Ike dhe ti “gjeneral”

Opinione

Ike dhe ti “gjeneral”

Nga: Gjon Marku Më: 18 prill 2024 Në ora: 22:16
Gjon Marku

E lë stilolapsin të pushojë qetësisht mbi tryezë e mendohem teksa në lajme shoh ato çfarë deklarohen për abuzimet tuaja me fondet e Ministrisë që ti drejtove Znj Ministre. T’i që të kishte pushtuar një imazh i rremë nga vetë karrigia ku ishe ulur në atë institucion pa engjëj. Po edhe tash që ike hija jote na vjen mbrapa si akrepat e padukshëm e ajo është hija e çedereve që ti mbolle në këtë institucion për kohën që e drejtove për ta ngritur një piramidë gërmadhash të korrupsionit pa ngjyrë. Me trishtimin që i mbulon nga flokët deri tek thonjët fermerët tanë kujtojnë përçudnimin që ti u bëre e fondet që atyre u takonin me të cilat ti abuzove. 

Ike dhe ti bashkë me unin tënd të padukshëm e të dukshëm. Bashkë me “akademinë tënde të barive” ti që pate kurajon të thuash se fshtarët e kanë fain që mbjellin shumë ullinj e vajin e ullirit skanë ku ta çojnë.  Ti që na drejtoheshe ne vartësve të tu me marrinë tënde të madhe “…Unë Gjenerali juaj pres prej jush të bëni laik e sher në gjithçka që unë publikoj”. Tani zvarritesh përjargëshëm si kermill, me guaska fallso dinjiteti.

Unë hesht e ajo heshtje është më tepër se heshtje, më tepër se natë me shpirtin thyer si një copë qelqi. Nëpërmendje sjell debatin sy në sy me ju në Shëngjin para specailisteve të të gjitha institucioneve vartese.

Ike dhe ti por mbrapa le çederet që ti bëre në krye të institucionin që drejtove, ti që bllokove fondet e Europës për bujqësinë pse kishe abuzuar me to qysh heret. Eh medet! Ti që ndërtove këtë kohë të mbarsur me prapësi ku vallëzon ligësia, në kohën tënde të intrigave. Tash orët rrëshqasin turrevrapi.

Ti ike po ne na le njëllosjen tënde të zezë të korrupsionit dhe të marrive o “gjenarali famëkeq” i abuzimeveefondeve të humbura që ja jepje tët vellai.

Jam grua e mbaj gjarperinj rreth qafes sikur flet hija jote. E fjalori yt më së shumti dallonte nga varfëria e mendimeve të paushqyera. Ti që sot s’je gje tjetër veçse një udhëtar rrugëhumbur në këtë kryeqytet çudi. Ti që tash më ngjan me merimangëne çfarë bëjnë ato më shumë edhe ato cerga thurin përherë.

Ti që kërkoje të heshtnim a të bënim temena gjithçkaje që ti shkruaje e flisje ani se ato që thoshe s’kishin lidhje me punën a institucionin që drejtoje apo me punën e institucioneve tona që ishin në vartësin tuaj.

Vishem e dal dhe pse mbremja kishte rënë. E marr rrugëndrejt sheshit kryesor të qytetit të Lezhes. Rruga bosh por unë a thua se e shoh hijen tënde që lëviz. Ndjej erën pas shpine dhe buzëqesh ndërsa sërish kujtoj atë takim tuajn me specialistët e bujqësisë, mjedisit etje pikërisht aty në port larg syve të medjas  në atë prag fushate ku disa prej nesh patën kurajon të të shohin e të të  thonë në sy se s’të njihnin për “gjeneral” e një nder ta isha dhe unë që qysh në krye të herës të kisha deklaruar se e di mirë se “gjeneralët” këpusinm koka e unë (që e cilësova veten ushtar i thjeshtë por i denjë i Republikes së Shqipërisë meqë ti e vetëcilësove gjeneral) di mirë të hesht dhe e di se gjeneralë si ju këpusin koka por duke ju parë drejt në sy mundë t’iu drejtohem.  

Unë ushtari më i thjeshtë i Republikës së Shqipërisë që jam mirëshkolluar në sistemin e Enver Hoxhës duke mbaruar ciklin e plotë universitar në të vetmin universitet të njohur në botë qysh në atë kohë. Unë ushtari më i thjeshtë i Republikës së Shqipërisë i shkolluar e mirëshkolluar dhe në sistemin e demokracisë pasi kam mbaruar studimet në Universitetin e Shkodrës duke mbaruar fakultetin e dytë ne shkencat ekzakte apo Specializuar në kurisn pasunibersiter në Fakultein e Bioteknologjis.

Unë ushtari më i thjeshtë i Republikës së Shqipëris që jam specializuar në Repubnklikën Popullore të Kinës me para të ministrisë që ju drejtoni dhe veten e vetëcilësoni Gjeneral. Po ju drejtohem ju dhe ju them se një organizëm funksionon si një i vetëm dhe i shendoshë kur nuk ka qeliza kancerogjene korrupsioni. Këto qeliza kancerogjene Zonja Ministre shumohen e kthehen në metastaza që e pushtojnë krejt organizmin. Apo nuk e kuptoni Zonja Ministre çfarë do të thotë metastaza.

Ju zonja Ministre po na kerkoni ne që t’iu bejme lajka, shar e sher shkrimeve dhe fjalimeve te tua. Po unë ju ndjek dhe gjykoj mbi ato që ti thua po duket se ka ardhur koha që specilaistët të mund të flasin me shumë për çeshtjet që kanë të bëjnë me institucionin.

Eshe une jam në medja e në shtyp çdo ditë e pa pasur hezitim them ketu se unë ushtari më i thjeshtë por i denjë i Republikës së Shqipërisë jam autori i disa librave dhe botimeve, autori i disa kumtesave shkencore po s’pres që kolegët të më bëjnë lajka e sher e sher. E aq me tepër t’i baj lajk e shere vetevetes e pas kësaj pyes çrëndësi ka nëse ne që me ligj duhet të bëjmë punën i bejme vetevetes lajk e shere e rëndësishme është sa pëlqime na bëjnë fermerët që shpesh ndëshkohen nga veprimet a mosveprimet tona. E dij mirë se e epërmja nuk është materiale, por shpirterore. Po ç’rëndësi ka kjo apo në këtë prag fushate duhet të themi se ja ç’turmë ka nga mbrapa ky farë soj “Gjenerali”

Ti që deklarove këtu se është mbjellur më shumë, është uitur me shume e se ne jemi në rrugën e mbarë.

Une nuk po hezitoj të them se në Gëziq ku unë kam lindur nuk ka asnjë pëllëmbë toke të vaditur pse një kryplak pasi ka rrastur kopotën ushtarake në sifonin e rezervuarit e ka marrë fondet e Ministrisë që ju drejtoni ka ikur  për s’dihet se ku tu e lanë gjith fashatin pa pikën e ujit.

Ti zonja Ministre (gjeneral) që ne specialistëve që akoma jetojmë në shtepia me qira na kerkoje të visheshim me këmisha te bardha e pantallona të zeza se ashtu e donte etika. Po a e dini ju se poshtë atyre këmishave të bardha shpesh gjenden vemje që ju u hidhnit një kockë të majmem si të ja hidhni qenit që të pushojë së lehuri.

Por tashmë ti ike e çrëndësi kanë këto. Duku larg e diku afer vjen një zë i afshtë i një jehone. E hedh veshtrimin tutje në kreshta ku një tufë korbash duket se turren drejt ndonjë coftine ndërsa ty të ka thirrur SPAKU e unë mendoj e them sot mos ua kopjo krrokamën o ministrja “gjeneral”. Ndërsa shkel në gjethet e fundit të qarreve të vjetër. Ndërmend sjell atë ditë korriku kur nëShëngjin përballesha me ju. Qesh me ironi teksa kujtoj grahmat e zvetnuara të drejtoreshës time në institucionin qëndror një gjysëm njeri me atë pamje të shëmtuar siç kishte shpirtin e saj që me ndërgjegje të vrarëturfullonte e mërmeriste se kisha gabuar e drejtorit tim i thosh se fjalet e mija kishin qënë si fatëkeqësi ligësie.

Po ç’rëndësi kanë këto tani që ti ike Zonja Ministre?!

Ike dhe sot s’dihet çfarë të pret ty veçse një gjë është e qart ti le mbrapa hijen tende të zezë që si panterë ishe turrur mbi fondet e bujqësis që ti vidhje. Eh fjalimet e tua me akademi barish mua sot më ngjajnë fjalimet e dikureshme të antares së byros politike Lenka Cuka e pompoziteti yt prej “gjenerali” me fodullëkun e partizanëve militant. Por prapa tyre na kthente ne që rrëzuam atë sistem mendimin e të besuarit të të djeshmes pa tek ai system që në fakt kish vdekur por hajdutër si ju Zonja ministere nuk kishte. Brenda i kisha ëndrrën dhe zhgënjimin. 

Ti që institucinet vartëse i mbushe me gjysëm të shkolluar a letrashkrues anonimë ti që fute frymen e abuzimit dhe mbi të gjitha mbolle frymën e marris e flisje në emer të civilizimit të rremë. 

Të shoh ty kur hapat hedh zvarrë drejt instituvionit të SPAKUT në mendje më vijën fjalimet e tuaj të baltosura. Një piramidë gërmadhash u ngrit nga korrupsioni pa ngjyrë prej teje në kohën tëndenë këtë realitet të brishte civilizimi.

Në çastin e ikjes pa kthim mendoj e çfarë tjetër jeni ju veçse “gjenerali” i vjedhjeve pa fre ju metastaza e korrupsionit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat