Kelmendi: Dokumentari për Bllacën me skenar të Thaçit e Veselit - Bota Sot
Kelmendi: Dokumentari për Bllacën me skenar të Thaçit e Veselit

Politika

Kelmendi: Dokumentari për Bllacën me skenar të Thaçit e Veselit

Nga: N.H Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 16:16
Hashim Thaçi, Nazim Bllaca dhe Kadri Veseli. (Foto ilustrim nga "Bota sot")

Analisti politik dhe profesori i shkencave të politikës, Jeton Kelmendi, ka thënë për “Bota sot” se dokumentari për Nazim Bllacën, i vetë-shpallur agjent i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK) ka shumë prapavija.

Ai ngrit dilemat se si ka arritur që televizioni publik të kap tani gjithë atë dëshmi, dhe ketë nuk e bëri në kohën e duhur.

“Dokumentari për bashkëpunëtorin e UDB-së dhe pastaj të BIA-s serbe tanimë figurën e njohur Nazim Bllaca mendoj se ka shumë prapavija. Në radhë të parë nëse e shikojmë në aspektin profesional, si arriti që televizioni publik ta kap tani gjithë atë dëshmi, dhe nuk e kapi në kohën të themi kushtimisht kur u dënuan viktimat e Bllacës, të cilët janë dënuar me mbi 100 vite, pra pse nuk është zbuluar me herët”, ka thënë Kelmendi.

Kelmendi pyet se si një organizatë inteligjente, siç ishte SHIK-u, edhe pse ishte ilegale kishte pasur mundësi që ta lejojë një agjent serb të futet si pjesëtar i UÇK-së.

“Për mua hapi dy dilema. Në radhë të parë Bllaca ka qenë pjesë e një organizate në ilegale të quajtur SHIK dhe për mua hap dilemën se SHIK-u ka pasur bashkëpunim me shërbimin sekret serb dhe këto informata mund të jenë këmbyer me njëra-tjetrën. Nga ana tjetër, koha e zgjedhur dëshmon se sa të brishta i kemi ne institucionet. Një organizatë inteligjente, siç ishte SHIK-u, edhe pse ishte ilegale ka pasur mundësi që ta lejojë një agjent serb të futet si pjesëtar i UÇK-së, kjo tregon se sa të paorganizuar kemi qenë dhe me një përgatitje të dobët profesionale”, ka thënë ai.

Image
Jeton Kelmendi

Sipas Kelmendit, dokumentari i transmetuar në televizionin publik ka ndodhur me qëllime të caktuara të kokave të larta të politikës, gjegjësisht me porosi të presidentit Thaçi dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Krejt në fund, profesori i shkencave të politikës thekson se kjo çështje është një zinxhir i lidhur, me dyshimin më të madh se gjithçka është një skenar për të vazhduar shitjen e Kosovës në Serbi.

“Nga ana tjetër dua të them se ka ndodhur me qëllime të caktuara, sidomos të kokave të larta të politikës, gjegjësisht themi troç me porosi të presidentit Thaçi dhe Kadri Veselit, edhe pse duket se i kanë të prishura marrëdhëniet që mund t’i kenë pasur të mira me zyrtarët e BIA-s dhe në Beograd, sigurisht këtu mund t’i prishen raportet mes Thaçit dhe Serbisë për ta ndarë Kosovën dhe opinion të fokusohet me një temë tjetër, ndoshta edhe mund të shkohet në zgjedhje që do të ishte tragjike për Kosovën sepse presidenti do të vazhdojë pazarin  e tij me tokat e Kosovës, prandaj të gjitha këto janë skenarë të rrezikshme kur në një kohë kur faktori politik ndërkombëtar, ku në BE në njërën anë ka zgjedhje, ndërsa në Amerikë po shihet një destabilizim i paskrupullt në presidencën e Trumpit dhe tragjedia që i ndodhë ndaj Kosovës sepse aleati tradicional i Serbisë, pra Rusia është shumë stabile, vërehet se agjentët rus janë duke punuar shumë edhe në Bruksel”.

“Prandaj, ka një zinxhir të lidhur, e këtu dyshimin më të madh e kam unë se gjithçka është një skenar për të vazhduar shitjen e Kosovës në Serbi, pra Thaçi dhe Serbia janë ato që do të përfitojnë, dhe viktima më e madhe është Kosova, sepse druaj se mund ta humbas një pjesë të madhe të tokës”, ka përfunduar analisti politik, Jeton Kelmendi, për gazetën “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...