Këto janë arsyet pse nuk mund të kemi liberalizimin të vizave këtë vit

Politika

Këto janë arsyet pse nuk mund të kemi liberalizimin të vizave këtë vit

Nga: G.B Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 22:27
Foto ilustruese

Kryeministri i Kosovës ka deklaruar se liberalizimi i vizave mund të ndodhë brenda këtij viti, derisa edhe pak ditë na ndajnë me vitin 2019.

“Ne tani kemi dy kërkesa për BE-në e kemi normalizimi i dialogut dhe liberalizimi i vizave, këto dyja janë në proces kjo nuk ndërlidhet me taksën kjo është e ndarë. Besoj se do ta marrim liberalizimin jo shumë larg, para Vitit të Ri, por kjo nuk ndërlidhet me taksën”, ka deklaruar kryeministri Haradinaj.

Se sa mund të liberalizohen vizat për qytetarët e Kosovës brenda këtyre ditëve, njohësi i çështjeve aktuale politike në vend, Blerim Burjani, për gazetën “Bota sot” ka thënë se shanset janë zero që të liberalizohen vizat brenda kësaj kohe, duke thënë se për këtë pengesa më e madhe është korrupsioni.

Image
Blerim Burjani

“Po kjo është dëshirë por jo mundësi, zero janë gjasa të ketë liberalizim të vizave dihet edhe arsyeja. Kosova ka probleme me rendin dhe ligjin, korrupsioni është pengesa më e madhe për mos liberalizim dhe e dyta mundësia që qytetarët mund të ikin masovisht në shtetet e BE-së për shkak të problemeve të mëdha në mos zhvillim ekonomik, dhe për shkak pakënaqësive të mëdha të qytetarëve me zhvillimet në shtet”, është shprehur ai.

Burjani ka treguar arsyet pse nuk mund të kemi liberalizim të vizave ende.

“Perspektiva e dobët, gatishmëria e madhe e rinisë për të ikur nga shteti për shkak mos perspektivës, për shkak të papunësisë së madhe, edukimit të dobët me përplot diploma me qindra diploma, me shumë universitete publike dhe pa perspektivë për të gjetur punë. Shteti ku sundon partia dhe nepotizmi dhe sundimin korruptiv, këto janë arsyet pse nuk ka liberalizim, edhe pse teknikisht janë plotësuar kërkesat e BE-së, por nuk ka luftim të korrupsionit”, ka deklaruar Blerim Burjani për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat