Isufi: Taksa ndaj Serbisë vazhdon, zgjedhjet nuk janë zgjidhje

Politika

Isufi: Taksa ndaj Serbisë vazhdon, zgjedhjet nuk janë zgjidhje

Nga: D. B Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 08:34
Ahmet Isufi

Deputeti i AAK-së, Ahmet Isufi ka thënë për “Bota sot”, se koalicioni qeveritar është duke funksionuar, madje edhe përkundër dallimeve rreth taksës.

Ai konsideron se duhet të vazhdohet edhe më tej të mbahet taksa meqë Serbia nuk po ndalet me veprimet e saj anti Kosovë, si brenda duke manipuluar me pakicën serbe po ashtu edhe në diplomaci.

“Zgjedhjet nuk janë zgjidhje përkundrazi, do të prolongohen proceset dhe aktualisht nuk ka ndonjë sinjal për të pasur zgjedhje sepse as opozita nuk është e gatshme përkundër deklaratave publike”, ka thënë deputeti Isufi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat