Dr. Jakup Krasniqi apo kërkon satisfaksion me akuza?

Opinione

Dr. Jakup Krasniqi apo kërkon satisfaksion me akuza?

Nga: Islam Fejzullahu Më: 11 gusht 2017 Në ora: 13:56
Jakup Krasniqi

Para sa vitesh kur i famshmi EULEX me ndihmën e qarqeve tjera (agjencive të jashtme) dhe ne bashkëveprim me Serbinë duke përfituar nga format e ndryshme materiale, antishqiptare e çfarë jo tjera doli në skenë një atëherë nga shumë të akuzuar” i çmenduri” Nazim Bllaca i cili me formën dhe veprimet si u prezantua ne opinion e media te ndryshme duke u prezantuar edhe ne kuvendin e Kosovës me CD e marifete tjera, nga deputet të  kuvendit, pikërisht kur dr. Krasniqi ishte kryekuvendar dhe pranoj fajësinë për vrasje dhe bashkëveprime kriminale, shumica nga opinioni gjithëkombëtar e shpallen bashkëpunëtorë të UDB-së serbe, të çmendur, tradhtar, e çfarë jo epiteti tjetër, sepse doli me akuza konkrete dhe me emra e mbiemra, te cilët asokohe pikërisht dr. Krasniqi i mbronte dhe i arsyetonte sepse  hanin bashkërisht ne një pjatë të përbashkët?

Tani pas sa vitesh kur qerrja e Jakupit me shumicën e bashkpartiakve te tij mori teposhtën dhe u prish kurora e martesës se atëhershme qysh nga ditët e para te themelimit të celulave të UCK-së kur  tani dr. Jakup Krasniqi ishte zëdhënës i shtabit të UCK , i cili ne media (TV) me truprojë e uniformuar para kamerave lexonte komunikatat e shtabit te gjithëpërfshirës te situatave dhe insinuancave te ndryshme (kombëtare e antikombëtare), dhe pikërisht i atyre te cilët tani i akuzon për veprimtari kriminale, krim, korrupsion, kidnapime, vrasje e çfarë jo tjetër, doli se Nazim Bllaca nuk qenka i çmendur e as tradhtar, por qenka bashkëpjesëmarrës me Jakupin dhe me te akuzuarit e tjerë te cilët atëherë ai i apostrofonte por tani edhe dr. Krasniqi i zbulon dhe i akuzon!

Në fakt Nazim Bllaca në ndonjë kohë të ardhme ndoshta sipas ndokujt do shpallet edhe heroj, por jo edhe Jakup Krasniqi, sepse Nazim Bllaca ka pranuar fajësinë, ndërsa Jakup Krasniqi me anë të këtyre akuzave qe tani çdo herë vetëm sa ua shton edhe epitetet dhe rendit emrat nuk e konsideron veten ne asnjë mënyrë as bashkëveprimtar edhe pse si zëdhënës  i te atillëve ne një kohë nen uniformë te përbashkët, por si duket kërkon satisfaksion apo alibi me akuza te tilla  kundër tjerëve për veten e vet?

Po harron dr. Krasniqi se qe nga konstituimi i institucioneve legale, zyrtare (me përjashtim te qeverisë se përkohshme) gjithherë deri ne mandatin e dytë të qeverisë Thaçi 2 ishte i përfshirë ne te gjitha institucionet; ministër ne qeverinë Rexhepi (nga ai post edhe sot janë kontestuese 11 milion euro të pa arsyetuara nga ministria e tij (ka pasur akuza parlamentare ne kuvend ndaj tij disa herë), kryekuvendar dy mandate pikërisht mete gjithë këta te akuzuar tani nga dr. Krasniqi!

Vallë tani ne këto kushte dhe rrethana ne te cilat po kalon populli i Kosovës pa institucione shtetërorë vetëm me një president të akuzuar nga ish bashkëveprimtarët dhe ish bashkpartiakët edhe kjo i duhet Kosovës, që siç e thotë populli po qojmë ujë ne mulli të huaj, apo tani kam frikë se ne te ardhmen ku do ndalen te këtillët nga frika për veten dhe akuzat për te tjerët?

Mendoj se tani janë tejkaluar te gjitha premisat edhe ne aspektin etik te shumicës sete apostrofuarve te cilët po heshtin sikur ne heshtje po pranojnë fajësinë, apo ndajnë mendimin tjetër se kanë filluar edhe tjerët te "çmenden" sikur Nazim Bllaca te cilin e shpallen edhe bashkëpunëtor të UDB-së por çfarë epiteti do merr ne te ardhmen dr.Jakup Krasniqi?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat