Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Drita Millaku ka thënë se pretendimet e për krime nga Dik Marti ndaj Thaçit e kanë dëmtuar tej mase pozitën e Kosovës në këto bisedime.
“Pozita e Hashim Thaçit karshi pretendimeve për krime nga Dik Marti e ka vu në siklet paraqitjen e tij në raport me bisedimet me Serbinë dhe e ka dëmtuar tej mase pozitën e Kosovës në këto bisedime pasoj që ky njeri nuk mundet ta përfaqësoje Kosovën denjësisht përkundrazi negocimet e tij janë të dëmshme për vendin”, ka thënë ajo për “Bota sot”.
Gjithashtu, deputetja e VV-së ka shtuar se Kosova është sjellur butë me Serbinë dhe se pa zgjidhen e çështjes se të pagjeturve, pa kthimin e fondit pensional dhe pa dëmshpërblim të dëmeve të luftës nuk duhet të këtë dialog.
“Nga paslufta Kosova është sjelle tepër but me Serbinë por veçanërisht pas shpalljes se pavarësisë kjo sjellje e bute nuk arsyetohet . Kosova duhet urgjentisht ta eliminoje nga dialogu Hashim Thaçin përndryshe jemi para një debakli fatal në këto bisedime sekrete që po i zhvillon ky njeri të cilat do të jenë të pariparueshme . Pa zgjidhen e çështjes se të pagjeturve, pa kthimin e fondit penzional dhe pa dëmshpërblim të dëmeve të luftës nuk duhet të këtë dialog”, ka potencuar Millaku për “Bota sot”