Një mësim i moçëm dhe aktual: koka bën, koka pëson!

Opinione

Një mësim i moçëm dhe aktual: koka bën, koka pëson!

Nga: Xhevat Mustafa Më: 6 mars 2023 Në ora: 11:14
Xhevat Mustafa

Edhe më 3 mars, kur opozita në Shqipëri organizoi dhe udhëhoqi protestën paqësore apo "serinë" e rradhës të serialit “Protesta demokratike“, sindikata e shoferëve të autobuzëve në Landin Nordheim-Westfalen në Gjermani, për disa të marta rradhazi e në të gjitha qytetet, bllokoi me grevë thuajse të përgjithshme, lëvizjen e qindra mijëra qytetarëve! Po kështu, sindikatat në sektorin e shendetsisë e të azileve për të moshuar, përfshirë edhe nxënësit për infermierë në shkolla 1- 3 vjeçare, që paguhen rreth 900- 1.000 euro në muaj, janë në grevë, me kërkesa ekonomike, rritjen e pagave, të paktën edhe me 200 euro! Të mos harrojmë, deri sot ata i kanë pagat rreth 5- 10 herë më të larta se sa në spitalet publike dhe çmimet e shumicës së artikujve ushqimorë 25- 40% më të lirë se në Shqipëri!!!???

Kjo nuk është as e re dhe as e papritur, por është një traditë dhe praktikë shumë e hershme, disadekadëshe...Kështu ndodh përgjithësisht në vendet perendimore, me të vërtetë DEMOKRATIKE, ku ka DEMOKRACI FUKKSINALE, POPULL, SINDIKATA qeveri- tronditëse- bllokuese- rrëzuese, SHTET LIGJOR dhe SOCIAL FUNKSIONAL...! Dëshmi tjetër të freskët kemi nga fqinji ynë jugor, Greqia. Më 2 dhe 5 mars mijëra qytetarë grekë u ngritën në protesta antiqeveritare, edhe të dhunshme, si ka ndoshur shpesh herë edhe në Paris e qytete të tjera të Francës, Italisë, SHBA-së..., për aksidentin tragjik hekurudhor me 57 të vdekur e dhjetra të plagosur. Ndërsa tek ne, për të keqen e shumicës së popullit e të mirën e partive më të mëdha e të qeverive të tyre, sindikatat, që më 1991- 2000 kishin fuqi për rrotacion politik, u shkatërruan, u copëzuan, u partizuan, u formalizuan, "u vetëvranë" apo "u varrosën për së gjalli"!!!??? Vërtetë, shumica e shqiptarëve, të pavarur, të djathtë, të majtë...,kanë plot arësye për të protestuar për ditë, javë, muaj e jo vetëm rrallë e për mallë. Por, si ka ndodhur në këtë mbi 9 vjet, plot prej tyre “harrojnë” të gjykojnë, reflektojnë dhe reagojnës si QYTETARË, "i harrojnë arësyet" e shumta jetësore për të PROTESTUAR, sepse dëshirojnë të qëndrojnë më gjatë nëpër kafene e qebabtore, nëpër qoshet ku luajnë tavëll, domino, me letra bixhozi apo në salla bilardosh...! Plot të tjerë, për të mos lënë t'u ikin pa parë lajmet e TG5 e të RAI UNO e RAI DUO si dhe telenovelat turke të orës 13.30 e në vazhdim...!

Domethënë, “harrojnë” edhe "rrëzimin nga kali i pushteteve" të Edi Ramës dhe ndryshimet rrënjësore pozitive, në dobi të rritjes së ndjeshme të nivelit të pagave, pensioneve e të jetesës së tyre. Ashtu si prej shumë vitesh këto i presin si dhurata në duar, gojë, pragje shtëpishë…nga ZOTI në qiell dhe opozita në tokë!!!??? Kjo nuk është as e rastësishme dhe as e vështirë shpjegueshme. 32 vjet pas komunizmit, Shqipëria dhe shqiptarët, edhe afro 1.5 milionë të ikurit në vende të Perendimit Modern e kapitalist, në shumicë kanë reflektuar pak ndryshime në bindjen politike e partiake, në mendime, veprime, sjellje...!

Më shumë se shprehje atavizmi nga sistemi komunist, ky konservatorizëm, sidomos ai në formën e fanatizmit partiak, është i dukshëm, i ndjeshëm dhe ligj i pashkruar tek shumica e shoqërisë së sotme shqiptare. Ata që e kanë flakur apo braktisur konservatorizmin ekstrem janë hedhur në ekstremin tjetër, në modernizëm përtej liberal apo të çthurur! Kjo është shprehje e faktit se ne shqiptarët jemi popull, që shkojmë edhe nga fryn apo na shtyn era e interesit meskin, egoist, të lig apo keqdashës edhe ndaj njerëzve të afërt, bile edhe në rrethin familjar. Kjo është më e shprehshme sidomos kur fjala është për prona, pasuri, përfitime individuale e familjare. Pas individualizmit cinik na është përforcuar edhe mendësia e forcës dhe diktatit, arrogancës apo prepotencës, qoftë për nga posti, qoftë për nga pasuria dhe miqtë e pushtetshëm. Shprehje e këtyre janë edhe përpjekjet e qarta për t´iu imponuar kundërshtarëve dhe debatuesve edhe me ngritjen e tonit apo volumit të zërit, edhe me kërcënime, edhe me ofendime, zemërime, mërira, ndëshkime, çka shikohet shpesh në Parlament edhe në muajt e parë 2023! Kjo është e do të mbetet gjatë Shqipëria jonë! Bën sikur ka dëshirë të afrohet me Perendimin Modern, ndërsa me mendje e veprime konkrete ecën me hapa breshke e kërmilli drejt Romës, Vienës, Berlinit, Brukselit, Parisit, Amsterdamit, Stokholmit, Helsinkit, Londrës... !Paradoksalisht e fatkeqësisht, pa shfrytëzuar sa i duhet e sa i vlen edhe vlerat modernizuese, që i sjellin qindra mijë bijtë e bijat emigrantë, prej shumë vitesh të punësuar e të integruar në vende të Perendimit! Edhe më shqip: nuk mendojnë dhe dëshirojnë të marrin nga Bota Moderne dhe DEMOKRATIKE ato që u mungojnë prej 32 vitesh dhe u duhen urgjentisht dhe shumë...

Ndër mungesat më të mëdha, më të ndjeshme, më me rrjedhoja negative...janë DEMOKRACIA e VËRTETË, SHTETI LIGJOR dhe SOCIAL I VËRTETË dhe funksional; PAGAT dhe PENSIONET E LARTË; MIRËQENIA E LARTË...Ka rreth 32 vjet që flitet dhe shkruhet në Shqipëri për reforma dhe suksese në drejtësi. Por, edhe në institucionet e drejtësisë, mbi ligjet kanë qenë dhe janë vullnetet, direktivat, interesat, urdhërat, kërcënimet...e kryeministrit, të ministrit të drejtësisë dhe të pushtetarëve të tjerë më të lartë. Dëshmia më e freskët është mesazhi i ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka për një diplomat në Tiranë se në 3 mars “Gjykata e Apelit do ta kthejë vulën e PD në shkallën e parë...“, pra, do t`ia japë Alibeaj-Bardhit...!!!??? Nga ky komunikim kuptohet lehtë se ky problem i PD-së ka gjasa të zvarritet pafund, me synimin e Rama-qeverisë për të penguar hyrjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet vendore të 14 majit. Njëkohësisht, nga ky komunikim nënkuptohet apo rishprehet kushedi për të satën herë se “drejtësia shqiptare“ është në masë të ndjeshmne në një nga xhepat e panumurt të Edi Ramës, armatosur edhe me ndihmën e disa prej ambasadorëve amerikanë e të BE-së, nga fundi i këmbëve deri në majtë kokës me të gjitha pushtetet. Shprehur në mënyrë figurative, i plotpushtetizuar si perandor, sulltan, car, mbret, sheik…Apo si Putini, Lukashenko, Kim Jon un, Erdogani dhe diktatorë të tjerë të sotëm në vende të tjera. Pra, edhe drejtësia në Shqipëri është fare e afërt me atë në Rusi, Bjellorusi, Turqi, Iran, Kinë, Korenë e Veriut, Kubë, Venezuelë... dhe shumë e largët me atë në Austri, Gjermani, Francë, Zvicër, Holandë, Belgjikë, vendet nordike, Kanada, SHBA...! Në këto kushte e në këtë realitet, të kërkosh drejtësi të vërtetë në Shqipërinë e këtyre 32 viteve (19 nga PS e 13 nga PD) është ngjashëm sikur të ëndërrohet që Shqipëria të bëhet brenda pak viteve...superfuqi, ose më e pakta, Singapor, Dubai, Katar, Izrael, Finlandë, Suedi, Zvicër, Austri...! E keqja jonë është shumëfishuar dhe rënduar edhe nga fakti se këto vitet e fundit nuk kemi as opozitë, as popull, as qeverisje dhe shtet të vërtetë e funksional, as drejtësi të pavaruar...të standardeve moderne perendimore, as aleatë ndërkombëtarë..., si më 1991- 1992!

Një e keqe apo gjëmë tjetër me përmasa kombëtare, me shtrirje në Shqipëri, Kosovë, MV, Malin e Zi, Preshevë... është se shumica e rinisë dhe e DEMOKRATËVE kanë ikur dhe vazhdojnë të ikin emigrantë nëpër vende të Perëndimit. Pas kësaj hemoragjie të vrullshme e të pandalshme njerëzore e kombëtare, këtu kanë për të mbetur pas pak viteve më së shumti pleq e fëmijë, të sëmurë, invalidë...Natyrisht, edhe "populli i majtë", i cili prej më shumë se 78 vjetësh, mendon, vepron, voton..., me mendt e Enverit të vdekur e të Edi Ramës së gjallë….Për më keq e me rrjedhoja afatgjata më të rënda, duke “harruar“ apo nëpërkëmbur vullnetshëm dhe me bindje, përulësi, devotshëmri skllevërish në kohë moderne, edhe interesat e veta njerëzore, qytetare, individuale, familjare, sociale, kombëtare...!!! Por, duke harruar edhe shprehjen konkrete e filozofike, prej mijëra vjetësh të përjetuar e vertetuar: “koka bën, kokapëson“! Ose në një formë tjetër: kur bën urinën në det, pa asnjë dyshim ajo do të të kthehet në shtëpi si kripë në gjellë...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat