Shansi i madh i opozitës

Politika

Shansi i madh i opozitës

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 29 janar 2019 Në ora: 18:31
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Roli i opozitës në demokraci është shumë i madh, dhe i rëndësishëm. Çdo herë kur pozita përballët me vështirësi i takon opozitës të merr stafeten e dhënies se alternativave se si duhet vendi të dal nga ajo gjendje. Për më tepër opozita duhet të shfrytëzoj çdo dështim të pushtetit për të dal nga hija, tek e fundit ky edhe është qëllimi i çdo opozite, marrja e pushtetit.

Një mazhorancë e brishtë si nga numrat në kuvend ashtu edhe nga efikasiteti, me një opozitë të organizuar do të binte nga pushteti shumë shpejt. Së fundi Qeveria Haradinaj po përballët me grevat që pothuajse kanë paralizuar jetën institucionale në vend, e të cilat vetëm sa po vijnë dhe shtohen, pasi edhe sektorët e ndryshëm po paralajmërojnë futjen në greva. E gjithë kjo situatë është e nxitur nga arrogance e qeverisë, e cila pasi vetës ia rriti pagat ne 300%, la anash sektorët më jetik të vendit, arsimin dhe shëndetësinë. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe pos që arrogancës se kësaj qeveria t’i përgjigjen me greva. 

Pas këtyre veprime të kësaj qeverie irritimi  i qytetarëve ndaj koalicionit qeverisës vetëm sa po rritet, duke e nuhatur këtë gjë siç duket PDK ia ndihu erën. Andaj nuk është e rastësishme deklarata e Thaçit se “me mësimdhënësit kam pasur raporte të mira, dhe jam kuptuar shumë mirë me ta” duke ia shigjetuar fajin e përgjegjësisë kryeministrit Haradinaj. Mbase ish kreu i PDK-së ka harruar se hartimi i ligjit për pagat është bërë edhe nga njerëz të partisw së tij. Në fakt ajo që ka të drejtë morale dhe kredibilitet për të akuzuar kryeministrin dhe koalicionin qeverisës për arrogancë, dhe gjendjen e krijuar është opozita, respektivisht LDK dhe Vetëvendosja. Këto dy parti politike nuk janë futur në pazare me këtë koalicion qeverisës, duke ruajtur kështu pozicionin e tyre pavarësisht tentativave të pushtetit për t’i joshur. Në prizmin opozitar është krejtësisht i domosdoshëm unifikimi i tyre karshi keqqeverisjes aktual.

Afrimi i alternativave për dalje nga gjendja aktual është hapi i parë që populli të përqafoj opozitën e saj, respektivisht pozitën e nesërme. Derisa koalicioni PAN kishte inkuadruar në  radhët e saja sindikatat me memorandum mashtrime, opozita e sotme duhet të bëhet zëri politik i kërkesave të drejta të sindikatave, edhe duke i vizituar ato. Duhet me patjetër që opozita të shfrytëzoj rastin që i është ofruar nga qeveria aktuale, nga paaftësia e saj për të qeverisur mirë. Me thyerjet që ekzistojnë brenda saj, mjafton vetëm një “grusht” nga opozita që të “knock-out” përfundimisht kjo e keqe që e ka kapluar vendin. Në fakt ka deklarata si nga kreu i LDK-së dhe VV, që mbështesin grevat si pasojë e arrogancës së qeverisë,por duhet diçka konkrete që vendi të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Duhet protesta nga të gjitha sindikatat të mbështetura edhe nga opozita, nëse nuk bie kjo qeveri vendi mund edhe të shkoj në kolaps ekonomik dhe politikë. Me pranverën përpara që priten edhe bisedimet me Serbinë të shkojnë në fazën kulmore, duhet një qeveri e re e përgjegjshme që nuk bie në grackë të ndarjes së vendit, për më tepër nuk i rrit vetë pagat në dëm të qytetarëve të saj. Duhet një qeveri që pushtetin e shtrin tek qytetarët, duke u shërbyer atyre me duar të pastra. Ky moment historik i opozitës nuk duhet humbur, jo për opozitën, por mbi të gjitha për Kosovën dhe të ardhmen e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat