Çka po ndodh me ne?!: Jemi duke rrëshqitur në humnerë!...

Opinione

Çka po ndodh me ne?!: Jemi duke rrëshqitur në humnerë!...

Nga: Ismail Muçiqi Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 17:30
Ismail Muçiqi

Po jetojmë në një kohë kur Bota është me plotë turbulenca dhe sfida më të ndryshme të cilat po e rrezikojnë paqen dhe sigurinë në planetin tonë. Shteti i Kosovës po kërcënohet nga armiku i përhershëm serbia e cila me te gjitha mjetet anti demokratike po punon për ta dëmtuar të ardhmen tonë. Barikadat dhe opstrukcionet e grupeve më të ndryshme kriminale të instaluara nga Aleksandër Vuqiqi dhe bashkëpunëtorët e tij e obligojnë klasën politike të Kosovës dhe institucionet e shtetit që sa më parë ti lënë anash akuzat dhe kundër akuzat, përqarjet dhe dëmet që po ia sjellin vendit përmes anomalive në raportet ndërnjerzore. Sot është koha dhe momenti që partitë politike dhe të gjitha forcat tjera progresive të këtij vendi të vedisohen dhe të bashkohen duke i lënë anash të gjitha agjendat partiake e grupore për ti ndihmuar vendit në përballje me agresionin serbë në Veri të Kosovës. Janë të mjerë ata liderë partiak, apo deputet të Parlamentit të cilët në mënyrën më të egër janë rreshtuar kundër institucioneve demokratikeve duke filluar nga Presidentja e vendit si dhe kundër Qeverisë aktuale. Nuk bëhet shteti duke bërë hile dhe opstrukcione ndaj institucioneve. Mendoj se prioritet mbi prioritete është që në momentin e tanishëm të arrihet një moratorium në politikën aktuale të Kosovës, për të folur me një zë për interesat e vendit. Edhe faktorët ndërkombëtar, duke e monitoruar skenën politike, dhe përqarjet, që po ndodhin kanë filluar të hezitojnë në shumë qështja vitale për sigurinë e vendit. Nuk mund të ec Shteti i Kosovës para pa u krijuar një unitet politikë dhe shtetërorë në zgjidhjen e çështjeve problematike me të cilat po përballet vendi decenie me radhë. Sot është momenti që të gjithë liderët e politikës të qëndrojnë të bashkuar në një kabinet të institucioneve të shtetit qoftë tek Presidentja apo tek Kryeministri edhe nga 24 orë në ditë, për të ndërtuar konsensus për sfidat që i ka vendi. Bojkotimi dhe mos marrja e përgjegjësisë në dobi të shtetit dhe qytetareve është e pa falshme për këdo qoftë. Një nga sfidat më problematike të cilat patjetër duhet të zgjidhen me marrëveshje të klasës politike në interes të Shtetit të Kosovës është padyshim: Vetingu në Sistemin e Drejtësisë. Problem i pa kapërcyeshëm është edhe qështja e statusit të pjesëmarrësve në luftën e UÇK-së përkatësisht pastrimi i listave nga veteranët e dyshimtë, problem ky i cili po i dëmton edhe luftarët e vërtetë në luftën e fundit në Kosovë. Mendoj se përmes Moratoriumit duhet të arrihet konsensus politikë dhe strategjikë për vendin duke u arritur pajtimi për dialogun ndërmjet Kosovës dhe serbisë duke i harmonizuar qëndrimet me faktorët ndërkombëtarë në interes të Kosovës. Aktivizimi i disa grupeve minore të cilat i kanë humbur pozitat dhe kanë dështuar në jetën e tyre politike, duhet të anashkalohen nga qytetarët të cilët nga njëherë po manipulohen pa vetëdije. Në momentin e tanishëm Shteti i Kosovës ka nevojë për stabilitet politikë e jo protesta me kërkesa të cilat kanë të bëjnë me faktorët ndërkombëtar e të cilat mund ti dëmtojnë dhe ngadalësojnë proceset integruese të Kosovës. Askush nuk ka të drejtë ti dhunojë institucionet e Shtetit të cilat u ndërtuan me shumë mund e për të cilat u derdh shumë gjak për të arritur deri këtu. Këto vlera po sfidohen këto ditë nga agresioni serbë duke i mbyllur rrugët e Kosovës. Prandaj kjo gjendje na thërret të bashkohemi dhe ti lëmë interesat anash për ta ruajtur dhe mbrojtur sovranitetin e shteti tonë. Kushdo që nuk rreshtohet në këtë vi nuk duhet të përkrahet, dhe nuk ja donë të mirën vendit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat