“Të shantazhuarit e Thaçit dhe klanit të tij, pjesë e ekipit të dialogut”

Politika

“Të shantazhuarit e Thaçit dhe klanit të tij, pjesë e ekipit të dialogut”

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 26 shkurt 2019 Në ora: 22:55
Ekipi Negociator në Bruksel

“Shkurt platforma e 2019 është e barabartë me platformën e 2011, Kosova vetëm do të humb nuk do të fitojë asgjë. Që nga mbarimi i luftës në Kosovë, ne jemi sjellë me Serbinë thuajse jemi fajtor, pra politikë e gabuar dhe kjo po na hakmerret tani, institucionet tona po punojnë pa strategji që 20 vite. Duhet ta theksoj edhe njëherë se fajtor kryesor i kësaj politike është Hashim Thaçi”, ka deklaruar Drita Miallku për “Bota sot”.

Opozita ka qenë kundër Ekipit Negociator për dialogun me Serbinë, e madje ka kundërshtuar dhe Platformën e këtij Ekipi.

Të hënën në Komisionin për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike nuk kaloi Platforma për dialogun me Serbinë, ndërsa projektligji për detyrat, përgjegjësit dhe kompetencat e delegacionit shtetëror në procesin e dialogut me shtetin fqinj kaloi në lexim të dytë në seancën e radhës.

Deputetët e opozitës e kritikuan Platformën, duke thënë se ai dokument nuk e ruan shtetësinë dhe sovranitetin e Kosovës karshi dialogut me Serbinë.

Kryetarja e komisionit, Vjosa Osmani tha se Platforma ka probleme të mëdha pasi nuk e mbron pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës dhe sipas saj, pa kaluar ligji për dialogun, çdo dokument është i pavlefshëm.

Ndërsa, sipas deputetit të VV-së, Glauk Konjufca, në këtë platformë qeveria nuk pozicionohet qartë karshi pozicioneve që i ka presidenti në këtë platformë.

“Duhet të ketë vetëm një platformë. Ajo është se qysh me ndalë presidentin Hashim Thaçi t’i ndalojë qëllimet e tij për ndarje të Kosovës”, tha ai.

Millaku: Platforma e 2019 është e barabartë me platformën e 2011

Lidhur me Platformën, kundërshtimin dhe vlefshmërinë e saj, derisa dialogu do të udhëhiqet nga presidenti, deputetja nga radhët e VV-së, Drita Millaku, ka thënë për gazetën “Bota sot” se platforma nuk përkrahet për shumë arsye, e që e para është kundërshtimi me Kushtetutën dhe vet procesin e dialogut dhe se duhet bërë një analiztë dialogut të deritanishëm. (Shkrimin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në gazetën kombëtare "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat