Gjykata e dostave

Opinione

Gjykata e dostave

Nga: Bekim Rexhepi Më: 12 janar 2024 Në ora: 21:30
Bekim Rexhepi

Gjykata kushtetuese e Kosovës është hedhur në kondita të kritikës së ashpër vetëm sepse po mbanë me fanatizëm strukturën - reliktin e saj të brendshëm të një pushtetit të rënë prej vitesh. Zgjedhjet në këtë strukturë të Kushtetueses janë bërë gjatë pushtetit të Prontos, nga Bosi i Mafisë dhe nënkryetari I PDK-së Adem Grabovci. Zgjedhja e Aleksander Lumezit ishte kapaku i kupës mbi drejtësinë e dirigjuar politike, dhe tash mbajtja e më shumë e strukturave të saja është mirëmbajtja, është mizëria më absurde se kjo Gjykatë ruan pushtetin e krimit dhe të Mafisë Pronto.

Madje, fakti dhe dëshmia më e pa kontestuar që penalizonë këtë gjykatë është se autoret e krimit të organizuar nën siglën Pronto Mafia janë të lirë, pikërisht prej vendimeve të saja sterilizuese. Ajo na konstatojë se: “Nuk ka fakte të mjaftueshme dhe se të gjitha faktet e supozuar janë sterilizuar në masë të duhur sa që gjykata komprometon faktet se ato janë kinse vetëm retorikë me mjete elektronike, ca telefonata dhe biseda private” për të cilat gjykata merr vendim për të shfajësuar nga akuzat për krim të organizuar. 

Këtë e bënë vetëm një Gjykatë Politike, e cila ka marrë urdhërime më parë për të mos u shembur e para, por e fundit. Kjo edhe po ndodh. ajo me sa duket do të shembet e fundit, por duhet të pranojmë faktin se siç u shemb përfundimisht edhe pushteti i Pronto Mafisë, ka edhe një fund për këtë gjykatë të dostave, e cila në emër të gjithë Kosovës, vendoste siç donte vet. Ndërsa, Gjykata Dostave nuk mund të shkoj përtej Kushtetueses, me interpretime e riinterpretime abuzive që do ta komprometojnë  vetëm brenda vetvetes dhe me vetveten. Shteti dhe Pushteti aktual do ta vuajnë pak këtë shkrehini politike që po mbijeton, e cila fshihet pas një legjitimiteti të kaluar politik e që në fakte është një konstrukt kriminal i mafisë politike të kohës 

Pra, si shenjat dhe të dhënat mbi zezonë e qiellzës, nën vrojtimin e rëndomtë të asaj llupës së teleskopëve për astrologët, na duhet ta shohim po kaq rëndomtë këto shenjat edhe të dhënat e krimeve të mafisë nën siglën Pronto, për të kuptuar përfundimisht se ku ndodhet realiteti i kësaj Gjykate Kushtetuese të Kosovës.    

Apo thënë më mirë, ndofta duhet të presim që ndonjë gjykatë tjetër jashtë Kosovës të na krijojë një proces të ri, paralel për ta dënuar krimin e Pronto Mafisë që është dhe mbete barrë për të ardhmen e drejtësisë në Kosovë, kjo mafi qe ka zhvatur çdo pore të shtetit të Kosovës për 20 vite rresht. 

Megjithëse disa prej tyre, kriminel të Pronto Mafisë, janë në gjykatën e Hagës për akuza edhe tjera më të rënda për krime Lufte, kështu është, ndërsa le të shpresojmë edhe për një përballje e re të tyre në një gjykatë të brendshme për krime ekonomike sepse krimi i pa dënuar sot është një rrezik, një kopje e ricikluar nesër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat