Përveç dallimeve tjera, ky është dallimi kryesor në mes të LDK-së pas Rugovës dhe LVV-së

Opinione

Përveç dallimeve tjera, ky është dallimi kryesor në mes të LDK-së pas Rugovës dhe LVV-së

Nga: Adem Bytyçi Më: 5 tetor 2022 Në ora: 18:26
Autori Adem Bytyçi

Ka zëra brenda LDK-së që thonë se Serbisë duhet dhënë diçka për të arritur paqen me Serbinë fashiste, gjenocidale dhe antishqiptare, ndërkaq LVV-ja, këmbëngulë për t'mos i dhënë asgjë.

Dikur PDK-ja ishte për shkëmbime territoresh me Serbinë, më vonë koalicioni LDK-PDK, e pranuan edhe formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe të pakicës serbe në Kosovë, një zgjidhje kjo e rrezikshme për rregullimin unik politik dhe kushtetues të territorit të Kosovës.

Ajo që duhet thënë në këtë opinion me pakë fjalë, por të sakta është: Negociatat me palën serbe për një të ardhme paqësore Kosovë-Serbi, nuk kanë qenë konstante nga ana e palës tonë, herë i janë bërë koncesione Serbisë, herë është këmbëngulur për t'mos i bërë koncesione, çka do të thotë se, pala kosovare në negociata me palën serbe, ka qenë e pa vizion dhe totalisht e papërgatitur dhe e padijshme për t'i udhëhequr negociatat në favor të Kosovës ashtu siç ka qenë dashtë.

Kohen e fundit më shumë klasa politike në Kosovë është e brengosur se si të vijë në pushtet, se sa për të ardhmen politike të Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran e anëtarësuar në OKB.

Lindershipi politikë aktual i Kosovës, subjektet politike, pozitë opozitare, të painteresuara, të padijshme dhe të papërgjegjshme totalisht për të bërë shtet dhe të etura gjithë se cila për pushtet dhe për tu pasuruar në emër të pushtetit, e kanë sjellur Kosovën dhe qytetarët e Kosovës në një gjendje anarkie në atë nivel veç sa nuk kanë filluar shpërthimi i pakënaqësive sociale, të cilat pa dyshim do t'i kushtojnë shumë Kosovës në sytë e ndërkombëtarëve posaçërisht në sytë e miqve të Kosovës, të cilët kanë bërë shumë për shtetin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat