Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, e ka quajtur mashtrim publik, formimin e ekipit negociator për dialogun me Serbinë. Sipas Kurtit, e vetmja mënyrë për ta ndalur Thaçin, është duke e lënë vetëm atë, duke e braktisur në rrugën e tij, gjë të cilën sipas tij, nuk po e bën koalicioni aktual qeverisës, përkatësisht ekipi negociator. Kreu i LVV-së, ka thënë se së bashku me LDK-në dhe popullin, nuk do të lejojnë kompromise të tjera të dhimbshme për Kosovën, në dialogun me Serbinë. Kurti e ka vlerësuar si të rëndë gjendjen politike, ekonomike e sociale në vend. Sipas tij, koalicioni PANA ka mosmarrëveshje të mëdha të brendshme dhe se e vetmja gjë që e mbanë në këmbë këtë koalicion, është kërcënimi i ndërsjelltë.
“Bota sot”: Z. Kurti si e vlerësoni gjendjen aktuale politike në vend?
Albin Kurti: Gjendja në vend po vjen duke u rënduar, mirëpo në të njëjtën kohë edhe guximi e shpresa po vijnë duke u rritur. Në aspektin ekonomik, papunësia po rritet, e në të njëjtën kohë po rritet varfëria dhe dëshira e të rinjve për të emigruar. Sidomos të prekur nga papunësia janë të rinjtë dhe gratë. Buxhetet e komunave e të qeverisë shumë rrallë po përdoren në kuadër të ndonjë projekti ekonomik zhvillimor, por më shumë përdoren për të rritur pasurinë e pushtetarëve dhe për të punësuar sa më shumë mbështetës patiakë. Kjo po sjell një degradim ekonomik, por edhe urbanistik, infrastrukturor, arsimor, shëndetësor etj. E vetmja gjë e cila po vazhdon, është investimi në asfalt, por edhe aty po kontraktohen kompani ndërkombëtare, dhe paratë nuk po mbeten brenda në Kosovë.
(Intervistën e plotë me liderin e VV-së mund ta lexoni në numrin e nesërm të gazetës "Bota sot")