonjësit e arsimit duke i llogaritur si punëtorë krahu, apo çoban lopësh, e në anën tjetër kërkohet cilësi dhe kritere ndaj mësmdhënëseve, kur dihet se të gjitha profesionet me paga marramendëse burojnë nga arsimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat