Berisha midis parimeve e kulturës politike?!

Opinione

Berisha midis parimeve e kulturës politike?!

Nga: Sami Mulaj Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 14:37
Autori Sami Mulaj

Berisha midis parimeve e kulturës politike ?! Një personazh i njohur i politikes post diktatoriale në Ballkan e në Europë, Sali Berisha jetoj më gjatë se pak kush në politikë. Në ulje ngritjet e valëve të detit a oqeanit politik, mbijetesa e tij është falë karizmes që zotëroj si një artikulor i rrallë i fjalës me peshë, por edhe si një njohës shumë dimensional i realiteteve shoqërore të jetes e të historisë. Si pak kush, me një jetë të suksesshme falë perkushtimit të tij, e investimit të madh në lemin e studimit e të kerkimit shkencor dhe i rrethuar në një mjedis të prirë me krenari e fisnikëri brezash, jeta e tij prej lideri ishte e pritur.

Nuk ishte rastesi prej një provinciali të lindur në cepin verilindor të Shqiperisë, në Tropojen e harruar e mënjanuar prej një shekulli nga shteti amë Shqipëria dhe e larguar nga trungu ì saj, prej Gjakovës e Kosovës që prej lashtësie bashkë si një pjesë unike e pa ndarë. Midis këtij mjedisi etniko shpirtëror lindi dhe bëri fëmijërinë e tij, lideri i ardhshëm shqiptar, që në kacafyllin midis dy shekujve bëri emër. Sali Berisha e vuri vehten përball vorbulles së re te politikes, tek duhej shkelmuar një sistem politik ose me saktë tek duhej rrezuar një diktaturë ndoshta më e egra ne Europë qe mbas nazizmit gjerman dhe të nisej një udhë katerciperisht e kundert me diktaturen, një sistem i ri me elementet e demokracise mbi bazen e vendosjes së ekonomisë së tregut te lirë.

Shumë kush merret me dobesitë e gabimet e rrugës duke harruar e mënjanuar vështirësinë me tē madhe, atë të permbysjes se një sistemi rrenjosur egër në të gjitha fushat dhe nisjen e një sistemi tē ri krejt të pa ngjashem në asnjë segment të jetës. E kjo duhej realizuar me të njejtët njerëz, me ata që mjeshterisht kishin mesuar të trumbetonin arritje te kolektivitetit, të barazisë, të luftes së klasave deri në vëllavrasje e të partishmerisë e të dashurisë deri në sublim per udhëheqësin e partinë.

Tē mbijetosh faktor në politikë për tridhjetë vjet, e pershtatesh politikat qeverisëse në Ballkanin me tre luftra, atë të Bosnjës, të Kosovës dhe të falimentimit ekonomik të Greqisë ( që kishte emigrimin më të madh në histori të shqiptareve), është jo një dhunti por një aftësi e jashtezakonshme krijuese e një bashkerendim politikash me ekipe si në politiken e brendshme e atë të jashtme. Të orientohesh me kabinete deri edhe të kunderta në politika euroantlantike me administratat e kancelaritë e mēdha të botes që ishin dhe jane të interesuara direkt në Ballkan, ishte një zotësi, që vetem burreshtetasit e vertete e bejnë të mundur. Dhe ketë Sali Berisha e bëri një realitet të kapshem, duke i dhenë Shqipërisë kahje e zhvillim paresor drejt hyrjes në Europë, cka ishte dhe deviza e re e shqiptareve për ta bërë Shqipërinë si Europa.

Pranimi i Shqiperise ne Keshillin e Europes në mandatin e parë të qeverisjes demokratike, heqja e vizave dhe realizimi i levizjes së lirë të shqiptareve në Europë e pranimi i Shqiperise ne aleancen e madhe tē bashkepunimit të Atlantikut, pra ne Nato janë frutet e asaj pune gjigande të administratave të Berishes, që kurrsesi nuk mund të realizoheshin pa prirjet e shendetet ekonomike e sociale të vendit, pa mbikqyerjet e kujdesshme të raporteve sociale e ekonomike dhe pa luften e angazhimet e verteta e pa komprimise kunder kancerit që perfshin gjithe fushat, atë të korrupsionit e tē krimit të organizuar. Për gjithë keto Berisha mori noten me te lartë si politikan duke u bërë burreshtetasi i parë në historinë e Shqiperise që ngriti në nivelin me të lartë të mundur marredhenjet midis Shqiperise, kancelarive në Europë e deri me Ameriken duke i bërë partnere kryesore të mbeshtetjes se Shqiperise. Vula e kesaj arritjeje është vizita e presidentit te parë amerikan në detyre, George W. Bush që shkel token shqiptare dhe nga kryeministria e Shqiperise shpall njekohesisht pranimin e Shqiperise në Nato dhe njohjen e Pavaresise së Kosoves, dy arritjet më të medha të shqiptareve në ketë fillim shekulli. Keto politika benë të mundur dhe çeljen e negociatave per hyrjen në Bashkimin Europian. Gradualisht u bënë shumë punë dhe në realizimin e lidhjes së gjithanshme të shqiptareve pavaresisht kufinjeve, duke bërë histori suksesi lidhjen me autostradë të dy kryeqendrave shqiptare të Prishtines dhe të Tiranes, për të cilën opozita e atehershme e qeveria e sotme e emertonte “rruga e asgjëkundit “(cka as në enderr nuk e kishin parë shqiptaret…) dhe në Shqiperi lidhjen e gjithë qyteteve e qendrave urbane me rrugë automobilistike të asfaltuara, e lidhjen me tynel të qytetit të Elbasanit me kryeqytetin e Tiranes ( edhe kjo një arritje e pa enderruar duke i bere qytetaret e Elbasanit një me kryeqytetin). Nuk kisha qëllim të rreshtoja këto realizime të kohes së Berishes, si qellim në vehte për të ngritur lart Berishen e qeverisjen e tij, por për të paraqitur se cfarë ka midis Berishes, suksesit të tij të pamohueshem nga askush, deri edhe te kundershtareve të perhershëm dhe të Berishes a “nëntokë” së tij, si demtues i demokracise dhe mbështetës i korrupsionit aktiv ose pasiv, cka dhe departamenti i shtetit te Amerikes i veshi “qyrkun”e Nongratos në një rast të pashembullt kurr për një figure në politike që ka dhjete vjet i larguar nga politika aktive si lider si në pushtet dhe në opozitë ?! Si një rast krejt i veçante, cka duhet të studjohet edhe në shkollen politike mendoj të veçoj disa dukuri jo krejt te errëta që flasin si prova të verteta se kush është Sali Berisha: Ai lideri i suksesshem e parimor që ka shkele kulturen politike, apo Ai lideri i pa suksesshem që ka luajtur zgjuar kulturen politike për të mbajtur pushtet dhe ka shkelë parimet e politikes ?! Është e veshtirë të gjesh Berishen në keto raste, mbasi ai ka luajtur me dy palet e gureve të shahut aq mirë duke parë interesat e vendit të tij, në plan të pare si sovranist dhe jo interesat e pushtetit. Lobimi i Berishes me administratën republikane në dy rastet me presidentet Bush, na paraqet qartë se si Berisha në lojen e kultures politike mjeshterisht i dhe vendit të tij realizime të medha kolosale ose më saktë solli kapercime të mëdha e historike. Në ketë fushë loje Ai, pra Berisha parimor dhe Berisha me kulturë politike nuk ka pasë asnjëherë qellim denigrimin e kundershtarit politik, jo se ai është sjelle aresyeshem me Berishen por motoja e tij, ka qenë dhe e ka ruajtur deri në fund se denigrimi i kundershtarit është denigrim i lojës demokratike të politikes dhe gradualisht po ti hysh kesaj manovre jo demokratike, ke rreshqitur vendin në shemtim të demokracise duke demtuar interesat themelore të shtetit, e duke sjellë dobësim shteti e humbje graduale të sovranitetit. Kjo, ka ndodhë nē të gjitha vendet e vogla qe kanë demokraci të brishte si në Shqiperi e kryesisht ne vendet afrikane e të Amerikes se Jugut. Për shtete te mëdha si Turqi, Rusi e në Ballkan si Serbia e ndonjë tjeter ka patur devijim te plotë në shtete autoritare me demokraci të shembur. Atë që Berisha nuk e mendonte dhe nuk mund ta pranonte me asnjë çmim e bëri me shumë pasion kundershtari i tij politik. Duke u sponsorizuar nga qarqe të errëta e kriminale e fondacione të huaja, falë kultures politike që në botën demokratike e sidomos në Amerikë ( lobimet janē pjesë e politikë bërjes, pra pjesë e lojes politike )kundershtarët politikë e përdoren sulmin kundër tij si nje mjet sigurie për mbajtje gjatë pushteti. Pasojat janë dhenë më shpejt se priteshin…Balancat e pushtetit mungojnë, pra demokracia është deformuar…Arroganca qeveritare eshte fotografia e ditës në cdo fushë. Opozitarizmi është rrezuar gati plotësisht. Mosperfillja e qytetarit është krejt e dukshme, jo vetem në njohjen e votes, por gati në çdo aspekt qytetari shqiptar është i rrezikuar…Të drejtat e tij janë në duart e qeverisë. Me “ndeshkimin”e Berishes është ndeshkuar Shqiperia, është ndeshkuar shteti shqiptar. Nongrato kundër Berishes nga Amerika është Nongrato e Amerikes kunder shtetit e pushtetit në Shqiperi, pasi nuk njihen organet shteterore të hetim, zbulimit e gjykimit duke i kapercyer si të pabesueshme dhe ky është një akt i lexueshem. Janë ndeshkuar shqiptaret duke dhene një shembull lufte jo parimore në politikë e duke deformuar e mos njohur vullnetin e qytetareve për politikat e politikanet që ata vetë i zgjedhin. Vendi ka rreshqitë pas në te gjithë treguesit e ekonomise e të shtet formimit. Vetëm pushteti është bërë më policor. Qeveritaret e sotem janë të gatshem që me kete grumbullim pushteti ta bejnë rikthimin e plote të diktaturës por pa prekë rimthimin e pronave si baballarët e tyre pas lufte ( tani trazhgimtaret pushtetare janë pronaret e mëdhenj me prona te grabitura nga pas diktatura) dhe me mbylljen e kufinjēve ( do te kufizoheshin vetë e familjaret e tyre për të bërë lluksin e madh e të shfrenuar, për marrjen abuzive te kredive te huaja dhe për depozitimin e te ardhurave nga grabitjet në bankat jasht shtetit) Hapi i parë që te shkohet drejt normalizimit është heqja e “Nongratos si mjet politik e juridik ndeshkimi per të shpëtuar Shqiperine nga pushtetshteti me nuanca diktature mbajtese për të cilat shqiptaret kanë kuptueshmeri të plotë e përvojë gati shekullore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat