Ndalo kryeministër Shqiptar, mos “vrapo si mazi para pele” kur është në pyetje Dardania, mos u përgjigj me “hoj” pa të thirr askush!

Opinione

Ndalo kryeministër Shqiptar, mos “vrapo si mazi para pele” kur është në pyetje Dardania, mos u përgjigj me “hoj” pa të thirr askush!

Nga: Hafiz Shala Më: 29 shtator 2023 Në ora: 17:00
Autori Hafiz Shala

Kërkimi i një Konference ndërkombëtare për Dardaninë dhe kërkesa që KFOR-i ta merr kontrollin në veri nënkupton de-sovranizim.

Kur kemi parasysh se policia e Dardanisë e menaxhoi këtë situatë në mënyrë brilante, atëherë me të drejt themi se kjo deklaratë dhe kërkesë e Edi Ramës është tradhti dhe thikë pas shpine.

Në shkrimet e mia, ani pse shumë mund të habitën se çfarë fjalori kam përdorur ndaj tij, pasi në zhargonin tim asnjëherë nuk e kam përdorur, tani, jo vetëm që s’pendohem por edhe më tepër më shtohet besimi se, jo që e kam tepruar, por vërtetë kam pasur të drejt.

Të drejtën time e arsyetoj duke e pasur parasysh qëndrimet dhe angazhimet e tij që nga Ballkani i hapur, duke e eliminuar Dardaninë sipas kërkesave të Serbisë.

Edhe në Seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila herë të parë udhëhiqej nga Shqipëria (moment historik për të gjithë ne) kam frikë së gishti i Ramës, drejtuar ambasadorit rus, i cili reagoj ndaj propozimit të Vulodomir Zelenskit, se Rusia duhet të përjashtohet, ka qenë në marrëveshje me Vuçiqin dhe përfaqësuesit rus.

Të gjithë u mahnitem, u shprehem në mënyra më të sinqerta lavdëruese. Por, shkurt, sa po dukët dhe po na kthehet si bumerang deri të në zhgënjim.

Do të ishte normale, por edhe obligative qe ky, t’i dalë krahë Republikës së Dardanisë pjesës së ndarë padrejtësisht nga trungu i Shqipërisë natyrale.

Por, ky e ka marrë obligim që sa më shumë t’i dalë zot Vuqiqit për t’ia zbehë sa më shumë përgjegjësinë për përfshirjen, organizimin, financimin dhe dirigjimin e forcave diverzanto –terroriste të ushtrisë serbe që sulmuan Kosovën.

Ky sulm i planifikuar shumë keq për fatin tonë rezultoi me dështim.

Sepse në mbrojtjen e kufijve shtetëror, policia e Dardanisë, u tregua shumë efikase.

Ajo, me ndihmën e KFOR-it, evitoi një tentim krijimi të një Donbasi në Ballkan.

Parandaloi humbje më të mëdha në njerëz e posaçërisht në mbrojtjen e pelegrinëve qe gjendeshin brenda objektit fetar, të cilët edhe kanë mundur të përfundojnë në viktima të ekzekutuara mu nga këto grupe terroriste.

Kjo me qëllim për t’ia lënë fajin policisë, e cila përpos përkujdesjes ndaj popullatës brenda kishës ortodokse, shpërndau ushqim për popullatën civile serbe nëpër fshatra të cilët ishin të frikësuar e traumatizuar se çka po ndodhe në atë pjesë veriut.

Parlamenti i Republikës së Dardanisë, duhet të sjellë një Rezolutë më të cilën, ia ndalon çdo udhëheqësi shtetëror Shqiptar të flas në emër të Dardanisë pa marrëveshje paraprake ose në kundërshtim me organet shtetërore.

Këtë qëndrim zyrtar duhet ta paraqesin si para çdo organi ndërkombëtar kushdo-qoftë ai. Pra, çfarëdo propozimi që është në kundërshtim me politikat që në një mënyrë anashkalon organet dhe udhëheqjen shtetërore e cila me sukses po e menaxhon gjithë situatën duhet t’i ndalohet Edi Ramës.

Deklaratat që kanë të bëjnë me përkrahjen e politikave të Republikës së Dardanisë, të bëhet në suazat të politikave më parë të aprovuar dhe të vendosur, posaçërisht kur janë në pyetje, marrëdhëniet dhe marrëveshjet më Serbinë.

Fatëbardhësisht, Dardania, sot e ka një udhëheqje shumë të aftë e të pastër në të gjitha aspektet.

Ushëheqja e sotme është e dijëshme, e guximshme dhe shumë e përkushtuar në mbrojtje të sovranitetit, integritetit dhe tërësisë territoriale si asnjëherë më parë.

Udhëheqja e tashme mori guximin e doli përball atyre që edhe zogjet e malit e vërenin se kanë marrë anën e Serbisë.

Kryeministri Kurti nuk mundi t’i pranonte politikat aktuale të Evropës dhe përfaqësuesve të saj. Ai u deklarua me emër dhe mbiemër, gjë që doli e vërtetë, pasi tani publikisht po e pranojnë se Serbia është agresore dhe provokative.

Ishte Kurti ai i cili, vërtetë i shtyu palët që, ta ndërrojnë kahjen, kursin dhe narracionet karshi Serbisë.

Më në fund vërtetua se deklaratat e vazhdushme të udhëheqjes legjitime dardane që ua bënin më dije Bashkësisë Ndërkombëtare, me theks të veçantë, BE-së, se Serbia qëndron pas grupeve, tani, diverzanto-terroriste ushtarake ishin të vërteta.

Serbia kishte qellim okupimin e veriut duke ndërhyrë ushtarakisht në kundërshtim me Marrëveshjen e Kumanovës të vitit 1999 dhe po ashtu kundër Rezolutës së OKB-së, e cila ia ndalon ushtrisë serbe t’i ofrohet kufirit me Dardaninë në një perimetër të 25 kilometrave.

Fatbardhësisht, SHBA, e pa rrezikun se po kërcënohet paqja jo vetëm në Ballkan, por edhe më gjerë.

SHBA po e mban barrën kryesore edhe me ndihmat ushtarake në luftën mbrojtëse të Ukrainës me okupatorin dhe luftënxitësin edhe të një konflikti eventual në Ballkan, respektivisht në Dardani sikur ate të

Donbasit.

Serbia tentoi ta ndërrojë edhe situatën në hemisferën gjeopolitike duke shpresuar qe të ketë përkrahës por, fatëbardhësisht po pëson debakël.

Qëndrimet dhe paraqitjet publike të Kryeministrit Shqiptar, për fatkeqësinë tonë dhe të shqiptarëve në përgjithësi, janë të njëjtat me ato të Vuçiqit që i shkon për shtati Rusisë.

Por, ajo që vlen të theksohet se, Parlamenti i Republikës së Dardanisë, i unifikuar si asnjëhere më parë pozitë e opozitë, të enjten solli Rezolutën më të nevojshme që e dënon sulmin terrorist serb në Dardani.

Kjo rezolutë ishte më se e nevojshme në këto rrethana dhe besoj se do të ketë impakt pozitiv edhe tek faktori ndërkombëtar, posaçërisht kur SHBA-t vendosen për kyçjen më të fuqishme dhe serioze deri më tani.

Ndërsa, sadopak edhe BE-ja doli publikisht në vlerësimin se u organizuan sulme terroriste ndaj shtetit të Dardanisë që nënkupton se Serbia është në zgripcin më të pavolitshëm politik deri me tani.

Kjo kyçje serioze e SHBA-ve, duhet të jetë një provë dhe garanci ashtu siç kanë deklaruar zyrtarisht rreth Asociacionit, i cili assesi nuk do të jetë me kompetenca ekzekutive, respektivishtë pengesë rreth shtet-funksionimit të Republikës së Dardanisë.

Por, tani Dardania qëndron në pozicion më të volitshëm ku, jo vetëm të dakordohet për një lloj ngrehine për serbet e veriut por, tani duhet të insistohet në njohje reciproke, defakto dhe de jure pa vonesë.

Çështja e Asociacionit, nuk mund të jetë në rend të parë para marrëveshjes definitive sepse qëllimi i Serbisë është prolongim sa më i gjatë të jetë e mundur i çdo marrëveshje, duke i ikur njohjes së Dardanisë, ku Vuçiqi pa ndërprerë e përsërit se kurrë nuk do ta njoh Dardaninë.

Tani, çfarë kuptimi kanë bisedimet nëse nuk është në agjendë njohja defakto dhe de jure?

Kjo marrëveshje duhet të përfundojë para vitit 2024, pra, para zgjedhjeve evro-amerikane, aty ku Serbia shpreson në ndryshimet e udhëheqjeve të këtyre dy vendeve, të cilat sipas llogarive të tyre, do të ishin në favor të Serbisë, ashtu siç mendon ajo.

Definitivisht, u kuptua se Serbia nuk e ka hallin e të drejtave të serbëve në veri por

qëllimi kryesor është, që ta aneksojë pjesën veriore, ëndërr e pa shuar e Aleksandër Millosheviqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat