Drejtësia selektive - Bota Sot
Drejtësia selektive

Opinione

E martë, 16 tetor 2018

Drejtësia selektive

Nga: Shpend Salihu Më: 25 shtator 2018 Në ora: 19:53
Shpend Salihu

Flitet për harmonizimin e legjislacionit me acqui communitare, me legjislacionin e BE dhe për legalitetin në pushtet, ku të gjitha aktet normative të institucioneve të i nënshtrohen ligjit dhe kontrollit legjilsativ, gjersa rregullisht kemi abuzime të përmasave drastike nga sistemi juridik i Kosovës.. Në këtë amulli të mungesës së funksionimit demokratik të sistemit, si dhe në këtë proces të marrjes shpeshher të vendimeve arbitrare, selektive e besa deri te shkeljet e së drejtës formale dhe materiale të personave në procese si civile ashtu edhe penale, ku shpeshher politika e përshpejton ose zvarrit procesin gjyqësor, kur kemi raste të shkeljes eklantante të të drejtave dhe lirive të palëve në procedurë e shpeshher edhe prova të papranueshme në procedurë, të cilat i kanë anashkaluar procedurat ligjore, e deri tek emërimi i gjyqtarëve e prokurorëve me lista nga zyrtarët e lartë qeveritar, ku edhe testet manipulohen ose edhe iu jepen paraprakisht personave me qëllim të emërimit të tyre në sistemin gjyqësor e prokurorial e deri tek testet parakualifikuese të cilat janë nonshalante e më tepër janë logjike sesa profesionale me qëllim të eliminimit të kandidatëve superior në fushën e drejtësis etj. etj, për çfarë sistemi juridik ne flasim.

Në sistemin tonë ne kemi procese gjyqësore që zvarriten ab infinitum dhe i shkaktojnë dëme të pariparueshme palëve në procedurë, derisa në penale shpeshher për neglizhencë ose në mënyr tendencioze vie deri te parashkrimi i lëndëve me çfarë i bëhet të dëmtuarit ose viktimës një dëm i pariparueshëm si material ashtu edhe moral, në procedurë civile kemi raste kur palët pësojnë dëme të mëdha materijale për shkak të zvarritjes së procedurave gjyqësore e shpeshher vie edhe tek konfliktet fizike, për shkak të mosgatishmërisë se sistemit tonë gjyqësor në zgjidhjen e kontesteve të tilla.

Mbas luftës USAID në trajnimet me jurista u bëri me dije se edhe pse e drejta zakonore nuk aplikohet në Kosovë, porse kemi të drejtën pozitive ose të drejtën e Europës kontinentale, kontestet pronësore dhe martesore, sipas zakoneve tek Shqipëtarët shpeshher kanë sjellë në konflikte me përmasa katastrofale deri tek vrasja e gjakmarrja, andaj iu është sugjeruar juristëve të jenë racional në kohë mos të i zvarrisin proceset e tilla si dhe të jenë objektiv në marrjen e vendimeve gjyqësore, por kjo dukuri ende reflektohet në sistemin tonë gjyqësor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test