Shërbimi sekret francez, Fatos Klosi dhe Fatos Nano, e ndihmuan Thaçin ta marrë drejtimin e UÇK-së, thotë Islami - Bota Sot
Shërbimi sekret francez, Fatos Klosi dhe Fatos Nano, e ndihmuan Thaçin ta marrë drejtimin e UÇK-së, thotë Islami

Politika

Shërbimi sekret francez, Fatos Klosi dhe Fatos Nano, e ndihmuan Thaçin ta marrë drejtimin e UÇK-së, thotë Islami

Nga: D.RR Më: 12 janar 2019 Në ora: 15:42
Foto ilustrim: Hashim Thaçi

Publicisti Gazmend Islami, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se presidenti Thaçi njihet si kreatori kryesor i krejt kësaj që po ndodh në Kosovën e pasluftës. Islami shprehet se, Thaçi mori frenat e UÇK-së me ndihmën e shërbimit sekret francez, Fatos Klosit dhe Fatos Nanos.

“Hashim Thaçi njihet si kreatori kryesor i krejt kësaj që po ndodh në Kosovën e pasluftës, pra është një intrigant dhe njeri me vlera të dyshimta i cili diti mirë të katapultohet dhe të marrë drejtimin e UÇK-së, me përkrahjen e shërbimit sekret francez dhe shërbimet e mbrapshta të Fatos Klosit dhe Fatos Nanos. Pra, është një figurë kontraverse, mirëpo të gjitha meritat e çlirimit të Kosovës, ky i ka varur në murin e medaljeve të veta”, thotë Islami.

Ai mendon se kreu i VV-së, Albin Kurti kishte të drejtë kur i bëri thirrje presidentit Thaçi që të shkojë në Hagë, ndërsa thotë se Gjykata Speciale u krijua nga Thaçi për t’i djegur shokët e vet.

Image
Gazmend Islami

“Me të drejtë zoti Kurti e ka quajtur që ky duhet të shkojë në Hagë, jo pse ne i gëzohemi Gjykatës Speciale të Hagës të cilën ai e ka krijuar vetë për t’i dërguar dhe t’i djegur shokët e vet që të shpëtoj lëkurën e tij, mirëpo ky nëse deri më sot të gjitha meritat do t’ia atribuoj vetit për çlirim të atdheut, atëherë ky duhet të shkojë dhe të pastrojë luftën e UÇK-së, pra mos t’i djegë shokët e vet, por të jetë vetë ai që të paraqitet vullnetarisht atje dhe të sqaroj të gjitha dyshimet të cilat janë rreth rolit të UÇK-së. Ndërsa, mjerisht po them që ky është duke luajtur lojën e dreqit dhe është duke i eliminuar shokët e vet, me qëllim të shpëtoj vetën e tij dhe në një të ardhme jo të largët, Thaçi pritet të jetë fati më fatkeq i Kosovës kur të vendoset për çështjen finale të dialogut Kosovë-Serbi, sepse qëllimi i tij i vetëm është që Veriun e Kosovës ta jep peshqesh, ashtu siç iu dhanë 8,200 hektarë tokë Malit të Zi”, është shprehur Islami.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...