Ata që e hapen, edhe le të mbyllin Dialogun e Brukselit

Opinione

Ata që e hapen, edhe le të mbyllin Dialogun e Brukselit

Prof. Dr. Mehdi Hyseni Nga Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më 24 korrik 2018 Në ora: 19:50
Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi

*** Për këtë qëllim nuk nevojitet kurrfarë substitucioni i negociusve të dertitashëm, e as kurrfarë mobilizimi special politik e as diplomatik, sepse presidenti Hashim Thaçi e ka mbështetjen e faktorëve ndërkombëtarë,  si dhe të Kuvendit dhe të Qeverisë së Kosovës (2008-2018).

Mirëpo, në rastin më të skajshëm, nëse Dialogu do të  përfundote me ndonjë kompromis të pafavorshëm, që do të dëmtonte substancën e pavarësisë dhe të sovranitetit territorial dhe shtetëror të Kosovës, atëherë, logjiksht dhe normalisht, do të duhej që Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, të kërkonin përgjegjësi dhe llogari prej tyre, duke hedhur poshtë një kompromis të tillë antikombëtar, antishtetëror, antidemokratik dhe antiligjor .

Pa asnjë dyshim se,  Kuvendi i Kosovës ka të drejtë të kërkojë ndryshime politike, juridike dhe kushtetuese, që janë në  interesin e përgjithshëm të poullit dhe të shtetit të Kosovës. Kjo nuk vihet në dyshim, por, sa i përket kërkesës për  të rishqyrtuar procedurën e zhvillimit të negociatave të Kosovës me Serbinë në procesin e Brukselit (2011-2018), së pari, nevojitet që Kuvendi i Kosovës t’i anulojë tri rezolutat e deritashme, miratuara nga deputetë e vet dhe, në vend të tyre të nxjerrë një REZOLUTË TË RE për vazhdimin ose për ndërprerjen e Dialogut të Brukselit. Kjo është e drejtë sovrane e pacenueshme e Kuvendit, si organi më i lartë legjvënës i Republikës së Kosovës.  

Prandaj, as pozita, as opozita, nuk kanë nevojë të shpërbëjnë as qeverinë, as kuvendin e as ta demisionojnë presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, sepse janë në vonesë 7-vjeçare, asgjë nuk mund të ndikojnë e as të korrigjojnë sa i përket Dialogut të Brukeslit.

Ky Dialog ka mundur të pezullohet vetëm me vendimin e miraturar të Kuvendit të Kosovës më 2011, kur është kërkuar miratimi  i tij jurtidiko-ligjor.

Mirëpo, siç e dimë të gjithë ka ndodhur e kundërta. Kuvendi nxori  disa rezoluta  përkatëse, që ta legalizonte fillimin e një dialogu të tillë me Serbinë në shkallë ndërkombëtare. Në të vërtetë, kjo ishte edhe fitorja politike dhe diplomatike e Serbisë, sepse me pëlqimin e Kuvendit të Kosovës, ia arriti që ta sfidojë statusin  politik të Kosovës, duke legalizuar ndërkombëtarisht  “problemin verior” të Kosovës.

Tani, pasi ka “rënë miu për mustaqe” po bëhen përpjekje të mëdha  mes partive opozitare dhe atyre në pushtet, që të “riformatizojnë” procedurën e ligjshme dhe të pranueshme politikisht dhe kombëtarisht për  zhvillimin e mëtejmë të  negociatave të procesit të Brukselit. Mirëpo, është shumë vonë, sepse asgjë nuk do të mund të ndryshohet në konceptimin strategjik të tij, edhe nëse Prishtina i ndërron të gjithë negociuesit e deritashëm (2011-2018), sepse ndikimi i faktorëve ndërkombëtarë, nuk do të pësojë kurrfarë modifikimi të qëndrimeve dhe të pikëpamjeve të tyre lidhur me zhvillimin dhe me përfundimin e Dialogut të Brukselit. 

 Pas pavarësimit të Kosovës, dialogu me Serbinë është i pajusitifikueshëm derisa kjo nuk e njeh Kosovën

Fillimin  e këtij dialogu, jo më pak se 7 vjet e kemi kritikuar  (2011-2018), gjithnjë duke mbajtur parasysh faktin se fundi i një dialogimi të tillë me palën serbe të Beogradit, patjetër, do të sjellë në pikëpyetje  statusin e pavarësisë dhe të sovranitetit të Republikës së Kosovës (17 shkurt 2008). Mirëpo, këtë askush nga keqbërësit e politikës dhe të diplomacisë së Kosovës, nuk e kanë marrë parasysh, se, edhe pas shtatë vitesh dialogim  steril me palën serbe në Bruksel, në fund, Beogradi i mbështetur nga Moska dhe nga Pekini etj., do të kërkojë rishqyrtimin e statusit  politik dhe juridik të Kosovës, gjithnjë duke e konsideruar si pjesë territoriale të Serbisë sipas Kushtetutës së saj në fuqi (2006).

Duke qenë se Dialogu i Brukeslit është produkt i marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit, i monitoruar nga BE-ja dhe i mbështeur nga Amerika dhe nga  OKB-ja për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, esencën strategjike të tij, nuk do të mund ta ndryshojnë asnjë lider politik i Kosovës, edhe nëse zëvendësohen negociuesit e deritashëm (Hashim Thaçi, Edita Tahiri etj.)  me përfaqësues të rinjë të delegacionit të Prishtinës, sepse të të gjithë, do të jenë të detyruar, që të pranojnë të “arrirat” e deritashme 7-vjeçare të dialogimit në Bruksel me palën serbe të Beogradit nën monitorimin e Përfaqësuesës së Lartë të Diplomacisë dhe  të Sigurisë së BE-së, Frederica Mogherini, e mbështetur nga BE-ja, nga OKB-ja, nga Amerika dhe nga NATO-ja. 

Pse konsensus për Dialogun e Brukselit?!

Për të vazhduar  Dialogu i Brukselit, nuk ka nevojë për të ndryshuar asgjë nga politika dhe diplomacia e deritashme e ish-kryeministrit  Hashim Thaçi, tani president aktual i Kosovës, sepse  ai e ka filluar dhe, ai duhet ta mbyllë atë me Serbinë dhe me partnerët everopianë  dhe ndërkombëtarë.

Sa më sipër, tani,  pas  7 vitesh dialogim me palën serbe të Beogradit në Bruksel nën monitorimin e BE-së për Veriun e internacionalizuar të Kosovës, nuk ka nevojë për kurrfarë ndryshimi të politikës së Hashim Thaçit, të Edita Tahirit dhe të Isa Mustafës, sepse qeveritë dhe parlamentet e Kosovës (2011-2018) nën trysninë dhe  diktatin e tyre, e kanë miratuar zhvillimin e atij dialogu,  i cili në fillim pat filluar si “dialog teknik”, por ndërkohë u vërtetua se ishte vetëm dialog politik, me qëllim të ricopëtimit të territorit verior të Kosovës, ose të paktën për kantonizimin e territorit të Kosovës, duke filluar me formimin e Srpska Zajednicës. Këtë Marrëveshje e kanë miratuar “trojka” Hashim Thaçi-Edita Tahiri-Isa Mustafa.

Këta aktorë politikë shtetërorë, do të jenë përgjegjësit kryesorë, nëse formohet  Srspska Zajednica në Kosovë, e cila do të kishte karakter të një autonomie të plotë politike (sikurse dikur Kosova me Kushtetutën e vitit 1974 nën Jugosllavi) në kuadrin e së cilës, do të formoheshin edhe insitucionet dhe organet ekzekutive  shtetërore të një minishteti serb të ri brenda territorit të Republikës së Kosovës, ashtu sikurse u formua dikur Republika srpska në Bosnjë, “më 9 janar 1992, që u formua  nga Kuvendi  i popullit serb të Bosnjë e Hercegovinës”.

Fundja,  derisa të mos shfuqizohet Rezoluta 1244 e KS-së së Kombeve të Bashkuara, derisa të mos suspendohet Dialogu i Brukselit, si dhe të mos ndryshohet Kushtetuta e Republikës së Serbisë (2006), Beogradi zyrtar kurrë nuk do ta njohë  Republikën e Kosovës, edhe pse nga zyrtarët e lartë të lidershipit të Kosovës, Thaçi, E, Tahiri dhe E. Hixhaj) sa e,  sa herë brenda shtatëvjeçarit të bisedimeve me palën serbe në Bruksel (2011-2018) patën deklaruar se,  tanimë,  “Serbia de fakto dhe de jure e ka njohur Kosovën”!?

Mirëpo, ky ishte vetëm një mashtrim dhe një gënjeshtër sui generis për opinion publik të brendshëm dhe atë ndërkombëtar, sepse, po të kishte ndodhur një njohje e tillë nga Serbia, sigurisht se qe 7 vjet nuk do të kishte pasur negociata në Bruksel, pikërisht për mosnjohjen e Kosovës naga ana Beogradit zyrtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat