375 tiketa për motoçiklistët në Pejë gjatë gushtit

Peja

375 tiketa për motoçiklistët në Pejë gjatë gushtit

Më: 25 gusht 2026 Në ora: 09:48
Fotoilustrim

Policia e Kosovës ka shqiptuar 375 tiketa ndaj ngasësve të motoçikletave në rajonin e Pejës, gjatë periudhës 1–23 gusht 2026.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Njësiti i Trafikut Rajonal, stacionet policore dhe Njësiti për Reagim të Shpejtë kanë realizuar plane operative me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në komunikacion.

Sipas Policisë, gjobat janë shqiptuar për kundërvajtje të ndryshme, ndër të cilat:

Drejtimi i motoçikletës pa patentë shofer;

Drejtimi i motoçikletës pa regjistrim;

Drejtimi i motoçikletës pa helmetë, si dhe kundërvajtje të tjera.

Policia ka bërë të ditur se këto plane operative do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me fokus në respektimin e rregullave të trafikut dhe parandalimin e aksidenteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat