“Thaçi do jetë në krye të bisedimeve, çdo gjë ka marrë fund për një marrëveshje finale” - Bota Sot
“Thaçi do jetë në krye të bisedimeve, çdo gjë ka marrë fund për një marrëveshje finale”

Politika

“Thaçi do jetë në krye të bisedimeve, çdo gjë ka marrë fund për një marrëveshje finale”

Nga: A.M. Më: 23 janar 2019 Në ora: 20:09
Hashim Thaçi

Bashkëdrejtuesi i Ekipit negociator të Kosovës në dialogun me Serbinë, Shpend Ahmeti, ka thënë se nuk ka informacione të cilat mund t`i ketë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Këtë deklaratë ai e ka bërë përmes një konference për media, për më tepër është shprehur se janë të gatshëm të bisedojnë, por në asnjë mënyrë kjo të mos keqkuptohet si gatishmëri e jona për të bërë ndonjë kompromis të dhimbshëm për atë njohje nga Serbia.                                           

“Ndoshta presidenti Thaçi është më optimist dhe ndoshta di diçka që ne nuk po dimë. Por nga ajo që po shoh, edhe si qëndrim i palës kosovare, edhe gatishmëri e shoqërisë sonë, edhe qëndrim i subjekteve politike, ne mendojmë se kemi dhënë mjaftueshëm. Nëse Serbia pret se do të vazhdojmë me koncesione të tjera, atëherë besoj se gjasat janë shumë të vogla për një marrëveshje”, ka thënë Ahmeti në një konferencë për media.

Lidhur me këtë, analisti politik, Faik Krasniqi, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, është shprehur se tregon se ky ekip është një fantazmë dhe një cirkë.

“Askund në botë nuk ndodh që një kryetar komune të merret edhe me çështje diplomatike. Kjo ndodh vetëm në shtete gjysmake me politikanë qesharake. Një deklarate e tillë e Shpend Ahmetit tregon që ai ekip negociator nuk është gjë tjetër veçse fatntazme dhe një cirkë”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Image
Faik Krasniqi

Për më tepër, ai ka thënë se Thaçi do jetë në krye të bisedimeve me Serbinë dhe se është i bindur se çdo gjë ka marrë fund për një marrëveshje finale.

“Me çështjen e dhënies së dokumentacionit, duke ju dhënë disa letra boshe, Presidenti Thaçi bëri të ditur që ky ekip nuk ekziston. Presidenti Thaçi do jetë në krye të bisedimeve me Serbinë, dhe jam mëse i bindur se çdo gjë ka marrë fund për një marrëveshje finale”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...