Analisti politik tregon se a duhet të bëhet LDK pjesë e ekipit negociator

Politika

Analisti politik tregon se a duhet të bëhet LDK pjesë e ekipit negociator

Nga: N.H Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 22:52
Shpend Ahmeti, Hashim Thaçi dhe Fatmir Limaj

Analisti politik, Faik Krasniqi, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se partia e Isa Mustafës në asnjë mënyrë nuk duhet t'i bashkohet këtij ekipi negociator, andaj nëse kjo parti i bashkohet këtij ekipi ai ka thënë se bëhet pjesë e tradhtisë.

“LDK në asnjë mënyrë nuk duhet t'i bashkohet këtij ekipi negociator. Nëse kjo parti i bashkohet këtij ekipi fantazme, atëherë bëhet pjesë e tradhtisë ndaj vendit që për skenarist dhe regjisor ka Hashim Thaçin për ndarjen e Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, LDK dhe Vetëvendosje do ta kishin për obligim të bëheshin pjesë e një ekipi negociator me Serbinë, nëse Presidenti Thaçi nuk do të kishte të bënte fare me këto negociata.

Image
Faik Krasniqi

“LDK dhe Vetëvendosje do ta kishin për obligim ndaj shtetit dhe qytetarëve të Kosovës të bëheshin pjesë e një ekipi negociator me Serbinë, nëse Presidenti Thaçi nuk do të kishte të bënte fare me këto negociata, por jo me një ekip negociator fantazmë që është krijuar për ta legjitimuar Hashim Thaçin si njeriun që do të vendos për fatin e shtetit dhe të kufijve të saj”, ka përfunduar Faik Krasniqi për gazetën “Bota sot”.

Ndërsa, lidhur me ketë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se pikëpamjet e tij për unitet karshi Serbisë nuk nënkuptojnë se partia e tij do t’i bashkohet ekipit negociator.

Mustafa ka deklaruar se ai dhe partia e tij e kanë për qëllim mbrojtjen e interesave të vendit si opozitë.

“Pikëpamjet e mia për unitet karshi Serbisë, të shprehura në postimin paraprak, nuk përfaqësojnë pikëpamje se do t'i bashkohemi apo bashkëngjitemi asnjë ekipi në dialog por se do ti mbrojmë interesat e vendit si opozitë dhe si parti e cila përfaqëson një trashëgimi të veçantë historike. Qëndrimet e LDK-së janë të qarta”, ka deklaruar Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat