Populli që pajtohet me të këqijat, i meriton pasojat që vijnë prej tyre

Opinione

Populli që pajtohet me të këqijat, i meriton pasojat që vijnë prej tyre

Nga: Skënder S.Kapiti Më: 30 shtator 2018 Në ora: 17:26
Skënder S.Kapiti

Shqiptarët  sot në demokraci ankohen vazhdimisht dhe gjithnjë për padrejtësitë, për varfërinë, për papunësinë, për arsimimin, për shendetsinë, për infrastrukturën , për çmimet e larta si dhe për keqqeverisjen, keqpolitikën  dhe për drejtësinë  e për krimin,hajdutërinë dhe korrupsionin e tyre; pra, ankohet për të gjitha këto të këqijat demokratike. Themi të keqijat demokratike pasi demokracia në Shqipëri  dhe në Kosovë keqfunksionon ose funksionon si mirëkorrupsion demokratik i mirëorganizuar nga politika.

Por, pse shqiptarët vetëm sa ankohen?!

Të ankohesh  zëmekur dhe si mjeran dhe kur nuk të dëgjon  askush është njëlloj sikur pajtohesh me të këqijat përderisa nuk vepron dhe nuk kundërshton  fort me presion demokratik e paqësor ,me protesta por edhe  me  mosbindje civile në emër të ligjit dhe për drejtësinë, në emër të moralitetit njerëzor; për lirinë, për drejtësinë, demokracinë e mirëqënien .

Dhe komuniteti në një shtet kur nuk vepron e nuk reagon kundër të këqijave  dhe kundër keqbërjes politike, kundër keqbërësve publikë  dhe kundër  dëmqarëve  e zullumqarëve kombëtarë atëhere  ai komunitet i meriton ata, sundimin e tyre  dhe pasojat që vijnë prej  tyre me meritë.

Partitë shqiptare janë me koncesion si prona të kryetarëve të tyre; Shteti Shqiptar: pasurite publike, kombëtare e strategjike u janë dhënë me koncesion privatëve të pushtetit dhe të bizneseve të tyre e atyre pranë tyre me lidhje nepotike ,klanore e korrupotivo-kriminale, apo  edhe e kanë nxjerrë  Shtetin në ankand  sipas politikës “Shqipëria një euro”.

Edhe qeverisjet si në Shqiop[ëri dhe në Kosovë  janë  dhënë me koncesion pasi funksionojne për interesa të një grupi të ngushtë interesi të pushtetit e te qeverise.

Kapitali njerëzor:  aftësia e profesionalizmi, intelektualizmi dhe kapacitetet fizike, ekonomike e intelektruale largohen nga Shqipëria.

Populli duron ,vuan dhe e pëson; kjo sepse populli as nuk lëviz, as nuk kundërvepron por bindet dhe paguan dhe bën çfarë pushteti e politika dëshiron.

Madje është për ta përmendur  edhe faktin se shoqëria shqiptare as nuk i mbëshjtet e as nuk i nderon, as nuk i dëgjon  e as nuk i inkurajon , dhe as nuk i zgjedh e as nuk i voton as ata të cilët marrin guximin dhe shkruajnë, të protestojnë, të denoncojnë dhe të kritikojnë  kundër korrupsionit, krimit, padrejtësive dhe poshtërsive të politikës e të pushtetit. Shoqëria indiferente është edhe egoiste  përderisa   i lë ata të izoluar dhe të vetmuar , pasi shumëpakkush u shkon pas atyre të cilët marrin guximin për  ndryshimin dhe  për të mirën e interesit publik e kombëtar.

Një popull i cili duron dhe nuk reagon kunder padrejtësive, as kundër korrupsionit; një popull që nuk ndëshkon krimin dhe krimet ; që nuk ndëshkon  hajnat dhe hajninë; që nuk ndëshkon  as politikën, as drejtësinë  dhe as pushtetin e keq  por vetëm sa flet dhe bën  moralin dhe jep leksionin poshtë e lart klubeve, kafeneve e lokaleve; i cili   vetëm kritikon me të drejtë por edhe shan  prej inateve  dhe nga smira, egoizmi e xhelozia;  i cili tradhëton e lehtëmashtrohet per një interes e përfitim të vogël dhe prej mashtrimeve   politike  e mediatike të mëdha e të vogla; një komuniteti  të tillë as nuk i kuptohet  as se cilin realitet kërkon dhe  nuk i lexohet e as nuk i kuptohet as vizioni  i së ardhmes se kah do të shkojë.

Populli jorezistent  dhe i cili toleron të padurueshmen, që  “normalizon” anormalitetet, që ligjëson e “pajtohet” me antiligjin dhe  me padrejtësitë e që nuk reziston kundër të këqijave ai popull  i vuan pasojat  e padrejtësive  me meritë.  Populli shqiptar akoma nuk nxjerr mësime nga realiteti e vetevetja por ama nuk merr as shëmbullin e përvojën e mirë dhe të vyer botërore  për të ndryshuar dhe për tu bërë e për të arrirë kombet dhe shtetet e zhvilluara, të përparuara me demokraci, me drejtësi dhe me mirëqënie.

Ka 106 vjet Shtet Shqipëria ku politika dhe pushteti bëjnë  çfarë të duan me shtetin dhe me shoqërinë; ku politika e pushteti bëjnë e vendosin ligjin për të bërë zullumin ,padrejtësinë dhe vetëgjyqësinë; ku shpronësojnë e pronësojnë si të duan; ku taksojnë, vjedhin e korruptojnë dhe kurrë as nuk janë ndëshkuar; politikë e pushtet që tallen e luajnë me interesin publik e kombëtar; politikë e pushtet që vjedhin e vetëm bëjnë tradhëtinë; politikë e pushtet injorant që ndëshkon ,përjashton e dëbon patriotizmin, profesionalizmin dhe meritokracinë; politikë e pushtet që ka prodhuar gjithnjë krimin dhe burimin e krimeve , varfërinë e mjerimin.

E megjithë të gjitha këto: shqiptarët përsëri durojnë, binden, i nënshtrohen dhe pajtohen me këtë realitet vazhdimisht  e që përkeqësohet si perspektivë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat