Gjenocidi serb, origjina shqiptare e serbëve të Shtërpcës dhe incidenti me ushtarin e FSK-së

Opinione

Gjenocidi serb, origjina shqiptare e serbëve të Shtërpcës dhe incidenti me ushtarin e FSK-së

Nga: Musli Berisha Më: 17 janar 2023 Në ora: 11:02
Foto ilustrim, i akuzuari Kurtaj për lëndim të dy serbëve

Plagosja e dy të rinjve në Shtërpcë, ndodhi si pasojë e një festimi të vjetër pagan Ilir, dhe fati i keq i ushtarit të FSK-së, i cili në ato çaste rastisi të jetë aty!

Tani, kryetari serb, një ish zëdhënës i regjimit gjenocidal kundër shqiptarëve në Kosovë, në vitet e ‘90-ta, tenton ta shes këtë incident fatkeq, sikur rastin “Panda” më 14 dhjetor, 1998, (shërbimi sekret serb me një eksplodim në një kafiteri në Pejë, vrau 6 të rinjë serb), pastaj regjimi serb, këtë rast e përdori kundër shqiptarëve si “vrasës të fëmijëve serb”!? Pasojat në popullatën e pa mbrojtur në Dukagjin, ishin të tmerrshme! Personalisht isha dëshmitarë në teren bashkë me ekipet e misionit të OSBE-së, atëherë!

Por, ky rast është krejt i ndryshëm, megjithatë, qëllimi i ish propaganduesit Milosheviçian, mbetet i njëjtë!

Sipas logjikës së tij recidiviste kriminale, nëse edhe reja e gjuan - lëndon dikë që identifikohet si serbë, është e drejtuar nga shqiptari/ët!

Fatkeqësinë e të plagosurve, tani ai dëshiron ta shesë sa më shtrenjtë, në shtetin e tij dhe ndërkombëtarisht! Në këtë rast të rinjtë serb, nuk janë më njerëz, por serb! Përderisa, në Ballkan politikanë fashist udhëheqin vendet e tyre, vështirë se do të ketë pajtim në mes të popullit ‘hyjnor’ ardhacak, sllav dhe atij autokton-shqiptarë!? Këtë më herët nuk e dinin apo nuk e kuptonin saktë ndërkombëtarët, por, tani edhe ata, janë dëshmitarë të drejtpërdrejtë!?

Por, rasti i Shtërpcës, është krejt i ndryshëm, duke patur autorin, i cili është dorëzuar dhe pritet vendimi i gjyqësorit!

Andaj, si të arsyetohet kjo ngutje nga qeveria serbe, madje edhe nga disa opinionist vendor, për të nxjerrë përfundime, para se ato t’i jep ekspertiza gjyqësore dhe gjyqi!

Rasti “Panda” ishte sekret i qeverisë serbe, për gati 20 vite, kurse rasti fatkeq i Shtërpcës, u bë publik vetëm pas dy orësh, kur u vetëdorëzua autori! Me rastin tani merren organet kompetente të Qeverisë së Republikës së Kosovës!

Shkaku dhe pasoja

Natyrisht, secili ka të drejtë të plotë të festoj në mënyrën e vet, por në vende të caktuara si në sheshe, livadhe, parqe dhe ambiente tjera të lejuara, por jo në një rrugë ku qarkullojnë qindra automjete!

Personalisht e kam përjetuar dy herë takimin me turmën e festimit të krishtlindjeve në hyrje të Shtërpcës, disa vite më parë! Turma e njerëzve me maskota, drunjë, sëpata, lëkura kafshësh mbi trup, kambana dhe mjete tjera të forta, të cilët zënë rrugën, jo vetëm që frikësojnë të rriturit, por askush deri sot nuk merret me traumat që përjetojnë fëmijët, në veturat që kalojnë andejpari, gjithnjë për ata që për herë të parë i hasin në këtë turmë!

Në njërën nga herët që isha takuar me këtë turmë, ishte një veturë e policisë së Kosovës, e cila ndalonte secilën nga veturat që shkonin në drejtim të ballafaqimit me turmën duke i sqaruar vozitësit se do të hasnin në një turmë me njerëz të maskuar si pjesë e një festimi; prandaj kini kujdes!

Kjo në rastin e tanishëm 2023, në Shtërpcë, nuk ka ndodhur, andaj, cilido që ka kaluar andej pari e ka ndier veten të rrezikuar e sidomos, pas rastit të barrikadave të fundit të cilat ishin vendosur nga serbët në veri të Kosovës!

Është për keqardhje ky incident, i cili fatlumnisht ka kaluar pa pasoja më të rënda, por, pse i tërë ky debat dhe politizim, nga njerëzit, të cilët nuk janë të thirrur për këtë, pëveç forenzikës dhe gjyqësisë? A thua, nuk ka mënyra tjera të përfitimit pos shitblerjen politike, e materiale në shpirtin dhe kurrizin edhe ashtu të dërrmuar edhe të shkaktarit edhe të viktimave të këtij rasti fatkeq! Përfitimi nga këto raste nuk do ti bëjë nderë askujt, madje duket t’i kthehet si bumerang!

Pra, nuk do të ishte dëshirë e askujt (uroj që kjo kurrë të mos i ndodhë askujt) që shkaku i një turme të papërgjegjshme, pasojat ti bart një njeri, i cili ishte nisur për të kaluar një pasdite në ambientet hoteliere të Brezovicës, dhe përnjëherë ndodhet në një ambient, në turmën që i kishte zënë rrugën, duke pësuar tani të gjitha pasojat të cilat sigurisht se ai dhe askush tjetër nuk do t’i dëshironte! Deklarata e nënës së njërit nga të plagosurit e thënë si origjinale dhe pastaj e ndryshuar nga presioni që ajo e din se nga kush ka ardhë, është argumenti kyç se këtij rasti përtej aksidentit të rastësishëm, dëshirohet t’i jepet kahje politike, ndëretnike dhe ndër shtetërore!

Prandaj, kjo turrje nga ana e politikanëve në Serbi, për t’i dhënë rastit konotacion politik si gjithmonë, i tejkalon kufijtë e arsyes e sidomos identifikimi në bazë kombëtare e jo si rast në mes të qenieve njerëzore, të cilat incidente kanë ndodhur dhe ndodhin në çdo çast diku nëpër botë e edhe në Serbi! Përdorimi i rastit nga politika serbe, sikur na kthen në vitet e para luftës në Kosovë!

Disa sqarime për politikanë, etnograf, arkeolog dhe përfaqësues të kishës ortodokse serbe ( jo asaj shqiptare),

Këto ditë një media serbe i cilësoi ‘serbët’ e Shtërpcës si autokton! Vërtetë shumica e tyre janë autokton, bile një lagje në Shtërpcë, quhet COKLAR, njësoj sikur lagja nja 10 km më poshtë në fshatin Brod, që quhet po ashtu COKLAR, sepse nëse ju bëjmë ADN-në, banorëve të sotëm në të dyja këto lagje do të del se ata janë vëllezër!

Ata në Shterpcë, mbeten me gjen shqiptarë-ortodoks, kurse këta në Brod, shqiptarë të konvertuar në Islam?

Gjithashtu, e tërë popullata e Shtërpcës, edhe sot nga vendorët jo serb, quhen rajë, pra, ata, mbeten shqiptarë ortodoks, pas konvertimit të vëllezërve të tyre në mysliman, prandaj nga shqiptarët mysliman ata i quajnë: Rajë=Rrajë, kanë rrënjë shqiptare ortodokse, jo sllave! Sikur të ishin sllav, atëherë në gj. Serbe do të quheshin (koren), përkthim për rrënjën në gj. serbe!

Katundi Brod, në rexhistrimin e parë Ototman në vitin 1455, quhej Purud, por me okupimin e Kosovës nga Serbia, si shumë vendbanimeve edhe këtij iu ndryshua emërtimi duke i dhënë kuptim sllav- Brod (anije, ser.), që nuk ka fare lidhje me një katund malor!

Gjithashtu, Serbia solli edhe disa familje sllave ortodokse në Shtërpcën ortodokse Shqiptare, që sot të pretendon se e tërë Shtërpca, janë serb!

Madje, vetë toponimet janë tipike shqiptare!

Lugina bashkë me katundet në pellgun e gjatë 11 km dhe të gjerë 2 km, quhet Siriniq, pra Syri i Nikës, kurse vetë Shtërpca, deshifrohet vetëm në shqip: Shterpë, pra tokë jo pjellore, që është edhe sot, pos livadheve dhe disa parcelave të vogla rreth lumit Lepenc, tërë tereni është malor, pra shterpë për kultivimin e drithërave, pasi ato kurrë nuk janë kultivuar aty!

Familja ime kishte në pronësi mullirin për bluarje të drithërave me ujë, e që tradicionalisht, shiste drithëra në tregun e Shtërpcës, deri kur filluan punën mullinjtë elektrik në vitet e 60’ta!

Babai më tregonte, atëherë se ata (shkijet) siç i quanim serbët, janë ortodoks shqiptarë! Edhe ata, sikur edhe ne i themi bukës që piqet shpejt në prush- pogaçe; pra, bukë në gaca-prush, pra në gjuhen shqipe, bukë gace- pogaçe, kurse në gj. serbe: bukë (hleb), ndërsa, gaca (zhar), dmth. ser. (hleb na zhar-u), prandaj gjuha serbe e mori nga gjuha shqipe edhe fjalën pogaçe!

Gjithashtu, një pjesë e shqiptarëve mbeten në fenë e shkyer Ortodokse “schizma” term ndërkombëtarisht i pranuar, por që kuptimin e ka vetëm në gjuhen shqipe; me u shky, me u ç’kapë; me u nda!

Kur në vitin 1054, në Konstantinopojë- Stamboll, ndodhi shqyerja - ndarja e kishës katolike të Romës në dysh, në Katolike me Romën - Vatikanin dhe Ortodokse me Konstantinopolin- Patrikanën e Stambollit në lagjen e sotme Fener, si nivel i barabartë, por opozitar i Krishterimit të Vatikanit!

Nëse Papë Klementi i 14-të, Albani (1705-1774) si shqiptarë me rrënjë nga Kelmendi, ishte në krye të Vatikanit, tani edhe shqiptarët ortodoks Qam, kishin një Patriark të kishës ortodokse botërore me seli në Konstantinopol- Stamboll!

Pak kush ka dëgjuar për Athenagorën (emër kishtar) apo shqiptarin qam; Aristokle Spirou (1886-1972), nga Epiri, i lindur në katundin malor përballë Leskovikut, Qaraplanë (në shqip) Tscaraplana (në greqisht) të cilit katund grekët, i ndryshuan emrin në Vasilikon!!!

Aristokle Spirou- Atenagora, në vitin 1948, u kthye nga Amerika, ku ishte në shërbim, me aeroplanin personal të kryetarit të atëhershëm të SHBA-ve, Hari Truman, duke u vendosur në krye të kishës ortodokse botërore me seli në Stamboll! Si patriark ekumenik (pajtimtarë), kishte marrë për detyrë të ndërmjetësonte në pajtimin e kishave të ndara krishtere që nga ‘schizma’- shkyerja-ndarja e vitit 1054, e asaj katolike dhe ortodokse! Ai në vitin 1965, ishte takuar me Papa Palin e VI, duke arritur një marrëveshje për zbutjen e kundërshtive në mes të dy kishave krishtere! Gjithashtu, primatin në kishën e varrit të Krishtit në Jerusalem e mban kisha ortodokse greke e Stambollit; e dyta është kisha katolike e Vatikanit; e treta është kisha ortodokse Armene, kurse kisha e katërt është ajo Kopte e Egjiptit, (për çudi, lutjet në gjuhën Kopte, gati se kuptoheshin në gjuhën tonë shqipe!? Besimtarë Kopt, nuk kanë të drejtën e lutjeve brenda kishës, por në hapësirat e jashtme mbi tarracat e kishës më të famshme krishtene në botë! Dhe paradoksi; mosmarrëveshja në mes të kishave se cila do të mbajë çelësin e derës së kishës së Krishtit, Saint Sepurlche, ka përfunduar me pajtimin se një familje palestineze do ta mbajë atë çelës!

Atenagora, është i varrosur në një manastir ortodoks në lagjen Zeytinburun të Stambollit! Mbi varrin e tij në mermer është e skalitur shqiponja dy krenare dhe mbishkrimi; “Atenagora nga Amerika”!

Atëherë, shqiptarët katolik të cilët nuk u konvertuan në besimin e ri Ortodoks, filluan t’i quajnë vëllezërit e tyre shqiptarë ortodoks si SHKIJE, pra si të ndarë nga feja e tyre bazë – katolike! Madje, si i ri, nga një hoxhë shqiptarë, kisha dëgjuar se ; “vetëm një (mazë) fletë qepe, neve myslimanëve shqiptarë, na ndanë nga shkijet”, atëherë për mua ishte e pakapshme se si ne jemi kaq të afërt me shkijet, e jo me katolikët, gjithmonë, për neve shkije, ishin ata që nuk janë mysliman, pos katolikëve shqiptarë, pa e ditur se ortodoksët shqiptarë tani ishin përvetësuar nga serbët sllav, me gjuhë dhe doke tjera!? Por më vonë, nga mullisi plak, i familjes sonë, nga katundi Neredime e poshtme, me emrin Nako (Naçë) emër i shpeshtë ortodoks sot, në Shqipëri, mësova shumëçka! Se si ai më thoshte ne jemi të njëjtë- shqiptarë, por, feja na ka nda dhe se shkaku i punësimit dhe benefiteve tjera, më herët (mbretëria SKS) dhe tash nga pushteti serb, ne jemi regjistruar si serbë! Kjo punë i ka rrënjët më thellë, thoshte mixha Naçë!

Pastaj, Ortodoksizmi në trojet shqiptare u forcua edhe më tepër pas vitit 1589, kur nga Patrikana e Stambollit, u njohë kisha ortodokse ruse e cila kishte fillesën në shtetin Kiev -rus, në vitin 988, kur ende ishte kisha katolike e tërë, apo 16 vite para shkymjes dhe krijimit të ortodoksizmit! Edhe sot, një nga shkaqet e luftës në Ukrainë, janë edhe mbi 10% e popullatës me besim katolik dhe nja 8% të krishterë të lirë, që nuk praktikojnë ortodoksinë etj.!

Pastaj fuqizimi i Rusisë ortodokse, e cila i favorizonte enklavat serbe, në Ballkan kundër popujve tjerë autokton! Përderisa, perandoria Otomane u jepte më shumë autonomi sllavëve ortodoks se sa shqiptarëve, të cilët i kishin tri besimet katolik, ortodoks dhe mysliman, por edhe më i rëndë është fakti se shumica ortodokse shqiptare u konvertua në islam, nga perandoria Otomane, dhe se nuk kishin asnjë favor krahasuar me enklavat sllave, të cilat dalëngadalë nguliteshin në Ballkan, duke serbizuar edhe shqiptarët ortodoks, si rasti i Zhupës së Shtërpcës, të Prizrenit, etj.! Deri vonë, pas Luftës së II Botërore, shqiptarët- ortodoksë të fshatit Neredime të Ferizajt, të cilët më herët dhe gjatë sistemit komunist, deklaroheshin si serb, por që ende mbanin kontakte me kushërinjtë e tyre shqiptarë të konvertuar në mysliman, të cilët tani jetojnë në një katund të Shtimes!

Pra, Shqiptarët autokton me tri besimet nuk kishin aleat natyror, përderisa serbët kishin Rusinë mbrapa, nga e cila frikësohej Perandoria Osmane, dhe favorizonte serbët në Iliri, të cilin emërtim Osmanlinjtë e shndërruan në Ballkan, duke këputur vazhdimësinë Iliro-Arbërore, në këto troje!

Andaj, serbët e pranuan besimin ortodoks nga Bizantinët- Dardanët- Arbërit- Shqiptarët, meqë, ata filluan të nguliten në pjesën veriore të gadishullit Ilirik, të cilën e popullonin fiset autoktone Ilire, pagane! Por, kur Shqiptarët, u pushtuan nga perandoria otomane, shumica e tyre nga besimi ortodoks, u konvertuan në islam, duke heqë dorë nga e tërë trashëgimia e tyre kulturore, materiale dhe fetare që e kishin deri atëherë, të cilët trashëgimi pastaj e përvetësoi Serbia, ortodokse pas rënies së perandorisë Otomane!

Gjithashtu, shekuj më parë ishte themeluar Konstantinoploi- Stambolli i sotëm, në vitin 324 të erës së re nga Konstantini i Madh (272-337) Iliro – Dardan, i lindur në Mediana, afër Nishit, në Dardani, gjithashtu pagan!

Bustin e tij në mermer mund ta shihni në muzeun Capitoline në Romë, afër Forumit Romak. Atë, mund ta shihni edhe në Muzeun Metropolitan të Arteve në Nju Jork, ku shkruan “Konstantini i madh”, Iliro Dardan, themelues i Krishterimit dhe Konstantinopolit”; pastaj në muzeun arkeologjik në Stamboll, Berat etj.

Konstantini, arriti që nga ushtari i perandorisë Romake, të bëhet Perandor i saj, pas betejës mbi urën Milvian në lumin Tiber, të Romës, duke e mposhtur perandorin ekzistues romak, Maxentius më 28 tetor, 312! Krishterimi deri atëherë ishte i ndaluar, por që tinëzisht predikohej dhe përhapej nga misionarë të krishterë katolik, besim i cili zëvendësoi paganizmin dhe besimin ekzistues Mitraizmin!?

Pasi, Konstantini i Madh, u bë perandor i Romës, ai legalizoi krishterimin dhe themeloi Konstantinopolin si qendër e dytë e Romës, pra Roma tani kishte besimin monoteist të krishterë katolik dhe dy kryeqytete, Romën, për perandorinë në perëndim dhe Konstantinopolin, për perandorinë në lindje!

Pas legalizimit të krishtërimit, perandoria Romake u fuqizua edhe më shumë , meq feja bëri unifikimin dhe zbuti kundërthëniet në mes të popujve të cilët popullonin perandorinë!

Gjithashtu, ai urdhëroi ndërtimin e kishës së varrit të krishtit në Jerusalem, Saint Sepulchre! Varri i Krishtit në mes dhe shqiponja dy krenare mbi te, është ky simboli i vjetër Ilir të cilin e jetëzoi Konstantini i Madh, ky pasardhës Iliro-Dardan, duke zytarizuar pushtetin e tij në perandorinë e madhe romake nga Jerusalemi deri në Romë, pra njëra kokë e shqiponjës paraqet perandorinë e lindjes me Konstantinoplin, kurse koka tjetër paraqet ate perendimore me Romën si kryeqytet!

Nëse Konstantinopoli, u themelua nga Konstantini Iliro-Dardan, edhe Roma ishte krijuar më herët nga pinjolli Pellazgo-Ilir-Etrursk, Eneu, i biri Trojan i perëndeshës Afërdita apo Venusi, sipas Romakëve!

Megjithatë, Skënderbeu, jetësoi shqiponjën dy krenare stemën dhe flamurin e Arbërit, duke e fuqizuar edhe me një kuptim tjetër të këtij simboli; njëra kokë paraqiste Arbërit Gegë, dhe tjetra Toskë!

Fatkeqësisht, pas çlirimit nga Serbia, në luftën e 99’tës, në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, u dogj flamuri Dardan i Ibrahim Rugovës, nga njerëz tru shpërlarë të ndikuar nga ideologjia antikombëtare marksiste leniniste! Flamur, i cili do të ri-kthente vazhdimësinë Iliro-Dardane në tokën e Dardanisë së Konstantinit të Madh dhe të Justinianit parë, (me emrin origjinal: Petrus (Pjetër) Sabbatus, i lindur në Tauresium, 483-565, në jug të kryeqytetit të Dardanisë, Shkupit! Ky katund sot, gjendet 10 km në jug të Shkupit pranë autodhës Shkup- Veles, në Maqedoninë Veriore! Justiniani i I, ishte po ashtu perandori më i suksesshëm i perandorisë Romake, me reformat e tij dhe 5000 kodekset ligjore, të cilët sot, janë të përkthyera edhe në gjermanisht!

Madje, emërtimi i Prishtinës, si qytet i parë në afërsi të Shkupit, po ashtu, vie nga emri i këtij perandori; Justina-prima (Justiniani i parë)=Pristina=Prishtinë! Emri i tij; Justinianus Dardanicus (Justinian Dardani, është i skalitur në mbiportalin e hyrjes lindore në bazilikën më të famshme në botë, Hagia Sophia (tur. Aja Sofia), në Stamboll, të cilën e kishte ri-konstruktuar, perandori Dardano-Bizantin!

Në këtë Bazilikë gjendet edhe harta e Dardanisë, në të cilën qyteti i Nishit, saktë shkruhet si Nish e jo Nis, siç është sot i okupuar bashkë me 625 fshatra shqiptare, nga Serbia! Paradoksi tjetër; sot në vitin 2023, Serbia ka mbi 400 fshatra pa asnjë banorë!? 40 shkolla fillore i mbyllen në vit, përderisa ende kërkon territore autoktone shqiptare! Pra, janë në pyetje mbi 100 miliardë, vlerë e nëntokës së Kosovës dhe edhe më shumë miliarda të mbi tokës së saj! Serbët në Kosovë ishin dhe mbeten vetëm monedhë për kusuritje në duart e qeverisë së sotme serbe, pasi qeveritë pushtuese të mëparme nuk mundën ta pushtonin bregun e detit Adriatik dhe Jon! Dhe kjo falë Amerikës (kryetari Uilson) dhe dy tri shteteve krishtene evropiane, të cilat e dinin më mirë historinë Arbërore, se një pjesë e shqiptarëve të cilët ishin shky e copëtuar në tri besimet monoteiste!

Kur Osmanlinjtë pushtuan Bizantin dhe Aja Sofinë, luftëtari i parë “Osman” i cili u ngjit në muret e fortifikuara të Konstantinopolit, ishte shqiptari, Ballaban Badera, i lindur në Mat, të Shqipërisë, që nuk i dihet datëlindja, por datë vdekja, në Krujë, në vitin 1467, i cili si kundërshpërblim kishte fituar titullin dhe pozitën si Pasha i sanxhakut të Ohrit!

Pas pushtimit të Konstantinopolit më 1453, u vendosën katër minaret mbi Bazilikën, Aja Sofia, u mbuluan me ngjyrë freskat dhe kryqet, kurse deri në vitin 1931, ishte xhami! Kompleksi u ri-hap si muze sekular, në vitin 1935, me urdhër të Mustafa Kemal – ata turk, prapë një kryetar me prejardhje shqiptare, i cili kishte urdhëruar që ngjyra mbi freskat dhe simbolet krishtere të largohet dhe kjo kishë të sjellë miliona $ për buxhetin e Stambollit, si muze, por që qeveria turke në korrik, 2020, prapë e ri-ktheu në xhami, Hagia Sophia-an, e cila është vlerë botërore kulturo-historike e mbrojtur nga UNESCO.

Dhe kah fundi : Tito, krijoi kombin mysliman - boshnjakët (forma brakicefale e kokës me 85% dhe kodi gjenetik i boshnjakëve është me 64 %, Ilir, pra më shumë se i vetë shqiptarëve) në Bosnje e Hercegovinë, ish-Jugosllavi, kur ai bashkë me Nehrun e Indisë dhe Naserin e Egjiptit, formuan lëvizjen e të painkuadruarve! Bile, ky Gamal Abdel Naseri, me ndihmën e Rusisë, në vitin 1952, rrëzoi nga froni mbretin me rrënjë Shqiptare, Faruku I, paraardhësit e tij kishin krijuar Egjiptin modern, kishin lejuar ndërtimin e Kanalit të Suezit etj, etj.! Paradoksi, I-rë; nga atëherë shqiptarët gjithandej, fëmijëve u venin emra Naser!!!

Qëllimi i Titos, ishte që nëpërmjet Ambasadorëve të dërguar boshnjakë në shtetet myslimane të përfitonte përkrahje politike, naftë pa pagesë, kompanitë e ish YU, merrnin tender miliardësh në infrastrukturë, studentët nga këto shtete vinin të studionin në Jugosllavi, armët u shiteshin këtyre vendeve, etj.!

Dhe kur, serbët ortodoks, me gjenocid dhe shkatërrim copëtuan Bosnje e Hercegovinën, shumë shtete të konferencës Islamike, as që vendosën ndonjë sanksion ndaj Serbisë, sepse përralla mashtruese e Titos, ende kultivohet nga disa qeveri në Azi dhe Afrikë, duke i marrë udhëheqësit e Serbisë, si trashëgimtarë të diktatorit Tito?!

Rezultati dihet: Një shtet i krishterë, por më demokratiku në botë-Amerika, me aleatë, shpëtoi atë çka mbeti për të shpëtuar, pas masakrës së njohur të Srebrenicës, ku u vranë mbi 8000 burra e të rinjë! Sot, në Bosnje në çdo 5 femra vie një mashkull!!!

Përderisa, në tavanin e kishës ortodokse në katundin Bozevc të Kamenicës, në Republikën e Kosovës, gjithashtu është pikturuar i njëjti Shën Nikadin, por aty nuk shkruan më Albanski - Shqiptarë! Serbët, gjithmonë kanë fshehur dhe e kanë krijuar historinë e tyre falco, mbi kulturën dhe trashëgimin arkeologjike dhe shpirtërore, shqiptare, sepse një pjesë e shqiptarëve me vullnetin e tyre apo pa të; nga dhuna, joshja dhe interesa të tjera të kohës ua mundësuan këtë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat