Bashkimi i Mitrovicës, gjasat janë të vogla?!

Politika

Bashkimi i Mitrovicës, gjasat janë të vogla?!

Nga: A.M. Më: 29 janar 2019 Në ora: 22:34
Mitrovica

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri është takuar me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe me nënkryetarin e kësaj komune, Faruk Mujka.

Gjatë këtij takimi, janë pajtuar që peticioni i cili u nënshkrua nga 16.594 qytetarë të Mitrovicës të procedohet sa më shpejtë nëpër komisionet parlamentare për bashkimin e këtij qyteti.

Këtë e ka bërë të ditur, Mujka përmes një postimi në Facebook, i cili ka shkruar se “gjithsesi duhet pasur të qartë se kërkesa për bashkimin e qytetit në asnjë mënyrë nuk nënkupton një lloj kompromisi me integritetin territorial të Kosovës apo çfarëdo cenimi të kufijve të Kosovës, sepse një gjë e tillë është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, vendimin e GJND-së dhe vendimin e atyre 110 shteteve që na kanë pranuar me këta kufinjë aktual, e ndër ta edhe SHBA-të”.

Image
Blerim Burjani

Por, njohësi i çështjeve juridike dhe politikë, Blerim Burjani është shprehur për “Bota sot” se nuk mund të ketë bashkim të qytetit të Mitrovicës. “Jo s`ka bashkim të Mitrovicës ka vetëm interesim për të arrit bashkimin në këto rrethana, nuk ka gjë nga kjo temë, por ka propagandë e politizim dhe eufori për taksen e vendosur, gjasat janë të vogla. VV e përkrah se din s`ka asgjë, për këtë arsye VV-ja përkrahë koncepte, madje imagjinare. Por ideja e tyre është me dal mbi partitë tjera opozitare dhe me emitue liderin opozitar”, ka potencuar Burjani për “Bota sot”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat