Heqja e taksës, Krasniqi: Nuk ka loje me shtetin dhe as me sovranitetin

Politika

Heqja e taksës, Krasniqi: Nuk ka loje me shtetin dhe as me sovranitetin

Nga: A.M. Më: 15 janar 2019 Në ora: 21:20
Ilustrim

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar pezullimi i taksës për ato mallra të cilat kanë hyrë në vend para datës 21 nëntor të vitit 2018.

Pas vendosjes së taksës nga Qeveria e Kosovës për Serbin dhe Bosnjën e Hercegovinën ka pasur reagime të ndryshme,  vendet e rajonit si dhe nga akterët ndërkombëtar.

Analisti politik, Faik Krasniqi ka thënë për “Bota sot” se taksa ndaj Serbisë nuk duhet të tërhiqet pasi që është vendosur për një qëllim të caktuar.

“Taksa është vendosur për një qëllim të caktuar dhe nuk duhet të hiqet. Para se të vendosej taksa është dashur të mendohen edhe presionet, e sidomos nga SHBA”, ka theksuar ai për “Bota sot”

Ai ka deklaruar se nëse hiqet taksa Serbia do të jetë në superavantazh gjatë bisedimeve.

“ Nëse ne e heqim taksen, Serbia do të jetë në superavantazh ndaj nesh gjatë bisedimeve. Nuk ka loje me shtetin dhe as me sovranitetine saj!”, ka ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat