Baton Haxhiu ju gënjen, asnjë minoritet në botë s’ka të drejta më shumë se serbët në Kosovë

Opinione

Baton Haxhiu ju gënjen, asnjë minoritet në botë s’ka të drejta më shumë se serbët në Kosovë

Nga: Faton Mehmeti Më: 24 janar 2023 Në ora: 11:30
Baton Haxhiu

Ka kohë që Baton Haxhiu hapur flet në mbrojte të interesave të Serbisë dhe serbëve, nuk është asgjë për tu habitur nga deklaratat e tija tanimë të njohura. Së fundi, Batoni bëri një hap tjetër në favor të Serbisë." Në Kosovë s’ka pasur tolerancë ndaj minoriteteve, ka ndodh kudo", shprehet Batoni në një studio televizive në Tiranë, derisa Çim Peka ia rikujton gatishmërinë e Batonit për t'ia falur veriun Serbisë. Gjatë debatit dukej hapur histeria jo vetëm në gjuhën e të folurit, por edhe të trupit, me Batonin e tronditur për qëndrimin e Albin Kurtit në pushtet. Ende nuk ka arritur Batoni të ambientohet me realitetin e ri, me të vërtetën e hidhur që e bën të pamundur ndikimin dhe këshillimin e tij për kryeministrin se si duhet veprojë, si duhet copëtohet Kosova, e cila pjesë kujt duhet t'i takoj e kujt jo. Ka praruar koha e daljes së Batonit me shkop për të treguar se si do të ndahet Kosova, çka e shton edhe më shumë mallin për të kaluarën e papërsëritshme.

Është favori më i madh që dikush mund t’i bëjë Vuçiqit dhe Serbisë me deklaratën e Batonit për serbët, gjoja se ata qenkan të shkelur. Askund në botë s’ka asnjë minoritet të drejta më të mëdha se serbët në Kosovë. Ndonëse s’janë më shumë se 3%, serbët kanë gjuhë zyrtare gjuhën e tyre, kanë me kushtetutë vende të rezervuara në Kuvend. Deklarata të tilla vetëm soji i Batonit mund t'i bëjë. Po ky është njeriu i vizatimeve të hartave të Kosovës, bashkë me Vuçiqin dhe Thaçin e Ramën.

Fatkeqësisht, njerëz si Batoni kanë pasur ndikim në Kosovë, fatmirësisht koha e tij ka kaluar, po e vret realiteti Batonin. Nuk ka më turp, s’ka gjë më të gërditshme dhe të poshtër, asgjë nuk krahasohet me Batonin, me deklaratat e tija në favor të Serbisë. Pse Batoni nuk flet për mohimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, shqiptarëve atje u dhunohen e përdhunohen të drejtat e tyre. Gjithsesi s’më habit asnjë deklaratë e tij, Batoni hapur po e bën punën e tij në interes të Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat