Kundërshtimi i ekipit negociator, Gecaj: Paratë e ndara janë abuzim me taksat e qytetarëve

Politika

Kundërshtimi i ekipit negociator, Gecaj: Paratë e ndara janë abuzim me taksat e qytetarëve

Nga: G.B Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 20:55
Bajram Gecaj

Sot Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për dialogun me Serbinë dhe ka ndarë për të 300 mijë euro nga buxheti i shtetit për ekipin negociator.

Në anën tjetër, LDK dhe VV kanë thirrur seancë të jashtëzakonshme për këtë ekip të mërkurën dhe u kanë shkruar letër BE-së në lidhje me kundërshtimin e tyre për ekipin e formuar.

Lidhur me këtë, zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ka thënë për gazetën “Bota sot” se janë kundër çfarëdo ideje për prekjen e kufijve dhe kundër improvizimeve të qeverisë, të cilët duan të ia zgjasin jetën vetes.

“Qëndrimi ynë është tanimë shumë i qartë. Ne jemi krejtësisht kundër çfarëdo ideje të prekjes së kufijve, por edhe të një “asociacioni +”. Ne tani jemi edhe kundër improvizimeve të qeverisë, të cilët qëllimin e vetëm dhe përfundimtar e kanë zgjatjen e jetës së qeverisë më të mbrapshtë që ky vend ka pasur ndonjëherë. Prandaj ne besojmë se kjo qeveri nuk ka më legjitimitet për asgjë, lëre më për proceset e rëndësisë nacionale”, është shprehur ai.

Andaj, Gecaj thotë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje, duke shtuar se 300 mijë të ndara nga qeveria për ekipin për dialog janë abuzimi i radhës me taksat e qytetarëve.

“Vendi duhet që fillimisht të shkojë në zgjedhje, sepse nuk mund të ketë ekip uniteti me ashklat të cilat kanë dalë nga trungjet e partive tjera. 300 mijë euro janë vetëm edhe një abuzim i radhës me taksat e qytetarëve”, ka deklaruar Bajram Gecaj për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat