Analisti politik: Ekipi negociator i papërgatitur, s’ka normalizim pa LDK-në dhe VV-në

Politika

Analisti politik: Ekipi negociator i papërgatitur, s’ka normalizim pa LDK-në dhe VV-në

Nga: N.H Më: 11 janar 2019 Në ora: 23:08
Takimi i parë në Bruksel

Analisti politik: Ekipi negociator i papërgatitur, s’ka normalizim pa LDK-në dhe VV-në

Kryeministri, Haradinaj në një konferencë për media u ka bërë thirrje LDK-së dhe VV-së që të bashkohen në procesin e dialogut.

“Misioni im është fuqizimi i Kosovës në pozicionin negociues. Unë e ftoj edhe LDK edhe VV-në që të bashkohen. Janë dy liga që po zhvillohen është ajo e brendshmja dhe ajo e jashtmja dhe ligën kombëtarë nuk duhet me dobësu kombëtarja”, tha  Haradinaj.

Analisti politik, Ali Hertica, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka folur për ekipin negociator dhe për mundësinë që dy partitë më të mëdha opozitarë të bëhen pjesë e këtij grupi.

Hertica është shprehur i bindur se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk do t’i bashkohen këtij ekipi, pasi sipas tij, këto dy parti e vlerësojnë se ekip është i papërgatitur profesionalisht.

Ai për gazetën ka thënë se forma e këtij ekipi nuk është e mire, dhe se nuk do ketë progres në normalizimin e raporteve mes dy shteteve.

“Besoi se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk do t’i bashkohen këtij ekipi, sepse thuajse është ekip i papërgatitur profesionalisht, dhe ku udhëheqësi i ekipit vjen nga subjekti i tretë me radhë dhe kjo nuk do të duhej të ndodhë në politiken e Kosovës, sepse forma e këtij ekipi nuk do ketë progres në normalizimin e raporteve mes Kosovës e Serbisë pa qenë pjesë e saj LDK-ja dhe VV-ja”, ka thënë analisti Ali Hertica për gazetën”Bota sot”.

Ndryshe, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka ftuar sërish në një takim të përbashkët presidentin, kryeministrin, ekipin negociator, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga partitë opozitare ende të papërfaqësuara në ekipin negociator, LDK dhe VV, për t'u koordinuar për dialogun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat