“Shteti serb është kokëulur, sepse mbanë përgjegjësinë e një barrë të madhe krimesh”

Politika

“Shteti serb është kokëulur, sepse mbanë përgjegjësinë e një barrë të madhe krimesh”

Më: 28 janar 2019 Në ora: 19:42
Krimet serbe në Kosovë

Njohësi i çështje politike, Ilir Vata ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është në brendësi të dialogut, pastaj janë grupi negociues që do e nisin procesin.

“Marrëveshja Kosove-Serbi është jetike për stabilitetin, paqen mes dy vendeve dhe për gjithë rajonin. Presidenti Thaçi ditë më parë deklaroi se pjesë të tjera i shtohen Kosovës, duke përjashtuar zërat se veriu i kalon Serbisë, madje Trepça mbartet e Kosovës. E gjitha kjo zbardhe enigmën e shkëmbimit të territoreve që i druheshin shqiptaret. Në këtë aspekt Thaçi është me në brendësi të dialogut, pastaj janë grupi negociues që do e nisin procesin, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, ai ka shtuar se nuk bëhet fjalë për marrëveshje të fshehtë, sepse është një çështje që u përket shqiptareve dhe nëse luhet me interesat e tyre marrëveshja nuk ka vlerë se janë ata që vendosin.

Image
Ilir Vata

“Në një marrëveshje, secila palë kërkon të maksimizojë përfitimet dhe Serbia është në të drejtën e saj ashtu siç edhe Kosova është në të drejtën legjitime të mos lerë as një centimetër nga sovraniteti i saj.

Çështja është komplekse por duhet që palët të jenë të barabarta në marrëveshje, ndonëse Kosova është me e favorizuar. Shteti serb është kokë ulur sepse mbanë përgjegjësinë e një barrë të madhe krimesh, por jo vetëm njohja e Kosovës nga Serbia është fillimi i saj në një epoke moderne për shtetin dhe integrimin e saj ne BE. Asnjë politikan i vetëm, qoftë dhe presidenti nuk mund të bëjë më shumë apo me pak sa vullneti i shqiptarëve. Garanci e një marrëveshje të drejtë janë SHBA-të dhe shtetet më të fuqishme të botës sepse ata janë të bindur se Kosova është e lirë dhe ju përket shqiptareve. Askush nuk mund t2ë bëjë pazar me çështjen shqiptare. Serbia do ta njohë Kosovën në fund të marrëveshjes dhe kjo do jetë arritja e shekullit për paqen në Ballkan”, ka deklaruar Vata për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat