Flet Avdullah Hoti: Vetëm zgjedhjet prodhojnë qeveri legjitime, ndryshe thellohet kriza

Politika

Flet Avdullah Hoti: Vetëm zgjedhjet prodhojnë qeveri legjitime, ndryshe thellohet kriza

Nga: N.H Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 12:27
Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, për gazetën “Bota sot”, ka thënë se ky koalicion është i dëmshëm për vendin, andaj, sipas tij, vetëm zgjedhjet e parakohshme do të prodhonin një qeveri legjitime.

 “Vendi gjendet në një situatë kaotike. E gjitha kjo për pasojë të një koalicioni jo parimor dhe pa vizion për ta udhëhequr vendin. Ka plot situata që dëshmojnë se ky koalicion është i dëmshëm për vendin, andaj vetëm zgjedhjet e reja do të prodhonin një qeveri legjitime, të aftë për të udhëhequr vendin drejt proceseve euro-integruese”, ka thënë Hoti.

Tutje, shefi i GP të LDK-së ka nënvizuar se nuk ka zgjidhje tjetër përpos zgjedhjeve të parakohshme.

“Nuk ka zgjidhje tjetër. Ndryshe do të thellohet kriza”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat