Rregullat spartane

Opinione

Rregullat spartane

Nga: Agron Shabani Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 09:42
Autori Agron Shabani

Mos shpall luftë të jashtme, pa e siguruar paqen, qetësinë, sigurinë dhe harmoninë e brendshme! 

Mos lidhë marrëveshje paqësore me kundërshtarin ose armikun nëpër rrogozet, trashetë ose istikamet e luftës, pa e ditur numrin e viktimave dhe dëmeve ose pasojave të luftës! 

Mos u hedhë në fjalime, vendime ose reagime të ndryshme mbi bazën e asgjësë për asgjë! 

Fol ose bisedo për paqen, nëse je duke u përgatitur për luftën .

Ne çështjet ose punët e popullit (kombit) dhe atdheut, gjithmonë mbaje ose vendose gjuhën pas zemrës, mendjes, emocioneve dhe shpirtit.

 Kurrë mos u thuaj kurrë veteranëve, akterëve, strategëve, komandantëve dhe heronjve të luftës!

Zgjidhi fjalët dhe ruaj buzëqeshjet (buzagazet) e jetës dhe motmotit për kohë lufte. ( Janë këto vetëm disa nga mësimet e posaçme të spartanëve të lashtë mitiko-epik që mund t´i shërbejnë ose hyjnë në pune dikujt në çaste ose momente të caktuara.

 SHBA-së, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë ose fuqive kryesore të globit dhe kontinentit tonë- lidhur me vazhdimin e dialogut (maratonik) me Serbinë, si dhe në çështje dhe aspekte tjera gjeostrategjike, gjeopolitike ettj..: Nuk bën t´u kthehet fjala! Nuk të duket punë e mençur ose inteligjente ,kur Kosova dhe shqiptarë totalisht ose absolutisht janë të varur prej tyre .

Gjithashtu, edhe retorikat, oratoritë ose fjalët e nxehta revolucionare apo luftarake ndaj Serbisë nga ana e ë politikës dhe diplomacisë së Kosovës në arenën botërore ose ndërkombëtare, nuk i pjekin as bukën, as kulaçin.

Aq me pak duke bërë sehire, hezitim, animozitet, amnezinë, amorozitet ose "qyqarëllëku te lartë" qeveritar, presidencial, parlamentar, institucional, politik ose diplomatik ndaj çlirimtarëve ose komandantëve të shquar shqiptar të UCK-së në Hagë!

Janë disa forma ose metoda të njohura ligjore (juridike), institucionale, politike, diplomatike, parlamentare dhe gjithë popullore (nacionale) për mbrojtjen e tyre sublime dhe relevante: Por...???!!!

 Nejse...!

Sot është bërë më se e vështirë të qortosh ose kritikosh paksa Kryeministrin Kurti, Presidenten Osmani, Kryepaerlamentarin Konjufca, Krye diplomaten Gërvalla etj...Të ngjan në "salto mortale"; po n´ mision Sizifi ose Herkulesi përballë atyre që i glorifikojnë, himnizojnë dhe mitizojne Presidenten Osmani, Kryeministrin Kurti etj.

Thonë se Justiniani nga shekulli shtatë (7) deri në vitin 529-para Krishtit, i mbylli të gjitha akademitë ose shkollat filozofike të Athinës për shkak të retorikës ose oratorisë së gabuar fetare, kulturore ose politike.

Edhe Platoni në kohën e tij i ndau ose klasifikoi opioninistët ose opinionbërësit dhe opinionshitësit e ndryshëm në racional, profesional dhe pozitivë, si dhe në irracional, anti-profesional, negativë ose destruktivë.

U mor vesh se gjuha është kyçi ose boshti kurrizor i shkencës, edukatës, kulturës, arsimimit, emancipimit, moralit dhe disiplinës së lartë shkencore, intelektuale, kulturore, qytetare, profesionale, politike, diplomatike, gazetareske, publicistike etj. 

Gjuha është elementi ose instrumenti më i rëndësishëm ose kryesor i dialogut, konsensusit dhe kompromisit të njohur intelektual, inteligjent, kolokfial, seminarik, kulturor, qytetar, politik, diplomatik etj. 

Me gjuhë nënkuptojmë luftën dhe paqen, dashurinë dhe urrejtjen, jetën dhe vdekjen, fillimin dhe mbarimin etj.

Ndaj, disa atje duhet pasur kondolencë, elokuence dhe kujdes optimal ose maksimal me mendimin ose opinionin e gjerë publik, politik ose diplomatik.

Nuk mjafton nëse një president (e), kryeministër, krye diplomat (e), diplomat; diplomate, ministre , apo dikush tjetër.. t'i  bëj grumbull një mori fjalësh në gjuhën angleze, gjermane, franceze, italiane etj. pa ua ditur vlerën as kuptimin. 

Duhen inteligjenca (intelekti), profesionalizmi, përvoja, morali, disiplina; edukata, kultura, akribiteti, subtiliteti, luciditeti, afinitetit etj. E sidomos inteligjenca e njohur politike dhe diplomatike.

Fjala ose nocioni inteligjencë vjen nga fjala latine 'interlligere', që do të thotë të krijosh ose organizosh relacione, respektivisht marrëdhënie midis marrëdhënieve ose lidhje midis lidhjeve.. 

Ky term ose nocion është prezantuar dhe konfirmuar edhe nga Ciceroni, Sokrati, Platoni etj...

Sipas tyre inteligjenca (inteligjencia) është ajo që bën njeriun të kuptojë dhe pranojë më mirë jetën, botën, natyrën dhe vetveten e tij. Ndërkaq, sipas Aristotelit, trupi, mendja (truri) dhe shpirti i njeriut janë të pandarë në kuptimin e asaj se shpirti i ka dy anë ose pjesë të tij: Pjesën racionale dhe pjesën irracionale.

Ndaj, gjithnjë sipas Aristotelit, shpirti në brendinë ose substancën e tij përmban ide dhe idetë janë të konceptuara dhe perceptuara përmes inteligjencës së njeriut në kuptimin e njohur se shpirti e ushqen trurin dhe truri e ushqen shpirtin e njeriut.

Për Hegelin ndërkaq, inteligjenca është gardian ose kujdestari i të gjithë jetës koshiente (logjike) ose psikologjike. Përderisa, Imanuel Kanti e shikonte dhe kuptonte inteligjencën vetëm nëpërmjet bashkimit të saj me intuitën dhe sensibilitetin, si dhe me ndërthurjet ose ndërvarjet totale dhe absolute që burojnë nga dija, evolucioni dhe përvoja e njohur e njeriut.

Schoppenhaueri e shihte inteligjencën si nënshtrim të shpirtit dhe vullnetit njerëzorë, gjegjësisht si elementin e parë dhe esencial. Dekarti  e përcaktonte inteligjencën si "mjet për përfitimet e shkencës dhe teknikë perfekte të lidhur me një pafundësi gjërash".

Leibnitzi i referohej inteligjencës si një shprehje e nukleusit dhe radiusit progresivë të vetdijes dhe ndërgjegjës individuale dhe kolektive.

Se këndejmi, Darwin, në librin e tij “Origjina e specieve” pohon se "qenia njerëzore është kurorëzim i evolucionit dhe progresit, dhe inteligjenca është ajo që i dallon ose diferencon njerëzit prej kafshëve".

Në psikologji, inteligjenca ka dy elemente kryesore që dallojnë një person inteligjent nga një person jo inteligjent ose më pak inteligjent: energjia ose kapaciteti për të punuar dhe krijuar si dhe performansa dhe sensibiliteti.

 Me fjalë tjera, një person inteligjent, intelektual ose performant në fusha të ndryshme, ka një narracion dhe kapacitet pune, si dhe një nivel ose radius levizjeje dhe enërgjie krijuese ose inovatore shumë më të madhe, sesa një person jonintelegjent ose më pak inteligjent dhe jointelektual.

Ndonëse, psikologët dhe psikologjia i referohen intelegjencës së njeriut edhe nga pikëpamja intelektuale, profesionale, sociale, morale, materiale, shpirtërore, emocionale etj.

Në këtë prizëm, të ndikuar paksa edhe nga filozofia sociale e Thomas Robert Malthusit i cili mbeshteste faktin se burimet ose resurset natyrore janë të limituara dhe se njerëzit mbi bazën e njohur të zhvillimit , intelektualitetit, akribitetit, luciditetit, subtilitetit dhe intelegjencës së tyre, konkurojnë për burimet, vlerat ose resurset e njohura globale ose universale: Psikologët janë të mendimit se është e drejtë sovrane dhe legjitime e personave intelektual dhe intelegjent të sundojnë ose mbizoterojnë mbi personat jointelektual, jointelegjent ose më pak inteligjent.

Personat me probleme mendore ose me aftësi të kufizuara shpirtërore, emocionale, mentale (psikologjike), intelektuale dhe profrsionale, nuk arrijnè tè identifikojnè nè menyrè korrekte dhe koshiente ose logjike detyrèn dhe misionin e tyre, tè planifikojnè njè strategji pèr zgjidhjen ose tejkaliin e njè problemi akut ose kronik si dhe tè monitorojnè sjelljet, veprimet ose reagimet e tyre.

Ndaj, nëse ka diçka intelegjente, racionale, morale, njerëzore ose humaniste tek njeriu i ditur, njeriu i thellë, intelektual, dhe intelegjent, ajo patjetër do duhej të zbriste ose ulej në fushën ose terrenin e njohur të arsyes dhe ndërgjegjjes së lartë njerëzore ose qytetare.

Në të kundërtën, duke i konsideruar jo arsyen dhe jo ndërgjegjen si "derivate të dorës së dytë": Siegumnd Freudi, pèrveç tjerash, thekson faktin se përvoja bazë e të pandërgjegjshmes (jondërgjegjies) ose iracionales, përreth së cilave gjithçka duhet të përmbyset dhe rrotullohet në raport me figurat e ndryshme prindërore ose paternaliste, parasë gjithash të ngjason në komplekset, incestet ose inçestuozitetet protofëminore ose adoleshente të tipit ose profilit të njohur të Edipit- ndaj nënës së nënshtruar dhe dhunuar nga i ati ose babai i tij; i cili për Edipin e vocërr, njëkohësisht është edhe i ndjerë, edhe i dashur, edhe i plotfuqishëm, edhe kundërshtar ose armik i tij etj.

Domethënë, "komplekset evolutive" të Edipit mund të tejkalohen, vetëm atëherë kur incesti ose inçestuoziteti i pandërgjegjshëm ndaj nënës dhe dashuri-urrejtja ndaj babait, shërohen ose sanohen me anë të zhbllokimit eventual të bllokadës foshnjore ose adoleshente që i kanë kapur dhe bllokuar tërësisht zhvillimin normal të psikikës (logjikës) ose botës së tyre shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike.

Në të kundërten, prej nënshtrimit ose dashurisë së marrëzishme ndaj shefave ose padroneve të glorifikuar, idealizuar ose hiperbolizuar, ndjekësit dhe viktimat, shpeshherë ose vazhdimisht e duan njëri-tjetrin.

"...U mor vesh se në fushën (tabelën) ose lojën e njohur të shahut, pos tjerash, janë tepër me rëndësi mbrojtja dhe fitoret e vazhdueshme të mbretit (shtetit). Gjithçka tjetër pra i takon mbretëreshës (luftës së UÇK-së, respektivisht popullit ose kombit tonë shqiptarë) -të cilët lojtaret e rryer dhe me përvojë nuk i japin ose nuk e falin si të thuash kurrë për një kali (tore) ose ushtar të thjeshtë në fushë.

Kështu është edhe me mendimin ose opinionin e shfaqur publik, politik ose diplomatik, i cili vazhdimisht i nënshtrohet ligjit të njohur të gravitetit ose baraspeshës së njohur morale (etike), inteligjente, intelektuale, profesionale, patriotike, meta etike, meta estetike etj. Duke i ngjarë kështu një "lavjerrësi" ose këndmatësi profesional dhe metaestetik në atë mënyrë që poli ose krahu i djathtë i tij, është gjithmonë i njëjtë ose i barabartë me të majtin në raport me epiqendrën. Gjegjësisht, me pikën qendrore të baraspeshës ose gravitetit. Në fushën e njohur lukrative dhe tepër sfiduese dhe kompetitive të mendimit ose opinionit të lartë shkencor, politik, diplomatik, zhurnalistik ose publicistik -sidomos.

Politikanët, intelektualet ose diplomatët e specializuar dhe kompetent të rangut ose nivelit të lartë shkencor, intelektual ose profesional, vazhdimisht i shohin , godasin dhe arrijnë caqet, objektivat ose qëllimet e tyre intelektuale dhe profesionale në atë mënyrë që nuk mundë t´i shohin ( godasin) dhe arrijnë edhe gjithë të tjerët. Në anën tjetër ndërkaq, ata gjithmonë i kryejnë ose përmbushin detyrat dhe obligimet e tyre morale, intelektuale, profesionale dhe patriotike ndaj popullit ( kombit) dhe atdheut të tyre përkatës ose respektivë në atë mënyrë që shtresat ose kategoritë tjera të shtetit dhe shoqërisë i lënë për me vonë apo nuk i përmbushin kurrë?! Duke iu ofruar të tjerëve alternativa, solucione ose zgjidhje konkrete dhe pragmatike ne tejkalimin e problemeve të ndryshme akute ose kronike, gjegjësisht, objektive dhe subjektive.

Politika është shkencë ose disiplinë e posaçme e shkencave politike, filozofike etj. 

Në kuptimin aksiologjik ("axios"- diçka me vlera dhe parime të larta morale, shkencore, humaniste, intelektuale, profesionale, inteligjente etj.) antropologjik (anthropos- njeriu ), metafizik dhe gnoseologjik-epistemologjik (dhunti, talent, narracion, mision, princip ose kriterium i njohur shkencor ose metologjik) i ndarjes ose klasifikimit (principium divisionis) të monizmit ose unilateralizmit nga dualizmi dhe pluralizmi, të anës njerëzore ose humane nga ana jonjerëzore, johumane, irracionale, afektive, emocionale, negative etj.

Pavarësisht dehjeve ose delireve të ndryshme ekstatike ose ekstazike të çastitit ose momentit.

Politika është akt, art ose një profesion i ndërgjegjshëm, lukrativë, kontemplativë, racional, linear, kompetitivë, komplementar dhe suplementar në kuptimin e ngritjes, projektimit dhe krijimit të edukatës, kulturës, narracionit, mendimit ose opinionit të gjithëmbarëshëm qytetar, kulturor, shtetror, nacional, politik, diplomatik etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat