Padia ndaj Serbisë varet nga dialogu - Bota Sot
Padia ndaj Serbisë varet nga dialogu

Politika

Padia ndaj Serbisë varet nga dialogu

Nga: D. B Më: 16 janar 2019 Në ora: 15:50
Masakra e Reçakut

Deri më tani tema e padisë ndaj Serbisë për gjenocid dhe krime lufte, është trajtuar shkarazi dhe sipas zhvillimeve politike Kosovë-Serbi.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve juridike dhe politike Blerim Burjani , i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se institucionet vendore disa herë kanë përmendur se do të bëjnë padi ndaj Serisë, por këtë asnjëherë nuk e bën në mënyrë zyrtare.

Sipas tij, zyrtarët e Kosovës dikur thoshin se nëse bëhet padia mund të vështirësojë dialogun, e tash kanë vendosur taksën por jo edhe të ngritin padi.

Image
Blerim Burjani

“Ka shumë kalkulime politike në këtë çështje dhe jo seriozitet. Kështu që kaherë është ngritët padia për Reçakun, Izbicën dhe për shumë vepra gjenocidiale që ka bërë Serbia në Kosovë. Tash në këtë kohë kur duhet të fillojë dialogu përfundimtar gjasat nuk dihen, por për të ngritur padi për Serbinë varet shumë edhe nga dialogu”, ka thënë Burjani.

Ai ka theksuar se Serbia duhet të paguaj kompensim për gjenocid familjarëve të të vrarëve si dhe ti ndëshkojë kryerësit e veprave penale.

“Serbia nuk ka vetëm përgjegjësi penale, por edhe materiale por mendoj se së pari Serbia duhet të shpallët nga një Gjykatë që ka kryer gjenocid, e pastaj të vazhdojnë procedurat tjera”, është shprehur njohësi in çështjeve juridike dhe politike Blerim Burjani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...