Po pastronte armën: Detaje nga vetëplagosja e një personi në Pejë

Peja

Po pastronte armën: Detaje nga vetëplagosja e një personi në Pejë

Më: 25 gusht 2026 Në ora: 10:53
Fotoilustrim

Një person ka mbetur i lënduar nga arma e zjarrit në Vitomiricë, pasi dyshohet se derisa po pastronte të njëjtën, është vetëplagosur.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, bëri të ditur për Klankosova.tv se për shkak të gjendjes së të plagosurit, ai është transferuar për trajtim mjekësor në QKUK.

Viktima ka deklaruar para hetueseve se është vetëplagosur teksa po pastronte armën.

Rasti po vazhdon të hetohet nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat