Xhelili: Qeveria të zgjohet nga gjumi - Bota Sot
Xhelili: Qeveria të zgjohet nga gjumi

Politika

Xhelili: Qeveria të zgjohet nga gjumi

Nga: D. B Më: 14 janar 2019 Në ora: 14:46
Zudi Xhelili

Politikani Zudi Xhelili, ka pohuar se migrimi nga Kosova është me karakter ekonomik, pasi shumica e të rinjve e braktisin vendin nga pamundësia për të siguruar një vend pune në vendin e tyre.

Ai ka thënë se si rezultat i politikave të tensionuara në Kosovë, shtetasit e Kosovës kanë përjetuar kriza të vazhdueshme institucionale që kanë ndikuar në pengimin e zhvillimit ekonomik.

“Kosova është ndër shtetet më të rralla në botë pasi ka afër 50% të popullatës nën moshën 25 vjeçare. Qeveria e Kosovës dhe bizneset private nuk kanë ofruar projekte zhvillimore për të shfrytëzuar këtë potencial njerëzor. Prandaj ata perspektivën e tyre e shikojnë në shtete me demokraci dhe ekonomi të zhvilluar”, ka thënë Xhelili.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës mjaft ka mbijetuar në emër të politikës, andaj është koha që të zgjohet nga gjumi.

“ Është koha të merren me çështje strategjike zhvillimore, për hapjen e vendeve të punës, për përmirësimin e standardit jetësor se për ndryshe ikjet masovike do të vazhdojnë edhe në të ardhmen”, ka thënë Xhelili.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...