Analisti politik dhe profesori i shkencave të politikës, Jeton Kelmendi, ka thënë për “Bota sot” se Albin Kurti aktualisht është lideri më karizmatik, dhe më i besueshmi në zgjedhjet e fundit në Kosovë.
Ai e ka quajtur Kurtin njeriun më patriot në skenën politike.
”Liderin Kurti pa dyshim do ta quaja njeriun më patriot në skenën politike dhe njeriun më rezistent ndaj rrezikut, pasi ai është një lider i guximshëm që ju bën ballë çdo sfidë. Kurti ndoshta nuk mund të krahasohet me Presidentin Rogova, pasi ai ishte i përmasave të mëdha dhe mbështetja e tij në arenën ndërkombëtare nga SHBA-ja dhe pushtetit perëndimor ishte shumëfish më e madhe se e Kurtit. Megjithatë vlera të mëdha ka edhe Kurti, ani pse Albin Kurtit nuk është ndoshta në atë masë me Rugovën, por gjithsesi mund të themi se është lider që nuk ka asnjë prejse që e ka dëshmuar dikush për të qoftë për korrupsion apo për ndonjë pikë të keqe, pavarësisht të ligave që deshën ta njollosin”, ka thënë Kelmendi.
Sipas tij, që nga momenti kur Albin Kurti e ka bojkotuar njërin nga “UDB-ashët më të njohur në Kosovë pra Baton Haxhiun, natyrisht se mund ti kanoset edhe ndonjë rrezik”.
“Lideri më i madh, Albin Kurti, u deklaruar haptas në vazhdimësi edhe kundër ushtarëve të Baton Haxhiut- Hashim Thaçi dhe Edi Rama, ku edhe i lidhi me Serbinë. Pra UDBA-shi Baton Haxhiu, është një KUMBARË, i cili që në vitet e 90-ta ka tentuar që edhe Presidentin Rugova ta fus në këto ujëra të zeza, por pati dështuar. Kurse me këta dy lider të korruptuar në radhë të parë, dhe jo adekuatë për postet që i mbajnë si kryeministri Edi Rama, dhe presidenti Thaçi të cilët edhe janë njerëzit e Baton Haxhiut dhe të Serbisë, bën gjithçka me ta. Pra, ky veprim i Kurtit është një akt i madh sepse Albin Kurti, haptazi po e denoncon UDBASH-in Haxhiu dhe natyrisht se bashkëpunëtoret e tij mund të reagojnë në mënyra të ndryshme”, ka thënë Kelmendi.
Ai vlerëson se ideja më e mirë tani është që të krijohet një mbështetje masive dhe një bllok i pastër opozitar me mendim të ri rreth Kurtit dhe paraqitjeve tjera këtu.
“Akti më sublim tani për tani, do të ishte shkarkimi i presidentit Thaçi si pikë e parë, e pastaj dorëheqja e Ramush Haradinajt, si dhe shkuarja në zgjedhje, por jo assesi pa e shkarkuar presidentin Thaçin nga pozita, pasi Thaçi atëherë do ta keqpërdor edhe më shumë pozitën e tij, dhe do të vazhdonte tregti edhe më tutje me tokën e Kosovës. Kurse, sa i përket rrezikshmërisë Albin Kurti nuk mendoj se do të rrezikohet shumë aq sa ishte i rrezikuar dikur presidenti Rugova, për vet faktin se Kosova tani ka institucione, Shërbimin Inteligjent dhe të gjitha Institucionet tjera të sigurisë. Dhe në qoftë se deri më tani janë shtyrë dhe nuk janë bëra hetimet për krimet e pasluftës, për krimet pulitke nga maskat që lidhjen me subjektet e caktuara, tani nuk besoj se mund të ndodh një gjë e tillë. Por gjithsesi nuk do të thotë që Kurti nuk është i pa rrezikuar, por megjithatë nuk paraqet ndonjë rrezikshmëri të lartë”, ka thënë Kelmendi.
Kurti tani për tani është njeriu më i besuar tek qytetarët e Kosovës
Ai ka shtuar se, nëse Lideri Albin Kurti do të vijë në pushtet, atëherë ai do të jetë e vetmja shpresë që mund ti tërheq hajdutët e politikës.
“Nëse Kurti vjen në pushtet atëherë gjërat do të ndryshojnë, pasi Kurti tani për tani është njeriu më i besuar tek qytetarët e Kosovës, madje këtë e dëshmuan edhe sondazhet e zgjedhjeve të fundit në vend. Mekanizmat e Thaçit janë disa me shkop, e disa me karrocë, po ashtu edhe joshja pak a shumë edhe e Isa Mustafa e Ramush Haradinaj që pranuan të bëhen kryeministra kukulla, kësisoj dyshoj se do të mund ta udhëhiqnin këtë vend. Por, tani ka një vetëdijesim të Ramush Haradinaj për tu kthyer për së mbari, por se do të vazhdon në shërbim të djallit Thaçit e Veselit është çështje e tij personale e zgjedhjes së tij, ku mbetet të shihet”, ka thënë Kelmendi.