Murat Jashari pyet Fatmir Limajn: Ku ishe kur u vranë Afrim Zhitia e Fahri Fazliu? - Bota Sot
Murat Jashari pyet Fatmir Limajn: Ku ishe kur u vranë Afrim Zhitia e Fahri Fazliu?

Politika

Murat Jashari pyet Fatmir Limajn: Ku ishe kur u vranë Afrim Zhitia e Fahri Fazliu?

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 15:48
Fatmir Limaj

Na vazhdën e pyetjeve të Murat Jasharit për liderët politik në Kosovë, kësaj radhë po i publikojmë pyetjet e para drejtuar Fatmir Limajt.

Vëllai i komandant “Kumanovës” thotë se, këto pyetje – testament, që sot po ia përcjellë z. Fatmir Limaj, paralajmëron opinionin publik, se me pyetje të kësaj natyre – në ditët në vijim, do të përballen edhe: Ali Ahmeti, Azem Syla, Adem Grabovci, Emrush Xhemaili, Gafur Elshani, Ibrahim Kelmendi, Jakup Krasniqi, Fazli Veliu, Ramush Haradinaj...

Murat Jashari:

Z. Limaj, unë zbatoj urdhrat e komandantit tim!

Me rastin e 100 vjetorit të Shtetit shqiptar dhe Flamurit tonë Kombëtar:

* Familjeve të dëshmorëve,

* Invalidëve me familje, të tri luftërave të fundit çlirimtare,

* Veteranëve me familje, të tri luftërave çlirimtare,

* Gjithë shqiptarëve, me gjene e gjak shqiptari,

* Shqiptarëve në Mërgatë, me gjak e gjene shqiptari,

* Shqiptarëve të shpërngulur me dhunë nga sllavët e grekët dhe të vendosur anekënd botës,

* Shqiptarëve ortodoks, që po e ndien veten çdo ditë e më tepër se janë shqiptar,

* Rinisë së artë, që është ma e mira në botë. Si popull që na ka zbardhur fytyrën para të tjerëve!

Me këtë rast, u bëjë me dije gjithë vëllezërve shqiptarë, kudo që ndodhen se, në vitin 2000, në një intervistë që z. Fatmir Limaj ka dhënë në televizionin e vetëm të asaj periudhe, RTK, (për fat të keq, nuk më kujtohet saktësisht muaji dhe data e saktë, por ajo intervistë kam bindjen se mund të gjendët në arkivin televizionit), midis të tjerave pat thënë:

"Ne e kemi pas krijuar partinë tonë para më shumë se 12-13 vjetësh, e cila më pas u emërtua Drejtoria Politike e UÇK-së dhe aktualisht është udhëheqja aktuale e PDK".

Bazuar në këtë deklaratë të z. Fatmir Limaj, unë, Murat Jashari nga Orizare e Kumanovës (Vëllai i Ismet Jasharit – Komandant Kumanova) publikisht dua t’i parashtroj disa pyetje që kanë të bëjnë me “partinë e tij të krijuar para 12 – 13 vjetësh” (1988 – 90) dhe shumë çështje të tjera që lidhen me përgatitjet për luftën tonë çlirimtare.

Z. Fatmir Limaj,

Pasi që vëllai i dy vëllezërve të tjerë (i imi dhe i Xhemalit) Ismet Jashari ka qenë bashkëluftëtari ytë, e që e kishit pagëzuar Komandant Kumanova, ku bashkëluftëtarët e tij dhe popullata na kanë treguar se me nderë e respekt kishte mbajtur atë emër emblematik, me pëlqimin e vëllait të madh Xhemali, (se baba na ka vdekur kaherë – ramët pastë), deri më sot kam respektuar traditën familjare e kombëtare, ndërsa me këtë rast në emër të të gjithë veteranëve dhe veprimtarëve të LPK-së, në mërgatë e hapësirën shqiptare, po t’i parashtrojë një sërë pyetjesh të shkurtra, të thata e të njoma. Të gjitha me ngjyrën e gjakut tonë!

Fillojmë z. Limaj

1. Cili është vendi ku u organizua tubimi për themelimin e partisë suaj dhe emërtimi i tij (fshati, mahalla apo qyteti, lagjja apo bjeshka. etj)?

2. Si quhet pronari i vendit ku ju u tubuat?

3. Nga ju erdhi ideja për të formuar këtë parti?

4. Na thuani emrat e gjithë të tubuarve ose të atyre që ju mbani mend?

5. Sa delegatë patë në atë „kuvend“ themelues të partisë?

6. A folshin të gjithë delegatët shqip, pra a e kishin gjuhë amtare – shqipen?

7. Cili ishte mbajtësi i protokollit?

8. Sa delegatë kombëtar (Kosvarë) ishin në Kuvend?

9. Prej trojeve shqiptare, kishte delegatë në kuvend – që gjuhë amtare kishin shqipen?

10. Patët të ftuar mysafir kombëtar, të vllaznim-bashkimit e ndërkombëtarë në atë kuvend?

11. Prej sa Republikave të Jugosllavisë kishit mysafirë aty?

12. Prej cilave Republika?

13. Cilët ishin organet e partisë?

14. Kë e zgjodhët kryetar?

15. Sa veta pati kundër për zgjedhjen e kryetarit?

16. Kishte Partia Statut e Program?

17. Cili ishte motivi dhe objektivi i partisë?

18. Sa herë kini bërë mbledhje pas themelimit të partisë?

19. A keni zhvilluar Mbledhje të Përgjithshme apo Kongres të partisë dhe ku e kur i keni mbajt ato?

20. A keni pasur anëtarësi të obliguar ndaj aderimit në parti?

21. Sa anëtarë në vite keni rekrutuar?

22. Kur e formuat partinë, kush ua ndante detyrat?

23. Sa vetë kanë qenë që pranuan informatat e juaja?

24. Pranuesit e informatave a folshin gjuhën shqipe?

25. Gra a meshkuj ishin ata/ato?

26. Sa gra?

27. Sa meshkuj?

28. Për informatat e dhëna, me çka ju shpërblejshin?

29. Keni kryer shkollën e mesme?

30. Keni bashkëpunuar me Shërbimet Informative të shteteve të botës?

31. Të Evropës?

32. Po me të shteteve sllave?

33. Me cilat?

34. Çfarë nxënësi keni qenë?

35. Më 1981 ka pasur demonstrata gjithëpopullore, a dinit për to?

36. Si i ndjenit ata demonstrata?

37. A ishit pjesëmarrës, edhe se keni qenë shumë i Ri?

38. Po vëzhgues?

39. Keni pasur të familjes e farefisit në ato demonstrata?

40. Kanë qenë të burgosur apo të vrarë ndonjëri?

41. Kush ishte i burgosur?

42. Kush i vrarë?

43. Në demonstratat gjithëpopullore të viteve 1988-89, a ishte partia e juaj pjesëmarrëse?

44. Vëzhgues për të mbledhur informata?

45. Më 2 Nëntor 1989 kur u vranë Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, ku ishe?

46. Kush ta dha lajmin për vrasjen e tyre?

47. A e ke ditur se Afrim Zhitia e Fahri Fazliu ishin Drejtuesit Politik të LPRK-së?

48. A i ke njohur këta dy burra të mëdhenj?

49. A ja ke njohur shpirtin këtyre dy viganëve?

50. Në kohën e grevës së minatorëve – shkurt 1989, me atë parti ku ishit?

Vazhdon...

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...