Eksperti i sigurisë: ROSU-un nuk e ndalon asgjë që të shkojë në veri

Politika

Eksperti i sigurisë: ROSU-un nuk e ndalon asgjë që të shkojë në veri

Nga: A.M. Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 22:01
Rosu ne veri

Ditë më parë, presidentit serb Aleksander Vuçiq ka deklaruar se  ROSU-ja mund të hyj në veri vetëm me lejen e KFOR-it dhe të qytetareve serbe.

Këtë deklaratë të Vuçiqit, e ka komentuar eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi, i cili për “Bota sot” është shprehur se presidenti serb ka informacione të sakta  mbi procedurat policore në këtë pjesë të Republikës së Kosovës.

“Në njëfarë forme ne duhet ti "qajmë hallet" Vuçiqit, nga se ai e ka futur në telashe të mëdha veten. Ai si president ka informacione të sakta mbi procedurat policore në këtë pjesë të Republikës së Kosovës, dhe ai e di mirë se realiteti është ai që KFOR ka deklaruar se njësitë policore në Kosove kanë të drejt të operojnë në të gjithë territorin e Kosovës duke zbatuar ligjet në fuqi”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për më tepër, ai është shprehur se ROSU ka shkuar sa herë që është paraqitur nevoja në atë pjesë dhe e kanë kryer punën në mënyre profesionale, duke përfshirë është arrestimin e Gjuriqit.

“Mirëpo Vuçiq ka edhe nevoja elektorale të cilat mundohet ti përmbushë nga pozita e presidentit përmes propagandës gri dhe propagandës së zeze kryesisht në drejtim të shqiptareve dhe Kosovës. Vuçiq është pjese e shkollës së kriminelit të Hagës Sheshel, i cili sado që po mundohet të paraqes figurën e moderuar, brenda shpirtit të tij është vet djalli. Faktet flasin se ROSU ka shkuar sa herë që është paraqitur nevoja në atë pjesë dhe e kanë kryer punën në mënyre profesionale përfshi këtu edhe arrestimin e Marko Gjuriqit të ashtuquajturin shef i zyrës për Kosovën”, ka përfuunduar Kajtazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat