“Njohja e Rusisë, vlerë shumë e madhe për Kosovën, pasi Rusia është superfuqi botërore” - Bota Sot
“Njohja e Rusisë, vlerë shumë e madhe për Kosovën, pasi Rusia është superfuqi botërore”

Politika

“Njohja e Rusisë, vlerë shumë e madhe për Kosovën, pasi Rusia është superfuqi botërore”

Nga: G.B Më: 18 janar 2019 Në ora: 15:18
Ilustrim

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka deklaruar sot se Rusia po shkon drejt njohjes së Kosovës si shtet.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike në vend, Faik Krasniqi, ka thënë për “Bota sot” se deklaratat e politikanëve tanë janë qesharake dhe se nuk e di se në çka është bazuar Veseli që e ka dhënë këtë deklaratë.

“Deklaratat e politikanëve tanë janë shumë qesharake. Janë deklarata qesharake dhe jashtë realitetit kohor dhe politik. Nuk e kuptoj në çfarë është bazuar Veseli që Rusia po shkon drejt njohjes së Republikës së Kosovës. Kjo do të ishte pyetja që do të duhej t'ia bënin gazetarët, në mënyrë që të na bind edhe neve ashtu siç e ka bindur vetveten”, është shprehur ai.

Image
Faik Krasniqi

Se sa është e rëndësishme kjo njohje për Kosovën, Krasniqi thotë se do të kishte vlerë pasi është një nga anëtarët e OKB-së, por duket e pabesueshme që Kosova të njihet nga Rusia, pa një marrëveshje me SHBA-në.

“Njohja e Rusisë padyshim që do të kishte vlerë shumë të madhe për ne, sepse Rusia është superfuqi botërore dhe njëra nga 5 shtetet e Këshillit të Sigurimit në OKB me të drejtë veto, dhe vota e saj pro do të na bënte pjesë e OKB-së. Por është e pabesueshme që Rusia do e njeh Kosovën, jo pa një marrëveshje me SHBA, e ku ajo për njohje të shtetit të Kosovës do të përfitonte që Krimea të shkëputej edhe ligjërisht nga Ukraina. Rusia nuk e ka hallin aspak të Serbisë, por interesi i saj është Krimea, krahinë e Ukrainës e aneksuar joligjërisht nga Rusia”, ka deklaruar Faik Krasniqi për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...