Përfshirja e Rusisë në dialog alarm për Kosovën

Politika

Përfshirja e Rusisë në dialog alarm për Kosovën

Nga: N.Sh Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 15:50
Aleksander Vuçiq dhe Hashim Thaçi

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka paralajmëruar përfshirjen e Rusisë në bisedimet Kosovë-Serbi, duke shtuar se, kjo duhet të shërbejë për politikën e Kosovës, si shkas për të qenë më unike, ndërsa për shoqërinë një rezistencë aktive ndaj këtij procesi.

Pas këtij qëndrimi të Daçiçit, njohësin e zhvillimeve politike në Kosovë, vlerësojnë se, nuk duhet të dialogohet me Serbinë pa Amerikën.

Ivica Daçiç, ka paralajmëruar se nëse në dialogun Kosovë-Serbi përfshihet SHBA, atëherë Beogradi do të thërrasë Rusinë.

“Nëse ka ndryshuar forma e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në atë mënyrë që në dialog të përfshihet edhe Amerika, atëherë pala serbe duhet të telefonojë Federatën Ruse për të marrë pjesë”, ka thënë Daçiç.

Kërkohet rezistencë nga qytetarët

Image
Avni Zogiani

Ndërsa, Avni Zogiani nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se, po u përfshi Rusia me Mogherinin dhe me presidentin i cili nuk i mbron interesat e Kosovës, shoqëria e Kosovës duhet të fillojë rezistencë ndaj këtij procesi.

“Po u përfshi edhe Rusia, bashkë me Mogherinin dhe me një president që nuk mbron interesat e Kosovës, shoqëria e Kosovës duhet të filloje me një rezistencë aktive ndaj këtij procesi. Sepse kjo do të thotë që procesi bëhet tërësisht i njëanshëm dhe në favor të Serbisë”, thotë Zogiani për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat