Kanë përfunduar punimet e fazës së parë në Kullën e Haxhi Zekës, në fshatin Leshan të Pejës, një monument i shekullit XIX dhe një prej shembujve të rëndësishëm të arkitekturës tradicionale shqiptare.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, përmes një postimi në Facebook, ku ka njoftuar se së shpejti do të nisin edhe punimet përfundimtare, me synim funksionalizimin e plotë të këtij monumenti të trashëgimisë kulturore.
Ajo ka theksuar se ndërhyrjet në këtë monument kanë për qëllim ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe përcjelljen e saj te brezat e ardhshëm.
Postim i plotë:
Kanë përfunduar punimet e fazës së parë në kullë e Haxhi Zekës, në Leshan të Pejës, monument i shekullit XIX dhe një shembull i rëndësishëm i arkitekturës tradicionale.
Së shpejti nisin punimet përfundimtare, me qëllim funksionalizimin e plotë të kullës. Përmes këtyre ndërhyrjeve, po kujdesemi që trashëgimia jonë kulturore të ruhet dhe t’u përcillet brezave të ardhshëm.