Edi Rama, "harraq" prej amnezisë apo të vesit të Enverit dhe partisë...???

Opinione

Edi Rama, "harraq" prej amnezisë apo të vesit të Enverit dhe partisë...???

Nga: Xhevat Mustafa Më: 31 tetor 2022 Në ora: 08:21
Xhevat Mustafa

Dje, gjatë "fjalimit  historik" në Dibër, ku "u çoi" dibranëve ujë të pijshëm pas 78 vjetëve nga 29 nëntori 1944 dhe pas kthimit në Tiranë, kryeministri Edi Rama "harroi", si shpesh herë këto ditët e fundit, se" partia e rublës" ka qeverisur vetëm 13 vjet, ndërsa "partia e tij e zemrës, e Enverit, Titos, Miladinit, Dushanit...,e dinarit", e "Ballkanit të hapur"... ka mbretëruar 65 vjet, domethënë 5 herë më shumë. Llogaritur nga 1991, Aliaj- Nano- Rama- dinar- partia ka qeverisur 18 vjet, ndërsa PD, ose siç e quan Rama, "rubla partia" 13 vjet, domethënë 5 vjet më pak!!! Po kështu, ai harroi faktin historik se partia e tij e zemrës ka marrë nga Jugosllavia e Titos gjatë 7 vjetëve dhjetra milionë dinarë, nga BS i Stalinit dhe Hrushovit, gjatë rreth 16 vjetëve, qindra milionë rubla, nga Kina motër e Mao Ce Dunit gjatë rreth 15 vjetëve, miliarda juan...Ndërsa PD e Bashës, edhe duke ia marrë për të mirëqenë akuzën akoma në fazën e një thashethemi, mund të ketë marrë vetëm rreth 500 mijë dollarë ose rubla..Në "hartimin" e Ramës në Dibër u përsërit jo vetëm një pozë e Enverit me " gotën e ujit qelibar" së bashku me një dibran, për 78 vjet pranë lumenjve dhe burimeve buzëtharë, por edhe vesi 40 vjeçar i diktatorit për t'i bërë krahasimet mes dy qeverisjeve me shifrat e vitit 1938. Sipas kësaj "tradite" Edi Rama u kujtoi dibranëve dhe shqiptarëve, që kanë durim dhe nge ta shikojnë dhe dëgjojnë, se ujin po ua sjell PS dhe ai, pa saktësuar "pas 65 vjetëve qeverisje" dhe jo PD dhe Berisha, me vetëm 13 vjet...!!!??? Kryeministri Edi Rama "harroi" gjithashtu të "kujtonte" që ta vazhdonte krahasimin me 2013- tën e Saliut edhe për çmimet e të gjithë artikujve ushqimorë, të karburanteve, energjisë elektrike, ujit, veshjeve, pajisjeve elektronike.... Në të vërtetë "nuk harroi", por nuk mund të pranojë me gojën e vet se dje, më 30 tetor 2022, këto çmime ishin rreth dyfish më të lartë se më 30 tetor 2012 të "Saliut të keq"!!!??? Përveç këtyreve, "kryeministri ujësjellës harroi" se dibranët nuk mund të kenë ujë pandërprerje gjatë 24 orëve, sepse po për "harresë të premtimeve të moçme, për faj e përgjegjësi të qeverisë së tij, energjia elektrike u ikën me  orë të tëra shpesh, edhe në ditë e netë me diell, gjatë 4 stinëve...!!!???                                                                                                                                           

Po kështu, në "traktin" e tij, transmetuar në disa "televizione publike të pavarura" me minutazh të tepërt dhe përkujdesje servile, Edi Rama e vetëreklamon veten si antienverist të tërbuar. Ai u kujtoi shqiptarëve, edhe dëshmitarëve okularë, mes të cilëve edhe mua, se në fillim të vitit 1991, në protestën pranë Stadiumit "Qemal Stafa" kishte mbajtur një fjalim "bombë e flamur" kundër Enver Hoxhës dhe kundër të gjithë komunistëve, duke kërkuar ndëshkimin maksimal për të gjithë. Por, po ky Edi Rama, gjatë 12 viteve si kryebashkiak i Tiranës, 17 viteve si kryetar i PS-së dhe 9 viteve si kryeministër, "harroi" se ka meritë historike për mbledhjen dhe mbajtjen pranë vetes të plot trashëgimtarëve apo pinjollëve të bashkëpunëtorëve, të ishpartiakëve dhe ish pushtetarëve më të lartë të Enver Hoxhës. Por, edhe për të kërkuar dhe marrë me dëshirë dhe vullnet votat e shumicës së këtyre komunistëve, që ai kishte kërkuar në fillim të vitit 1991 të kryqëzoheshin si Jezu Krishti apo siç kishte bërë Enveri me shumicën e "armiqve të partisë e të pushtetit popullor"!!!???Shprehur edhe më shqip: Edi Rama gëzon mbështetje e votim masiv nga enveristët e pandryshueshëm, të moçëm e të rinj, edhe për rilindjen e enverizmit, ruajtjen, kultivimin, forcimin e nostalgjisë për Enverin si individ, si sistem, si diktaturë...! Në fillim vitin 1991 Edi Rama u reklamua si antikomunist i tërbuar, si "i djathtë" radikal dhe ekstremist. Ndërsa më 31 tetor 2022, gjatë rreth 21 vjetëve me pushtete të larta në PS, për nga "veprat" dhe "meritat", ai është bërë  lideri më i dashur, pëlqyer, votuar nga enveristo- komunistët!!!??? Kanë "ndryshuar" këta, që prej 78 vjetësh kanë dëshmuar besnikëri të përjetshme ndaj Enverit dhe enverizmit, ndaj "idealit komunist" dhe "të majtës" allashqiptare...??? Apo ka "rilindur" dhe shtyrë nga "ADN- ja"  është rikthyer në origjinë dhe tufë, Edi Rama i parë, i fundit, i vërtetë...?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat