Letër publike Ish-kryeministrit e ish-presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha - Bota Sot
Letër publike Ish-kryeministrit e ish-presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha

Opinione

Letër publike Ish-kryeministrit e ish-presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha

Nga: Ragip Guraziu Më: 5 tetor 2018 Në ora: 09:58
Ragip Guraziu

Është e vërtetë që Kosova po edhe Shqipëria po kalojnë momente më të vështira

"E kam pritur Albin Kurtin dhe kemi diskutuar gjerësisht dhe kemi patur pikëpamje të njëjta. E kam pritur Kadri Veselin e Fatmir Limaj me respektin më të madh dhe kam patur pikëpmaje të njëjta. Besoj se i kam shpreh të gjitha pikëpamjet nuk na ngel gjë tjetër besoj. Problemi është këtu, unë prita dhe do të takoja çdo njeri, prita Ragmi Mustafën diskutova gjerësisht dhe bëra publike mendimet që i shpreh Rragmi Mustafës dhe ai ishte plotësisht dakord. Unë këto i shpreha dhe reagimi erdhi nga një person që nuk kisha shkëmbyer asnjë lloj mendimi me të", ka thënë Berisha për syri.

Ke thënë,z. Berisha, se nuk ka çfarë të diskutojë me Hashim Thaçin...

Ish-kryeministri e ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, i ka dhënë përgjigje  sa i perket  rastit presidentit të Kosovës Hashim Thaçit me sjelljet e tij të fundit politike,  ka thënë se nuk ka çfarë të diskutojë me Hashim Thaçin. Është kështu apo jo?!

"E kam pritur Albin Kurtin dhe kemi diskutuar gjerësisht dhe kemi patur pikëpamje të njëjta. E kam pritur Kadri Veselin e Fatmir Limaj me respektin më të madh dhe kam patur pikëpmaje të njëjta. Besoj se i ka shpreh të gjitha pikëpamjet nuk na ngel gjë tjetër besoj. Problemi është këtu, unë prita dhe do të takoja çdo njeri, prita Ragmi Mustafën diskutova gjerësisht dhe bëra publike mendimet që i shpreh Rragmi Mustafës dhe ai ishte plotësisht dakord. Unë këto i shpreha dhe reagimi erdhi nga një person që nuk kisha shkëmbyer asnjë lloj mendimi me të", ka thënë Berisha për syri.

"Besoj se i kemi thënë pikëpamjet tona dhe nuk kemi çfarë diskutojmë. Unë jam mësuar të shoh pasojat. E kam ndjekur me dhimbje shumë të madhe këtë që po i bëjnë Kosovës. Këta sillen sikur e kanë në xhep Kosovën, si lodër. Po të shohësh, në pamje të parë, thua që kjo është njëlloj përpjekje për mashtrim, por kjo është një thikë për Kosovën, për integritetin e saj dhe bllokon njohjet. Ky nuk ishte një vit i mirë por e keqja nuk ka fund. Kombi kaq forca të padiskutueshme për tu treguar vendin të gjithë atyre që shkelmohen mbi interesat e tij jetike. Del Edi Rama e flet si karagjoz kur thotë se po humbasim një rast 30-vjeçare. Gjuhë ordineri", ka thënë Berisha.

Berisha; Fatos Klosi ka organizuar vrasjen e Ahmet Krasniqit

''Vetem një pytje e kam për ty Salo. Hajde ta zëm që Fatos Klosi pra shefi i shikut të shtetit  tëndë e ka organizu at vrasje .Pse ti Salo 8 vite që ishe kryeministër i shqipris nga 2000 deri ne 2008 kurr nuk e inicove nje hetim shtetror per ket vrasje pasiqe vrasja ka ndodh ne teritorin e shteti tend hajt pse tregona pse''?!!!! Jeni vet ju në dijeni për këtë pytje,dhe kjo ishte arsyeja se nuk e publikova me emer e mbiemer personi ...

Nëse dikush duhet turpëruar, atëherë ky është Hashim Thaçi... Nëse dikush duhet për t'u marruar, ky është Hashim Thaçi dhe nëse dikush po e shet Kosovën, po ia fal veriun e Mitrovicës Serbisë me 23 përqindëshin e territorit dhe po e krijon një mini-Serbi në zemrën e Kosovës dhe pastaj ka azilin e siguruar, ky fund e krye është Hashim Thaçi. Ndryshe, këtë plan e dekonspiroi edhe revista prestigjioze britanike, "The Economist", planin e vërtetë të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për zgjidhjen e problemit mes dy vendeve të tyre, e që pjesë e këtij plani është edhe autonomia për serbët brenda Kosovës, që lë të kuptohet se është bërë Hashim Thaçi shërbëtor i strukur, i frikësuar dhe i dëgjueshëm i Aleksandër Vuçiqit të Serbisë, ku siç shihet në një video në rrjetet sociale presidenti serb i drejtohet Hashim Thaçit "mos trego" kur Thaçi u pyet për qëndrimin e tij lidhur me korrigjimin e kufijve me Serbinë. Kosova gjendet në një rrezik të madh nga marrëveshja e fshehtë që mund të jetë bërë nga Thaçi e Vuçiqi. Po duket janë marrë vesh për një mini -Republikë Serbe të modelit të Bosnjës në veri të Kosovës. Asociacioni apo 'Zajednica', në cilindo variant që krijohet, është një shkelje e hapur e sistemit kushtetues e ligjor të Kosovës, sepse me këtë krijesë minoritetit serb i jepet e drejta e një përfaqësimi të nivelit të tretë të pushtetit,ishte një shkrim i imi këto ditë i botuar në mediume kosovare.

Politikanët e shantazhuar në Shqipëri dhe në Kosovë po i sjellin kombit shqiptar zi e terr....

Po e zëmë z. Berisha se në pushtetin e juaj në Shqipëri,dhe pushtetet tjera,si Fatos  Nanos,Edi Ramës,në komonizëm,Enver Hoxha,po përserit gati njësoj dhe ne të gjitha këto pushtetet janë vra njerzit të shkolluar,patriota etj. E njëjta ka ndodh dhe po ndodhë tani edhe në Kosovë,që i bie me faqet e zeza do  dilni të gjithë,ose siç thotë populli,'' kap njërin e mëshojë tjetrit''.

Dhe, kjo formë e veprimit paralel brenda dy shtetetve do ta rrënojë sistemin juridik unik të Kosovës,por edhe të Shqipërisë. Në Kosovë po dihet tani se po reflektohen tani këto rrënime do të na vijë si pasojë e Asociacionit të komunave serbe dhe marrëveshjes që po parasheh presidenti Thaçi me Aleksandër Vuçiqin e që duket se do të tejkalohen kornizat e limit të kompetencave të përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese. Tanimë e dimë mirëfilli që Gjykata Kushtetuese, në interpretimin që e ka bërë më herët, ka konstatuar se kjo marrëveshje nuk është në përputhje me frymën kushtetuese, ndërsa janë disa nene të Kushtetutës së Republikës së Kosovës që preken nga përmbajtja e marrëveshjes. Unë konsideroj se ka qenë një skandal në vete fakti që është lejuar hartimi i një statuti për Asociacionin deri në fazën finale vetëm nga një ekip serb, dhe tani askush nga Qeveria kosovare nuk ka informacione për përmbajtjen e tij, kur kemi parasysh se asnjë shqiptar nuk ka qenë i përfshirë në hartimin e këtij dokumenti të rëndësishëm. Pra, po del që asnjë nga krerët e institucioneve tona nuk kanë as informatën më të vogël për Statutin, që do të prezantohet në Bruksel.

Unë mendoj që ky nuk është lëshim i rastësishëm, por është pjesë e prapaskenave që i ka bërë presidenti aktual i Kosovës gjatë negociatave të tij të dëmshme me Vuçiqin për Asociacioni, apo siç njihet ndryshe 'Zajednica', që është një shkelje e hapur e sistemit kushtetues e ligjor, Asociacioni do t`ia mundësojë pakicës serbe në Kosovë një autonomi substanciale në pushtetin ekzekutiv dhe gjyqësor, prandaj kjo është një fazë të rrezikshme për stabilitetin e vendit, të cilës situatë po i kontribuon negativisht edhe vetë kreu i Republikës së Kosovës, me konferencat e tij të panevojshme dhe me deklarimet për korrigjime kufijsh etj. Koha do të tregojë se këtë e bëjnë vetëm politikanët e shantazhuar, që shpresojnë se, duke shitur interesat nacionale, mund t'i shpëtojnë burgut për krimet e tyre. Dialogu duhet të zhvillohet me një figurë tjetër konsensuale, duke e lënë në 'out' presidentin Thaçi. Kësaj që u diskutua e u debatua disa herë në Kuvend i thonë katërqind për qind refuzimi i shumicës ndaj kryenegociatorit të vetëshpallur. Presidentit Hashim Thaçi tanimë është një tjetër pengesë në këtë proces, derisa e kemi këtë president me këtë ego dhe këtë politikë, edhe partitë politike do të jenë të përçara dhe jo të bashkuara. Nuk duhet të lejohet nxitimi për të nënshkruar marrëveshje të dëmshme në kurriz të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, nga ana e Hashim Thaçit, sepse kjo është vetëm për interesat e tij personale dhe nuk ka të bëjë asgjë me interesin e shtetit.Kjo sdo koment...

Politikat e Udhëheqësve Shqiptar dhe atyre të Kosovës,duhet varrosur sa më shpejt

Jo mbylljen e dyerëve,por qelja e tyre dhe takimet e ndërsjellta politikanve të dya shteteteve,zbulimi i vrasjeve kishte me qene mirë,si në Shqipëri po ashtu edhe në Kosovë.

E gjithë veprimtaria  politike nga dy shtetet shqipatre,e sidomos pas pavarësisë së Kosovës,kaq hasmëri në mes vete,le të kuptojë se jo rastësisht të dy shtetet shqipatre vetëm me gënjeshtra udhëheqin shtetet e tyre,nga këto klasa politike që afro dy dekada po vjedhin shtetet e tyre dhe po e zhvatin popullin e dy shteteteve deri në palcë.

Ndryshe të gjitha proceset në shtetndërtim dhe zhvillim mbeten procese të dështuara që i faturohen gjithë kësaj kaste politike që kan qeverisur me vendin e tyre të dy shteteteve dhe këto politika kanë vdekur kaher.

 Mirëpo, nëse pyetemi se kush prej politikës kosovare po e mban ende gjallë atë, dihet tani botërisht se janë akoma klani PRONTO dhe opozita e pavendosur, prandaj akoma po përpiqet Thaçi që me metodën e tij të njohur të krijojë kriza artificiale që më pas të shfaqet si shpëtimtari, por tani më besoj që i ka dalë ngjyra kësaj loje politike. Vazhdimin e dinamikës gati ditore të presidentit Thaçi, që të jetë në opinionin publik me konferenca shtypi për të arsyetuar opsionin e tij të bërë publik për korrigjimin e kufijve- këmbimin e tyre mes Serbisë dhe Kosovës, si marrëveshje finale mes dy shteteve në dialogun vijues, edhe qytetarët po e shohin si një ndjesi të vetë presidentit, që për gabimet e bëra deri tani ai është duke vdekur politikisht dhe se vetëm mosveprimi më energjik i opozitës po e mban atë akoma të gjallë.

Me Sajmira të Shqipërisë dhe Sajmira të Kosovës,nuk munden të ecin këto dy shtetet shqiptare përpara?!        

Tani veriu i lënë pas dore veç ka filluar të marrë formën e parë të Republikës Serbe të modelit të Bosnjës, sepse atje po ndërtohen institucionet që i kontrollon Lista Serbe, e cila i përgjigjet vetëm qeverisë në Beograd, dhe injoron tërësisht institucionet e Republikës së Kosovës. Kosova me këta njerëz po shkon sigurt drejt rrugës së Bosnjës në një shtet jofunksional me të ardhmen të kërcënuar e të pasigurt Përgjegjësi e të gjitha partive politike, që ishin në pushtet që nga viti 1999 e deri më sot, që e lanë veriun e Kosovës de fakto në dorën e Serbisë dhe vetëm dhe e shfrytëzuan atë vetëm për kontrabandë, krim ekonomi. Këto parti politike që edhe tash po qeverisnin me vendin, e kanë qeverisur edhe në të kaluarën. Asnjëherë nuk u kujdesen me këmbëngulje që ta trajtojnë veriun si pjesë de fakto e de jure të Kosovës, përderisa këta krerë shteti tani po e përgatisin terrenin që t'ia japin krejtësisht ingerencat Serbisë, që përmes Asociacionit të menaxhojë veriun, me të gjitha asetet publike dhe pasurinë e Kosovës. Në ballë të këtij veprimi është vetë Hashim Thaçi, i cili bashkë me Qeverinë po punon që t'ia dorëzojë tërë veriun e Kosovës në menaxhim 'ZAJEDNICËS', që e ka përgatitur Beogradi zyrtar, me aprovimin blanko nga krerët e shtetit tonë vetëm për t'i shpëtuar pushtetarët në krye me presidentin Thaçi Gjykatës Speciale. Kosova gjendet në një rrezik të madh nga marrëveshja e fshehtë që mund të jetë bërë nga Thaçi e Vuçiqi për një mini -Republikë Serbe të modelit të Bosnjës në veri të Kosovës. " Asociacioni apo 'Zajednica', në cilindo variant që krijohet, është një shkelje e hapur e sistemit kushtetues e ligjor të Kosovës, sepse me këtë krijesë minoritetit serb i jepet e drejta e një përfaqësimi të nivelit të tretë të pushtetit. Dhe, kjo formë e veprimit paralel brenda një shteti do ta rrënojë sistemin juridik unik të Kosovës.

SHqipër demokracia sjelli dhunë e vrasje të reja ma zi se në komonizëm

Një këshill nga autori i kësaj letre derjtuar juve,ma mirë kishte qenë,ik shko në shpi ti me tutë dhe Rama me të vetë,bile ti edhe je në moshë,dhe lironi rrugët gjeneratave të reja dhe këto veprime shkojnë edhe për udhëheqsit shtetëror kosovar ta bëjnë të njëjtën punë,IKNI NGA POLITIKA SE NA BËTË GAZI I BOTËS...

Tani z. Berisha llugë punët ju llugë ne ,mjerim për ne me këto struktura politike që po na udhëheqin,po ashtu bile tek ju  ende më keq e zi ku keni shtetit mbi  100 vjet,bile ne 10 vjet.Duhet bashkim jo ndarje?! Dyhet të bëheni njerzë ju  dhe këta të tanët,çelni dyert njeri tjetrit,se punët po shifen si andej e kendej e sidomos në polkitik ,keni deshtu ju po edhe ne dhe kjo sdo koment.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...