Institucionet e Kosovës nuk kanë kohë të merren me Reçakun, sepse merren me interesa personale - Bota Sot
Institucionet e Kosovës nuk kanë kohë të merren me Reçakun, sepse merren me interesa personale

Politika

Institucionet e Kosovës nuk kanë kohë të merren me Reçakun, sepse merren me interesa personale

Nga: D. B Më: 15 janar 2019 Në ora: 16:09
Masakra e Reçakut

Ndonëse janë  bërë 20 vjet që nga masakra e Reçakut, megjithatë institucionet e Kosovës 20 nuk kanë bërë asgjë kundër këtij akti terrorist që e bëri Serbia ndaj popullsisë të pafajshme.

Njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi ka thënë për “Bota sot” se institucionet shtetërore e Kosovës nuk kanë kohë të merren me Reçakun, pasi janë të zënë duke u marrë me interesat e veta personale, me hedonizmin apo vetëkënaqësinë e pozitave të larta shtetërore.

Sipas tij, ata kanë harruar fare masakrat serbe anekënd vendit, e në veçanti në fshatin Reçakut, që i dha frymë e energji ndërkombëtare masakrave serbe ndaj shtetasve të Kosovë.

Image
Sulejman Mehazi

“Lind pyetja se si është e mundur drejtësia ndërkombëtare që 20 vjet të hesht para këtyre masakrave serbe nda popullatës së pafajshme civile? Pse heshtin të gjithë edhe autoritetet e gjyqet e Kosovës edhe ato evropiane për krimet e gjenocidet serbe, heshtja totale mos ndoshta arsyeton të gjitha veprimet jo normale e jo njerëzore serbe? Përveç kësaj pse autoritet serbe s'kërkojnë falje për krimet e bëra në Kosovë, dhe mos kjo tregon se Serbia ende si ka larë hesapet kriminele e masakruese me shqiptarët. Mendoj se psikologjia politike njerëzore tregon se ata që s'kërkojnë falje, sikurse Serbia në këtë rast ndaj masakrave shqiptare, janë të gatshëm përsëri dhe përherë mund të bëjnë të njëjtat veprime kriminele, masakruese e gjenocidiale”, është shprehur profesor Mehazi.

Ai konsideron se padia zyrtare ndaj Serbisë do bëhet vetëm atëherë kur Institucionet Shtetërore në Kosovë do t'i udhëheqin personalite të ndërgjegjshëm.

“Padia ndaj të gjithë atyre që bën krime njerëzor mund të kryhet vetëm kur Kosovës ta udhëheqin njerëz  të pastër moralisht, dhe ata që s'do ti kenë duart e mbushura me gjak e krime.

Dhe vetëm atëherë pasi gojët e mbushura me krime e vjedhje, nuk mund të kërkojnë padi zyrtare shtetërore ndaj Serbisë vrastare e gjenocidiale” është shprehur njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...