Pas “presionit” të SHBA-së, qeveria mund ta heq taksën - Bota Sot
Pas “presionit” të SHBA-së, qeveria mund ta heq taksën

Politika

Pas “presionit” të SHBA-së, qeveria mund ta heq taksën

Nga: D.RR Më: 14 janar 2019 Në ora: 23:42
Qeveria e Kosovës

Analisti politik, Faik Krasniqi i ka komentuar për “Bota sot” raportimet se, SHBA ka qëndrim kundër taksës dhe se ata do t’iu vënë sanksione qeveritarëve të Kosovës nëse këta të fundit nuk e heqin taksën.

Krasniqi mendon se duhet të izolohet kjo klasë politike për shkak të keqqeverisjes, e jo për shkak të taksës ndaj Serbisë.

“Para shumë viteve në një debat me diplomatë të huaj, ju pata kërkuar që ta izolojnë këtë klasë politike që po na udhëheqin për shumë e shumë vite, sepse e shihja që e vetmja mënyrë që ata të ndalen me keq-qeverisjen dhe idiotizmin e tyre ishte kjo mënyrë. Kishte diplomatë që e pëlqyen këtë ide, por shumica ishin kundër, sepse e konsideronin gjë shumë jodemokratike dhe jo progresive. Ne duhet të bashkëpunojmë me Qeveritë. Çfarë desha të them? Paska mundësi që të izolohet një klasë politike në pushtet e një shteti nga bashkësia ndërkombëtare, por në këtë rast ky kërcënim po vije për shkak të taksës së vendosur ndaj Serbisë, dhe jo për shkak të pisllëqeve të tyre për këto dy dekada! Izolimi i kësaj Qeverie do të duhej të bëhej për shkak të keq-qeverisjes dhe pisllëqeve që i kanë bërë në këto dy dekada, dhe jo për shkak të taksës së vendosur ndaj Serbisë”, ka thënë ai.

Image
Faik Krasniqi

Krasniqi thotë se është i bindur që qeveria e Kosovës do të lëshoj pe për taksën dhe do të dorëzohet përball presioneve ndërkombëtare.

“Kjo i bie një shantazh ndaj shtetit të Kosovës, në mënyrë që të pranohet çdo marrëveshje me Serbinë, qoftë ajo marrëveshje edhe në dëm të interesave të Kosovës. Si pasojë e politikanëve të tillë vijnë edhe kërcënime të tilla. Jam më se i bindur që Qeveria do të lëshoj pe dhe do ta heq taksën ndaj Serbisë, me arsyetimin se ndërkombëtarët na kanë garantuar për njohje nga Serbia, sepse këta nuk e përballojnë presion. Por ky premtim s'do u bëhet fare, vetëm për ta gënjyer popullin. Edhe LDK ka dhënë shenja që do bëhet pjesë e dialogut. E gjitha vetëm një SHOW nga ana e Qeverisë për taksën, dhe e LDK për gjoja mos bashkëngjitje për dialog me Serbinë. Edhe këta do të gjejnë një arsyetim të rrejshëm pse u bën pjesë e bisedimeve, sepse kanë presion të madh nga elektorati që të mos bëhen pjesë e një ekipi tradhtar!”, ka thënë Krasniqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...