Lëvizja e kufijve, mund të hapë konflikte të vjetra

Politika

Lëvizja e kufijve, mund të hapë konflikte të vjetra

Nga: K.M. Më: 25 janar 2019 Në ora: 08:31
Harta e Kosovës

Në fazën nëpër të cilën po kalon Republika e Kosovës, është e pashmangshme të mos diskutohet për mënyrën se si do të mbyllet çështja e dialogut me Serbinë.

Për vite me radhë, që prej shpalljes së pavarësisë, presidenti Thaçi, atëherë kryeministër, në vazhdimësi dhe me këmbëngulje është shprehur i sigurt e i pa lëkundur në atë se nuk guxon të diskutohet për shkëmbim territoresh, se integriteti territorial i Kosovës është i pa cenueshëm dhe i pa prekshëm.

Rreth kësaj çështje, për gazetën “Bota sot” ka folur analisti Fadil Lepaja, ka thënë se problemi për këtë është se a mund të ndryshohen kufijtë në Ballkanin Perëndimor apo jo?

Image
Fadil Lepaja

“Agjenda Ruse, Turke (Euro-Aziatike) është e interesuar me e rishikue gjithçka çka është arritur këto 25-30 vite në procesin paqësorë në rajon dhe procesin e euro integrimeve. Aktualisht, edhe vetë presidenti Trump, ka dhënë shenja për një afrim historik me Rusinë, dhe agjendën euro-aziatike, dhe kompromiset e bëra në Siri, ka shenja se mund të barten edhe në Ballkanin Perëndimorë. Sidoqoftë, nëse ka garancione ndërkombëtare, dhe me konsensus politik të pozitës dhe opozitës, mund të bisedohet edhe për këto tema, aq më tepër, që nëse Presidenti Trump dhe administrata e tij kanë vendosur të marrin në dorë procesin e paqes në rajonin tonë, dhe kanë vendosur të lëvizin edhe parimet e deritashme, atëherë neve na mbetet të ndjekim procesin për të përfituar maksimumin, apo në rrethana të pafavorshme për ne, të minimizojmë dëmet”, është shprehur Lepaja.

Sipas tij, ekipi negociatorë duhet të jetë sa më unik dhe sa më bashkëpunues me të gjitha forcat politike në vend.

“Procesin e integrimeve euro-atlantike si dhe rolin e BE dhe NATO, presidenti Trump e sheh pak më ndryshe se para ardhësit e tij. Krejt janë të negociueshme, nëse lëvizë parimi rreth kufijve. Kjo mund të hapë sërish disa konflikte të vjetra. Në një konferencë për Ballkanin Perëndimor mund të ndërrohen këto parime dhe duhet pranuar se Kosova nuk ka kapacitete të marrë qëndrim kundër parimeve për të cilat do të angazhohej SHBA edhe pse ato mund të mos jenë në interesin më të mirë të Kosovës, duke pasur parasyshë interesat dhe drejtimet e administratës Trump”, ka nënvizuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat