Protestë në Pejë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, qytetarët hedhin tym me ngjyrë dhe brohorasin “Marre, marre”!

Peja

Protestë në Pejë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, qytetarët hedhin tym me ngjyrë dhe brohorasin “Marre, marre”!

Më: 30 tetor 2026 Në ora: 12:31 Përditësuar në ora: 14:44 më 30.10.2026
Pamje nga protesta

“Edhe sa gra të vrara”, në Pejë kërkohet drejtësi për Arlinda Zekajn

Protesta kundër vrasjes së grave në Pejë, në kërkim të drejtësisë për Arlinda Zekajn, ka përfunduar me thirrjen e organizatorëve për vazhdimin e saj në Prishtinë.

Organizatorët u kanë bërë thirrje pjesëmarrësve që të nisen së bashku drejt kryeqytetit, ku në orën 16:00 do të nisë tubimi në sheshin “Zahir Pajaziti”, për të vazhduar përgjatë itinerarit të njëjtë si në ditët e mëparshme.

Protesta në Pejë nisi nga sheshi i qytetit, ndërsa qytetarët marshuan drejt objektit të Komunës, Qendrës për Punë Sociale, Stacionit Policor, Gjykatës dhe Prokurorisë.

Gjatë marshimit, protestuesit kërkuan drejtësi për Arlinda Zekajn, e cila u vra më 26 tetor në Vitomiricë të Pejës, si dhe përgjegjësi institucionale për trajtimin e rastit të saj.

Para Stacionit Policor, pjesëmarrësit brohoritën “Edhe sa?”, “Marre” dhe “Drejtësi për Arlindën”, ndërsa vendosën pankarta me mbishkrimet “A jeni lodhë?”, “Edhe sa gra të vrara?” dhe “Dorëheqje”.

Protestat kundër vrasjes së grave po vazhdojnë pas rastit të Arlinda Zekajt, për të cilin janë ngritur shqetësime lidhur me veprimet dhe mosveprimet e institucioneve përgjegjëse.

Protestuesit në Pejë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, hedhin tym me ngjyrë dhe brohorasin “Marre, marre”!

Në qytetin e Pejës po mbahet protestë pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

Qytetarë të shumtë janë mbledhur për të kërkuar drejtësi për rastin.

 Ndërsa gjatë protestës janë dëgjuar brohoritje dhe janë hedhur tym me ngjyrë para stacionit të policisë.

Protestuesit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre dhe kanë kërkuar që rasti të marrë drejtësinë e merituar.

Nis protesta në Pejë, arrijnë familjarët e Arlinda Zekajt

Ka nisur protesta në Pejë për drejtësi për Arlinda Zekajn, vrasja e së cilës ka nxitur reagime të shumta në vend.

Në protestë kanë arritur edhe familjarët e Arlindës, ndërsa qytetarët dhe aktivistët janë mbledhur për të kërkuar drejtësi dhe llogaridhënie institucionale lidhur me rastin.

Protesta është organizuar nga iniciativa “Peja Nuk Hesht”, në bashkëpunim me QIKA-n dhe Rrjetin e Grave të Kosovës.

Përmes kësaj proteste, kërkohet që institucionet përgjegjëse të japin llogari për veprimet dhe mosveprimet e tyre, si dhe të ndërmerren masa konkrete për parandalimin e dhunës ndaj grave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat