Ramushi vonë e kuptoi se PDK është “qenef”

Politika

Ramushi vonë e kuptoi se PDK është “qenef”

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 20 shkurt 2019 Në ora: 07:45
Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Ndasitë e shfaqura ne Seancën solemne me rastin e 11 vjetorit të pavarësisë, janë vetëm maja e ajsbergu në divergjencat në mes të partnerëve të koalicionit qeverisës. Kjo ngjanë ne skenarin tashmë të njohur të PDK-së që i përdor të tjerët si karrem për të arritur qëllimet e saja, qëllime që nuk i shërbejnë vendit. Duke qenë parti kryesisht e kriminalizuar me struktura të nëntokës, kjo parti përdor në zgjedhje çdo metodë për të arritur tek vota. E pastaj votën e përdor si mburojë për të joshur të tjerët me poste të larta shtetërore. I fundit që ra në këtë grackë, është kryeministri aktual që nga dëshira e madhe për tu bërë kryeministër pranoi të jetë në koalicion me djallin. Nëse Ramushi ka menduar se Kadriu ndryshon nga Hashimi për nga dinakëria, ka gabuar qysh ne start duke mos pasur nevojë të vjen puna tek “ qenefi”. Nëse me këtë termë simbulizojmë diaren, fatkeqësisht jo vetëm PDK është e tillë, pasi as njerëzit e partisë së kryeministrit nuk janë më të ndershëm, e as më pak engjëll. Reagimi i kryeministrit ishte mjaft i ashpër pas seancës solemne, përderisa Kadri “ znaçka” me të drejtë edhe u quajt “ qenef”.

Kadriu është vetëm njeri ndër “qenefet“ e shumtë të PDK-së, e cila parti qysh nga fillimi i saj ka mbijetuar përmes krizave, shantazheve dhe kërcënimeve ndaj të tjerëve. Tani që Ramushi e kuptoi se po ia punojnë pas shpine, s’kishte si të reagonte ndryshe, andaj reagimi i tij ishte krejtësisht i kuptueshëm. Besoj se tani më shumë se kurrë kryeministri e kupton se me çfarë “ qenefa’ kishte të bente LDK derisa ishte në koalicion me ta, këtë gjë e konfirmoi edhe Albin Kurti. Ky i fundit ndryshoi pikëpamjen për Isën dhe rolin e LDK-së në qeverisjen e parafundit, por Ramushit iu desh që të “digjet” për të kuptuar një gjë të tillë. Ishte vet PDK ajo që trimëroi Ramushin për të vënë taksën kundër produkteve serbe dhe boshnjake, para politikë siç janë mësuar të bëjnë e pastaj të vë në lojë rivalin politik brenda qeverisë. Kështu kjo parti ka vepruar çdo herë andaj s`ka si të mbetet i habitur as Ramushi, në fakt do ishte për t’u habitur nëse PDK vepron me ndershmëri dhe nuk bën kurthe kundër të tjerëve.

Qëllimi kryesor i PDK-së është që të merr në koalicion LDK, e cila njihet për lidhjet special dhe debulesën që ka ndaj SHBA. Kjo do i shërbente shumë Hashimit, që për marrëveshjet e rëna dakord me Vuçiqin t’ia lë LDK si “patate e nxehtë”. Por duke parë refuzimin e kësaj partie, PDK po heziton që të iniciojë shkarkimin e z. Haradinaj, ndryshe do e bënte në mundësinë e parë. Edhe ata pak njerëz që besonin në moralin politike të PDK-së, janë plotësisht të bindur se kjo parti s`ka fare as moral dhe ndershmëri,andaj si mundësi mbetet izolimi i kësaj të keqe. Në demokraci izolimi, lënia në vetmi e të keqes e pamundësonte dëmin që mund të shkaktojë. Në këtë logjikë, të gjithë partitë politike në vend, kanë të drejtën e Zotit për t’i vënë vija të kuqe kësaj partie, derisa nuk reformohet.

Koha e ka dëshmuar se kushdo që ka qenë me këtë parti e ka pësuar, andaj s`ka se si t’i besohet edhe më tutje kësaj partie, e cila nuk njeh moral  në politikë. Vendi pritet të shkoj në zgjedhje, nëse nuk hiqet taksa, me PDK-në që mezi pret të merr “bajrakun” e miqësisë me SHBA. Ndonëse edhe SHBA e di shumë mirë se ishin pikërisht këta që bën çmos që të zhbëhet Gjykata Speciale, dhe veprime të tjera kundër Amerikës. Një parti apo individ që vjedh vendin e tij, nuk i duhet as SHBA dhe as familjes. Politika në përgjithësi është shndërruar në “ qenef”  në veçanti me PDK që është “qenefi më i madh”. Vetëm pa PDK në pushtet, vendi mund të ec tutje, ndryshe vendi rrezikon të kthehet në pikën zero, dhe gjithë mundi që është bërë të shkojë kot. Kjo parti deri sot iu bëri gropën të gjithëve, por në fund do të bie edhe vet në gropën nga e cila vështirë se mund të dal më.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat